RUBRIQUES
MERE DE L’UNIVERS !
Mère de l'univers !
Ton vent natal d’Albanie
Voyage désormais dans la lumière
A la croisée de nos solitudes.
Ton vent vertical de béatitude
Souffle sur la plaine
A l'effigie de nos ivresses muettes,
Et ton rire chuchoté
Qui transporte les montagnes
De nos libertés confisquées
Par des cris sataniques,
Nés sur le socle affolé
De nos multiples intolérances !

Ismail
Kadaré Colloque International
POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATURE
Un essai - document écrit par Vasil Qesari qui
raconte l'Albanie totalitaire
( PDF en langue albanaise )
( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste.
Klikoni për ta lexuar )
44 JOUR TELEBLEU
Ce livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000 et présenté au Salon International du Livre
à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme
idéologique et le dogmatisme stalinien ( Le livre est en format PDF en langue albanaise ).
QEPARO
Qeparo est le plus beau village de la riviera
albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la
mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur des montagnes ..
.
VLORA
Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de
novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de
l'Adriatique...( Clic sur image ! )
LA RIVIERA
La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de
la côte, aux confins avec la Grèce ...
|
PATRIARKU I KENGES ITALIANE
- Historia e orendreqesit milanez i
cili me pas u be kengetari mitik i Italise -
Nga Vasil QESARI
… Kisha zene vend ne nje tavoline, aty ne sallen e madhe te godines se fakultetit Histori - Filologji, pikerisht ne ate qe ndodhet mbi hollin e
katit te pare e, ku shpesh zhvilloheshin leksione te perbashketa edhe me kurse te tjere. Nuk mbaj mend se ç'lende jepesh aty, ne ate salle te mbushur plot e perplot me studente, ndofta "Historia
e PPSH"-se por, me kujtohet si tani qe isha strukur i vetmuar aty nga fundi, ne krahun e majte te saj e po veshtroja i perhumbur jashte dritares. Isha e njekohesisht s'isha aty. Aty, ne ate salle
prej se ciles do te me mbeteshin mjaft kujtime te mira e te liga si, bie fjala: Nje mbledhje e zgjeruar ku do te kritikohej rende prof. Skender Luarasi. Me pas, nje tjeter ku do "demaskohej"
shoku yne i kursit te letersise, kosovari Nezir Visha i cili akuzohej si "armik i socializmit e pushtetit popullor" ne Shqiperi e, me tej çastet e provimit te "tmerrshem" te "Sintakses" me
prof. Mahir Domin e, pastaj, kujtime me te bukurat: puthjet e fshehta me Linden - te dashurin time e leksionet e "Letersise Moderne", te cilat na jepte Ismail Kadare.
Pra, isha strukur i vetmuar ne nje nga bankat e fundit dhe, siç thashe edhe me siper, po veshtroja jashte, nje dite dimri te ngrysur tiranase me shi
te imte e te merzitshem. Pastaj, nuk di se qysh i shkeputa syte dhe i ula mbi banke, aty ku kish lloj - lloj mbishkrimesh, zhgaravinash e gervishjes te bera me laps, pene, stilolaps e mjete
gervishese, maja gozhde e thike. Ato ishin "hedhur" njera mbi tjetren e mezi lexoheshin. Per t'u zbavitur me ate "rebus" qe kisha para si dhe per t'u shkeputur nga zeri monton i
profesorit, ju kushtova asaj loje e nisa te "dekriptoja" fjale te tilla si: Parti- Enver, 20 shkurt - ditelindja, Te dua, M = D - sempre dhe per jete !, Gomar, mos shkruaj mbi banke! e, pak
me tutje: Celentano - Il tuo baccio e come un rock… Ishte per here te pare qe, ne nje banke universiteti, po lexoja emrin e Celentanos si edhe titullin e panjohur te nje prej kengeve te
tij...
Padyshim, kengetari italian Adriano Celentano, aso kohe ishte i degjuar dhe i "njohur" per shume nga ne. Natyrisht, jo per te gjithe
studentet, por per nje pjese te kufizuar te tyre. Kryesisht per tiranasit e ata qe vinin nga qytete te medha si Shkodra, Durresi, Vlora etj. Kjo kish arsyet e veta sepse, se pari, jo te gjithe i
ndiqnin emisonet e radios italiane e se dyti nga qe degjimi i kengeve te huaja, konderohej jo vetem tabu, por edhe shkelje e moralit, edukates e tradites politike famijare e cila, bashke me
regjimin te qendronte si shpate mbi krye e te mesonte, me ngulm e per dite se, kenget tona ishin me te mirat ne bote e se, çdo gje qe vinte nga jashte ishte e teper e rrezikeshme e duhej flakur
tutje pa hezitim. Celentano, bie fjala, ishte idhulli i shokun tim te ngushte te gjimnazit Llazar Basko e, ate e adhuroja edhe une, megjithse ato vite qeshe me teper i "lidhur" me zerin
e kenget e disa autoreve te tjere, te cilet ndofta shkonin me mire me natyren time melankolike. Sepse, Celentano "susta", ( il molleggiato " – siç e quanin italianet nga qe, kur kendonte ne skene
e perdridhte trupin si nje suste ), per mua qe disi i "harbuar" e rritmi i kenges dhe kercimit te tij, sikur m'a prishte harmonine e melodive te qeta e romantike italiane…
... Shume e shume vite me pas, do te "takohesha" perseri me Celentanon. Kesaj here, ne tjeter kohe. Ne te tjera rrethana e ne tjeter sfond ngjarjesh.
Sa kisha krijuar televizionin lokal "Teleblu" ne Vlore dhe ishim duke bere provat e para te shperndarjes se sinjalit, i cili shoqerohej vetem me nje sigel dhe muzike ne sfond. Tekniket italiane,
po benin instalimet e fundit dhe pasi gjitheçka pat mbaruar, kerkuan te kalonin ne eter nje imazh çfardo pra, nje kasete me filmime te ndryshme, per shembell: nje film, nje koncert a nje pjese
teatri. E, une as sot s'e di se si, pse e qysh, m'u gjend me vehte nje kasete VHS me regjistrimin e koncertit te fundit te Celantanos ( Concerto Live – Forum di Assago ). E vendosem ate
ne magnetoskop dhe ne monitoret e regjise, u shfaq imazhi dhe zeri madheshtor i Adrianos. Trupin m'a pershkruan morrnica. Po plotesoja keshtu, nje enderr timen te pa imagjinuar kurre.
Ne eter, pa frike e lirisht, po shperndanim kenget e nje kengetari te madh italian ...
BIOGRAFIA
...Te flasesh per Adriano Celentanon, nje prej miteve me te shquara te kenges italiane eshte mjaft e veshire, nder te tjera edhe per
shkak te kundershtive te ndryshme qe egzistojne rreth personalitetit te tij. Por, se pari, le te njihemi me biografine e
tij. A.Celentano ka lindur me 1938 ne Milano, ne te famshmen Via Gluck, numer 14. Prinderit e tij ishin puljeze ( nga Puglia ) transferuar ne veri te vendit per motive
punesimi e, ishte ne ate qytet qe ai kaloi adoloshencen e pastaj, pasi braktisi shkollen, punoi ne profesione nga me te ndryshmet. Nder ato, ai i fundit dhe siç thuhet edhe me
i preferuari, ishte ai i orendreqesit te cilin ai e ushtroi me perkushtim, gjersa ndodhi ajo ngjarje e cila do t'i ndryshonte atij krejt jeten. Kembengules, i talentuar dhe i pasionuar pas kenges, emri i tij u degjua per here te pare ne fund te viteve '50, pikerisht me 18 maj 1957. Atehere, ishin vitet kur
mbare te rinjte italiane ishin "infektuar" keqaz nga epidemia e rock - ut, nga ai vallzim amerikan i cili per Italine ishte nje fenomen i ri, nderkohe qe ne Amerike kish tridhjete vjet
qe luhej. Ne "Palazzo del Ghiaccio" zhvillohej festivali i pare italian i "rock and roll" - it dhe, djaloshi Celentano i cili gjer atehere kish kenduar vetem neper lokale
nate u paraqit para 10 mije shikuesve, me kengen "Ciao ti dirò". I veshur me nje bluze te kuqe e pantallona blue-jeans, ai shoqerohej nga kompleksi "Rocky Boys" i cili perbehej nga
Enzo Jannacci, Giorgio Gaber e Luigi Tenco e qe imitonte Elvis Presley e levizjet frenetike te kengetarit amerikan, Jerry Lewis. Ishte pra aty, ne ate festival qe kenga
e Adrianos u shpall fituese dhe u cilesua si nje triumf i vertete ! Rruga e tij drejt karieres, tashme ishte e hapur ...
Pas kesaj fitoreje, emri i tij nisi te degjohej gjithmone e me teper ne Itali. Nje vit me pas, me 1958, Adriano Celentano luan rolin e
tij pare ne nje film te titulluar "I frenetici" e, me 1959 ne Ankona, ne nje konkurs kombetar fiton vendin e pare me "Il tuo bacio è come un rock" e cila, pastaj, behet nje sukses
i bujshem dhe kalon shume shpejt ne krye te klasifikimit te shitjes se disqeve. Po ate vit, ai luan ne nje film tjeter dhe
pikerisht ne "I ragazzi del Juke-Box". Nderkohe, viti 1960 shenon edhe nje kulm tjeter per te. Luan ne filmin "La dolce vita" te Felinit si edhe ne disa te tjere, nder te cilet veçojme,
"Urlatori alla sbarra" me Mina dhe Joe Sentieri. Me 1961, nderkohe qe ishte duke kryer sherbimin ushtarak, Celentano kerkon te marre pjese ne Festivalin e Sanremos. E pamundur, pergjigjen
eproret. Autori i kenges Piero Vivarelli, i shkruan leter Giulio Andreotti, ministrit te mbrojtjes se asaj kohe, i cili jep "viston". Adriano paraqitet keshtu per here te pare ne kete festival aq
te dashur per italianet. Kenga e tij titullohej: "24.000 baci". Skena hapet dhe Celentano paraqitet para spektatoreve, jo
si gjithe te tjeret, por mbrapsh, me kurriz. Nje gjest i papare, provokator, ofendues dhe i paparishikuar per organizatoret, jurine e publikun. Megjithate, si per çudi, kenga ze vendin e
dyte dhe ishte nje triumf e, shume shpejt ne treg, prej sa u shiten mbi nje milion disqe 45 xhiro.
Pas kesaj, suksesi i tij s'njeh me ndalese. Me 1962, i frymezuar nga
shembelli i Frank Sinatres, ai themelon te njohurin grup diskografik "Clan", ne te cilin bashkon miq e te aferm: kompozitore, kengetare, autore tekstesh ( Miki del Prete, Luciano Bereta, Don
Backy, Ricky Gianco, Detto Mariano etj. ) e, mes tyre edhe te fejuaren e tij, Milena Cantù e quajtura "la ragazza del Clan". Celentano nis keshtu te mendoje per mjaft projekte
e ide, nderkohe qe nga kritika cilesohet si nje nga zerat me premtues te kenges se lehte per kohen. Filmat, disqet, kenget, radioja, televizioni dhe turnete, e bejne ate nje artist
gjithmone e me popullor. Fiton ne "Cantagiro" me "Stai lontana da mè" e, me pas me "Ora sei rimasta sola" ( te dy kenget, te shkruara nga Ricky Gianco ). Por, diçka jo e "kendeshme"
ndodh me 1963. Ai ndahet nga e fejuara Milena Cantù e, ne naten e 14 korrikut 1963 ne menyre krejt sekrete, martohet me aktoren Claudia Mori, pikerisht ne kishen e San Francescos, ne
Grosseto. Gjashte muaj me pas, çifti lind vajzen e tij te pare, Rositen.
... Viti 1965 shenon per Adriano Celentanon nje periudhe te veshtire mistike. Ne gazeta shkruhet se Celentano e "Clan" - i i tij, mblidhen mbremjeve e lexojne Biblen duke komentuar vargjet e saj.
Nderkohe, ca nga kenget e tij te fundit, per te cilat thuhej se kishin brenda tyre fryme fetare ( "E voi ballate", "Preghero" ), jane te merziteshme e nuk ecin ne unison me suksesin e madh te kengeve te epokes ku prijne grupe te tille mitike si Beatles,
Rolling Stones ( per te cilet, per paradoks a mendjelehtesi, Celantano deklaron se nuk i pelqejne fare e tenton t'i vere ne loje me kengen "Tre passi avanti" ).
Si te mos mjaftonte me kaq, ne kete periudhe, filmi i xhiruar prej tij 'Super rapina a Milano', del nje ... "fiasko" e vertete. Edhe ne "Clan" punet nuk shkojne mire. Nisin ferkimet,
kundershtimet, fjalet, grindjet. Kompleksi "Ribelli" largohet. Pas tij i zemruar keq edhe Don Backy. Por, Celentano eshte i zgjuar dhe ne fund, vendos te nderoje "kartat", pikerisht ne
fushen e kenges, aty ku ndihet edhe me i forte. Me se fundi, ai vendos te ndertoje nje stil te ri, te frymezuar nga fenomeni me i madh i asaj kohe: pikerisht ne "folk-rock", nje gjini te cilen
djaloshi Bob Dylan, me kitare ne dore, e perdor per te folur mbi Ameriken dhe problemet e saj sociale. Pra, Celentano vendos te ndjeke shembellin e tij duke perzier aspekte te biografise se
vet teper te thjeshte, perzier me shqetesimin mbi urbanizmin e eger dhe "progresin", te cilet bejne perpara duke shkaterruar gjitheçka, jo vetem barin e livadhet, por edhe menyren
e te jetuarit ...
1966.Celentano paraqitet perseri ne skenen e Sanremos si nje "imperator" shoqeruar nga 50 vete, pjestare te kompleksit muzikor "Ribelli". Por, kenga
dhe spektakli qe e shoqerojne ate s'pelqehet; ajo eshte diçka krejt e re dhe e papranueshme per Sanremon. Kenga e tij, 'Il ragazzo della via Gluck", eliminohet ne menyre te bujeshme e
te papritur qysh ne mbremjen e pare te festivalit. "Clan" - i shokohet e Celentano jep majtas e djathtas nje buzeqeshje fallco, thjesht per te mos t'a dhene vehten. Ne gjendje te
tille eshte edhe opinioni publik i cili priste qe ajo te vleresohej ne vendet e para... Por, gjerat shume shpejt ndryshoje dhe, ku ?... Pikerisht ne "Hit
Parade". Aty, kenga njeh nje triumf te vertete dhe shpejt prej saj shiten gjer ne nje milion disqe. E, jo vetem kaq por ajo, perkthehet e kendohet edhe ne 18 gjuhe te tjera. Me 1967,
çifti Adriano e Claudia marrin pjese ne "Cantagiro" me kengen "Siamo la coppia più bella del mondo". Ndersa me 1968 vazhdojne dy suksese te tjera te medha: kenga "Azzurro", shkruar nga
djaloshi i panjohur Paolo Conte ( e qe eshte cilesuar si nje nga kenget me te bukura te viteve '60 ) e me pas "Chi non lavora, non fa l'amore" interpretuar me te shoqen Claudia Mori,
kenge qe shkaktoi nje varg polemikash per shkak te tekstit te saj, i cili nuk pershtatej me kontekstin kohor kur levizja punetore ne vend ishte çeshtje e
dites...
( 14 korrik 1964: Adriano dhe Claudia Mori martohen naten, ne sekretin me te madh )
1970 - 1973. Adriano realizon filmin "Serafino". Kritika e vlereson dhe e ngre lart interpretimin e tij. Gjate asaj periudhe, ai eshte
me aktiv se kurre. Punon paralelisht ne shume drejtime. Kendon, merr pjese ne emisone televizive, luan dhe realizon filma. Ne çift me gruan, Caudia Mori, fiton Festivalin e Sanremos me
kengen "Chi non lavora non fa l'amore" nderkohe qe me 1974 realizon filmin "Yuppi Du", i cili gezon nje sukes te madh e ku ai eshte njekohesisht edhe aktor, regjisor e produktor e qe kritika
e cileson si filmin e tij me te mire. Prodhimi i tij diskografik nuk njeh nderprerje. Gjate viteve '70 - 2000, ai shkruan e interpreton kenge te natyres "predikuese" si: "L'ultimo degli uccelli",
"L'albero di trenta piani", "Svalutation" dhe kenge nostalgjike si "Soli", "Il tempo se ne va", per te rradhitur me tej edhe kenge me motive te "lira" si: "Sotto le lenzuola",
"Bellissima", "Susanna", etj.
Njeri pas tjetrit dalin edhe albumet e tij si "La pubblica ottusità" (1989), "Il re degli ignoranti" (1991) dhe "Quel punto" (1994)
nderkohe qe ne tregun diskografik, vazhdojne te zene nje hapsire te konsiderueshme disqet e gjithe "katalogut" te tij krijues si edhe antologji te ndryshme me kenge te perzgjedhura. Me 1999,
Adriano publikon nje tjeter CD te titulluar "Io non so parlar d'amore", ne bashkepunim me Mogol qe shkruan tekstet e Gianni Bella muziken. Ne vitin 2000 ai realizon ne bashkepunim
me RAI ( televizionin publik italian ) programin "Francamente me ne infischio", ku fton dhe shume artiste te shquar italiane e te huaj e, ku tema kryesore qe trajtohej ishte ajo sociale. Ne
nentorin te te njejtit vit, Celentano publikon nje tjeter album, po perseri ne bashkepunim me Mogol e Gianni Bella te titulluar "Esco di rado ( e parlo ancora meno )" nderkohe qe tre vjet me
pas, del CD "Per sempre". Krijimi i fundit i Adrianos eshte albumi "C'è sempre un motivo" (2004) i cili permban edhe nje pjese te panjohur te Fabrizio De André te titulluar "Lunfardia",
kenduar ne dialektin e Buenos Aires ( Argjentine ).
MINA & CELENTANO
1999 - Nje CD me dhjete kenge te shkelqyera kushtuar
Dashurise
... Dhjete kenge te shkelqyera, per te festuar dyzete vjetet e nje kariere te jashtezakoneshme: ate te Mines e Celentanos. Albumi, i
cili permban keto dhjete kenge, ne menyre te thjeshte mban vetem emrat e tyre e nuk ka ambicjen te beje nje bilanc te kater dekadave e te sukseseve te tyre te medha. Eshte vetem, si te thuash,
takimi i dy artisteve te medhenj, aq te ndryshem e njekohesisht aq te ngjajshem, te cilet me emrat e tyre kane neneshkruar historine e muzikes se lehte italiane. Fatet e tyre, jane pak a shume te ngjajshme. Ta dy debutojne ne vitin 1958 e, rruga e tyre artistike, pershkruan te njejten "trase". Qysh prej atyre
koheve, ka "rrjedhur shume uje", plot dyzete vjet e Mina ka mbetur po ajo e, Celantano diçka me pak se Celentano i dikurshem. Ish "Tigri i Kremones" eshte ende nje interpretuese e fuqishme dhe
magjike, edhe pse ne skene e publik nuk shfaqet me, nderkohe qe Adriano ka rene ne "qetesi "dhe shenjat e kohes se kaluar i ka me te theksuara e, per pasoje, s'eshte me ajo "susta" e
dikureshme qe s'gjente rehat ne skene ...
Dhe ky takim fantastik, del nje disk i nje cilesie teper te larte. Ne dhjete kenget e mrekullueshme te ketij albumi, ka momente te nje intensiteti te madh, te nje pasioni
superior, te nje interpretimi madheshtor. Ne te, Mina ka zgjedhur kompozimet e disa autoreve te rinj e te panjohur ( Stefano Cenci dhe Paolo Audino ) perveç tre pjeseve te "Audio 2", nje
grup i inkurajuar e mbeshtetur nga Mina. Pastaj, vijon nje pjese e shkruar nga Adriano, te cilen ai e kendon se bashku me Minen ne dialektin e Foggia-s. Nder pjeset e tjera muzikore eshte
edhe nje krijim i Massimiliano Pani: nje kenge e madhe e cila interpretohet me nje perkushtim e pasion ta papare nga te dy "gjigandet": Celentano e Mina ).
Nder me te fundit albume te Adriano Celentano eshte edhe ai qe titullohet "Per sempre", fryt i bashkepunimit te tij me Gianni Bella e Mogol
si edhe nje kenge qe mban firmen e Francesco Guccini, nderkohe qe tre te tjerat "Per sempre" “Mi fa male” dhe “Radio Chick” – luhen ne pianoforte nga i shquari i muzikes jazz, Chick
Corea.Ky album ( CD ) eshte krijuar nga i njejti ekip ( Gianni Bella e Mogol ). Mbas diskut "Per sempre", CD e fundit eshte nje album me se dinjitoz si ne aspektin
"aranxhues" edhe ne ate te gjinive, me pjese qe kalojne nga jazz ne blues, nga rock-u ne kengen popullore. Nder kenget e tij me te shenuara jane ato qe titullohen 'Marì Marì', 'L'ultima
donna che amo' dhe 'Proibito'. Nder to ben pjese edhe nje kenge e interpretuar nga Fabrizio De André dhe kenduar ne nje dialekt argjentinas. Ndersa kenga 'Quel casinha', eshte nje
version ne gjuhen kreole i se mirenjohures 'Il ragazzo della via Gluck', nderkohe qe 'Vengo dal jazz', eshte frymezuar nga kenget "blues" te viteve '30. Eshte, nje CD - album, i cili eshte pelqyer sidomos nga "fans"-at e tij, te cilet gjejne ne te aftesite interpretuese te
Celentanos.(Celentano eshte kengetari italian i cili ka shitur me shume disqe ne bote, me teper se 80 milione. Disqet e
tij njihen, degjohen dhe pelqehen ne shume vende te botes, nder te cilet:Shqiperia,Gjermania,Franca, Spanja, Portugalia,Anglia,Holanda,Greqia,Brazili,Venezuela, Argjentina, Japonia, Shtetet e
Bashkuara, Rusia etj. )...
FILMOGRAFIA
Adriano Celentano ka luajtur ne filmat :
"I frenetici" (1958)
"Urlatori alla sbarra" (1959)
"Ragazzi del juke-box" (1959)
"La dolce vita" (1960)
"Io bacio... tu baci" (1961)
"Canzone di oggi, canzone di ieri, canzoni di domani" (1962)
"Il monaco di Monza" (1963)
"Super rapina a Milano" (1964)
"Serafino" (1968)
"Er più: storia d'amore e di coltello" (1971)
"Rugantino" (1973)
"L'emigrante" (1973)
"Di che segno sei ?" (1975)
"Culastrisce nobile veneziano" (1976)
"Ecco noi per esempio" (1977)
"Geppo il folle" (1978)
"Sabato, domenica e venerdì" (1979)
"Mani di velluto" (1979)
"La locandiera" (1980)
"Il bisbetico domato" (1980)
"Asso" (1981)
"Innamorato pazzo" (1981)
"Bingo Bongo" (1982)
"Sing Sing" (1983)
"Segni particolari: bellissimo" (1983)
"Lui è peggio di me" (1984)
"Il burbero" (1987)
"Jackpot" (1992
Eshte skenarist i filmave:
"Geppo di folle" – 1978
"Joan Lui" - 1985
"Jackpot" - 1992
Dhe regjisor ne filmat :
"Super rapina a Milano" - 1964
"Yuppi du" - 1975
"Geppo il folle" -1978
"Joan Lui" – 1985
K.Kapinova - Ky Neron zjarrmetar !
( ... Ju, dishepuj Neronesh, qe besoni se duhet te shkaterroni gjithcka, qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre. Me vjen keq qe
s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar !... )
Ish-agronomi i urte, i bindur dhe i devotshem i kooperativave bujqesore socialiste te Lezhes e, sot, tundes dyersh apo shperndares picash ne Nju - Jork, pasi beri "cope e çike"
gjithe tradhetaret, komunistet dhe letraret kolaboracioniste shqiptare, tani po hap nje fushate tjeter te re lufte, kunder gjithe bashkesise shqiptare ne mergim aty ne USA, perfshire
gazeten "Iliria" e organizma she shoqata te ndryshme ne ate vend. Me nje pathos dhe obsesioni prej halldupi te pangopur kurre, si edhe me nje zell prej mercenari te paguar
nga kush e di se kush, ky njeri fatkeq e famekeq qe nuk dihet se nga ç'diagnoze misterioze vuan e qe e heq veten per gazetar ( por qe shkruan pa pike, presje e kryeradhe ), tani
eshte bere si "lopa e kuqe" e eshte kudo prezent: ne te gjitha listat shqiptare ne internet, duke i ndyer ato jo pak me"shkrimet" e tij, te cilat s'meritojne tjeter, veç nje "DELETE" (
siç besoj bejne 90 perqind prej jush ).
E ndjej qe bej gabim e, nuk do te duhej qe t'a merrja mundimin t'u pergjigjesha ngacmimeve te here pas hereshme, te bera prej ketij sharlatani egzemplar, i cili leshon perhere e
ngado jarge helmuese fashiste duke kuterbuar gjak, barut dhe dinamit por, jam i shtrenguar ta bej kete gje nga qe m'a ka zene shpesh emrin ne goje e, zakoni, nderi e rregulli e
do qe t'i jap atij nje pergjigje definitive e pastaj ta le, aty ne lumturine e çmendurise dhe haliçunasioneve te tij. Ky, "hero" antikomunist qe pellet nga mengjesi gjer naten vone, aty
nga Manhateni, kujton se bota mbare eshte krejtesisht ne degjim te dokrave te tij e, listat ku ai shkruan, jane kerthiza e saj. Ky shfrytezues stakanovist i "Lirise se Shtypit",
gjuetar i zellshem dhe i palodhur i gjithe listave ne internet, shkruan ku te munde, pa perjashtim e perzgjedhje ( perveçse aty nga ku e debojne ! ), duke nisur qe nga listat Shijaku,
Devolli, Tomorrica e gjer ne nje te fundit, e cila mban emrin e nderuar te artistes se shquar Tefta Tashko Koço ( ? ).
Por, ky "hero" revolucionar, me sa shihet eshte kujtuar teper vone te beje "heroin" !..
Sepse, po te kish qene vertet i tille, lypsej ta kish bere kete gje qysh me pare, pra qysh ne "veze", siç i thone fjales. Pra, do te duhej qe kete "antikomunizem" te sotem qe manifeston
dite e nate - t'a kish treguar me heret, aty ne Lezhe bie fjala, aty ku gjoja bente 'disidentin" e te behej trim duke shprendare, bie fjale, trakte kunder regjimit
tiranik te Enver Hoxhes apo me mire akoma, me qe e paska jetuar aq ligsht ate epoke, duke marre vendimin qe t'i vene vetes flake me benzine, ashtu siç pate bere Jan Palach ne
pranveren e Prages ( 1968 ), m'u aty para KQ te Partise ne Tirane, ne shenje proteste ndaj regjimit te eger e çnjerezor apo, te pakten (minimumi) qe te mos e "egzagjerojme", te kish
bere ca vjet burg "per agjitacion e propagande"... Por, medet, jo ! "Martiri" yne i Manhatenit, per fat te keq, s'ka as nje te mijten e ketyre meritave. Nuk ka asnje nga
keto atribute heroike e, me sa duket, nga qe eshte teper i vone ne antikominizmin e tij imagjinar, leh e nuk pushon kurre si "cane randaggio", me nje frekuence njeqind fish me te
madhe, se sa vete ata qe e kaluan jeten vertet, ne llagemet rrenqethese e vrastare komuniste.
Per fat te keq por edhe te mire ( them te mire sepse, shpesh, personazhe te tille groteske si ky K.Kapinova, jane te nevojshem per te shkaktuar humor e pse jo, per tu marre edhe si
"kavie" nga shkencat qe studjojne defiçencat mentale ). Pra, keta njerez kane egzistuar, egzistojne dhe do te jene mes nesh prezente edhe ne te ardhmen ( bile me shumice ).
Ata ( pra K.K e te tjere perreth tij ), jane gati te bejne pakt edhe me DJALLIN, per te realizuar qellimet dhe veset tyre cinike e mjaft te zeza. Bile, rasti i ketij personi te
paskrupull, them se eshte edhe nje shembell tipik dhe teper domethenes, per te kuptuar se sa afer jane fashizmi dhe diktatura e kuqe. Tek ky personazh tipik ne kete fushe, i gjejme pra te
dyja: si anen e njeriut te rrezikshem, tiran e arrogant totalitar, ekstremist te djathte e, po ashtu, edhe anen tjeter: ate te luftetaterit te paepur te "luftes se
klasave" proletare, guerrilasit provokator dhe vellavrases, partizanit te zgjidhjes se "problemeve kombetare" e ( letrare) me revolucion gjakatar dhe "bing-bang" shfaroses ...
Nejse, siç thashe, ky "reagim" s'ja vlen per ta vazhduar me tej, nga qe mendoj se i kam thene te gjitha. Por, gjithsesi, do te doja ta mbyllja ate, me ate çka shkruajne edhe shume te
tjere e jo vetem une, pikerisht per kete Neron qe mban ndezur pishtarin e flakes ne dore. Kete kalores me fytyre te vrerosur e heshtethyer. Te gjorin rekrut "ndreqes" te
padrejtesive - Ushtarit te Mire K.Kapinova ( jo ai i Jarosllav Hashek - ut ).
Simbad
qershor 2006
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Z.Kapinova,
Ju mund te vazhdoni te germoni e te zbrazni qerret me pleh ne oborrin e Alb-Clubit duke perfituar nga qe hyrja eshte e lire. Personalisht do t'ju sugjeroja se do te kishit me shume sukses po ta
vazhdonit misionin tuaj atje ku e niset ,ne ca kafenera arti ku behet politike mitingjesh nga mengjezi ne darke apo klubesh ku per shkencen flasin me shume analfabetet.Ketu sic mund ta keni
vene re flitet pak ,pjesemarresit zakonisht shkojne me parimin mat shtate here e prit nje here. Eshte ceshtje respekti, ceshtje etike.
Kjo ne vend te hyrjes. Dhe per te perfunduar me duhet t'ju them se preferoj te shpenzoj kohen time me argumenta studjuesish si ato te A.Vehbiut se sa ta harxhoj me fluturime patetike
gjysme surealiste qofte dhe autoresh te nderuar letrare. Zakonisht nuk me mbetet kohe per ata qe kujtojne se me lindjen e tyre lindi edhe universi, se cdo gje e thene a e bere para tyre
eshte e pavlere,se kane thene e parashikuar gjithcka apo nga qe kane vuajtur kane sot automatikisht monopolin e se vertetes.Per t'ju dhene pak ngushellim mund t'ju pohoj se nuk jam ndonje
fans i jetes private te Kadarese,as shtyhem neper salla apo website per te degjuar c'dokrra keput here pas here.Mjaftohem teresisht me vepren e tij letrare.Ju, dishepuj Neronesh,qe besoni se
duhet te shkaterroni gjithcka qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre.Me vjen keq qe s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar.
Ju lutem fshijeni adresen time nga lista juaj.
Mbetsh me shendet
Orik
Alb-Club.
Leter e Hapur
PER ATA QE DETI S’DO TE THOTE ASGJE !
( Atehere, jeni ju te liqte e vetes, o faqezinj dhe, per kete meritoni te vuani !...)
I dashur Mina, ju falenderoj per mesazhin qe me derguat. Vleresimi juaj per mua e shkrimet qe bej per mbrojtjen e Vlores nga "bajlozet e
zinj" jam i bindur se eshte i drejte. Eshte ne shpirtin, ndjenjen, nderin dhe interesin tone, t'a mbrojme bregdetin tone, per me teper qe aty kemi lindur e jemi rritur. Per nje bregas, deti eshte
jeta. Por s'mund te ndodhe e njejta gje per nje tjeter njeri qe s'di se çdo te thote det e eshte rritur me dhi neper shkembenj. Ndaj edhe reagimi im ne kete drejtim eshte me se i ndjere dhe i
nevojshem. Te tjeret - qe s'kane haberin nga deti - dhe te kundervihen. Une deshiroj t'a kem ndergjegjen time te qete me vetveten dhe me te ardhmen. Nje dite do te behen "llogarite" dhe une
s'deshiroj te bej pjese ne rradhet e atyre qe do te thone "por ne nuk e dinim".
Shqiptaret, nuk eshte hera e pare qe tregojne se me fjale dhe me vepra jane armiqte e vetvetes. Eshte per te ardhur vertet teper keq per ne qe,
individe se s'jane shtetas te këtij vendi, po bejne me teper se ne per mbrojtjen e mjedisit te tij. Kete vere, isha per pushime ne Vlore, me nje gazetar francez, kolegun tim te France 3
Television, Robert Roussel. Ai, u mahnit nga bukurite e Vlores, nga gjiri i saj e nga riviera – trualli i bekuar i himarjoteve, por nderkohe u revoltua nga ndertimet pa leje dhe betonimet qe ka
nisur ne bregdet. Ruajeni kete bregdet - me tha nje mbremje, teksa ishim ulur ne veranden e nje bari ne perendim te diellit - Ruajeni se eshte nje pasuri e paçmuar. Nje thesar i pallogaritshem qe
nuk ja dini vleren. Europa ende nuk e di qe nje ore me avion larg saj, egziston nje parajse e tille! I shkreti Robert! T''a dinte qe ne, shqiptaret, se shpejti do t'a kthejme Vloren ne nje pellg
“balestre” ( uje i perzier me nafte ) dhe ne vend te Sazanit e Karaburunit do te shohim konturet e sterzgjatura te tanker - ave e petrolierave gjigande ( 1 milion e gjysem fuçi ne dite ). Roberti
i gjore, pa tjeter qe do te shkulte floket nga marrazi e do te mallekonte:
- Atehere,jeni ju te liqte e vetvetes o faqezinj dhe per kete meritoni te vuani !...
Ju, zoti Mina ashtu si edhe mua, ju ka prekur thelle gjesti i se nderuares zonje te hijeshme e shqiptarofile Anna Kohen. Une i a dergova mesazhin
tuaj e ajo me ktheu përgjigje, duke shprehur sensibilitetin e saj te veçante, per gjestin dhe fjalet tuaja. Imagjino, i dashur Mina! Nje grua qe ka lindur ne Vlore, por qe s'eshte shqiptare, me
harxhet e saj, do te shtype ne nje shtypshkronje te qytetit fleteushka me tekste kunder ndertimit te AMBOS dhe do te beje te mundur shperndarjen e tyre,ne Sheshin e Flamurit. Kjo grua qe jeton
mes nje mireqenje te lakmueshme ne zemer te New-Yorkut, nuk ka as interesa e as vila ne bregdetin vlonjat As hotele turistike e as biznese. Por, ajo ka te çmuar dashurine per Shqiperine dhe e
kupton se, me te eshte duke u lojtar nje biznes shume i keq! Anna Kohen e do Vloren e, ne kete rast, bile edhe me teper se shume vlonjate. Bekuar qofte, kjo grua fisnike qe gjithe jeten e lidhi
mallengjyeshem dhe me shpirt, me vendin tone – Shqiperine !
Dikush, i dashur Mina, me quajti mua ne keto lista "enderimtar - naimian". Nje tjeter beri aluzion se mesazhet e mia i kundervihen
"qeverise"! Eshte per te qeshur e per te qare nga kjo gje! Kur del ne mbrojtje te nje aksioni qe i vlen atdheut, te cilesojne "anakronik", ”naimian”, ”enderrimtar”, kur thua apo shkruan diçka qe
nuk u pelqen ithtareve te "qeverise" aktuale, te quajne "te kuq". Nga t'i a mbaje i shkreti njeri qe ka deshire te thote nje mendim a nje fjale, per nje çeshtje te mire! Megjithte, te them se,
une i pranoj edhe keto "epitete"! Rendesi ka qe per mua, nocioni “atdhe” nis nga Qeparoi e lartësohet nga Vlora duke per perfunduar ne fund, ne malet e Tropojes e Kelmendit dhe, si i tille, pra
si njeri me logjike e sy ne balle, duhet te mos hesht. Sepse, siç ju thashe ne fillim, eshte se pari detyra jone - e njerezve qe kemi lindur e rritur "prane mbretit" Det qe te flasim me sa kemi
fuqi per kete pune. Per ata qe kane lindur e rritur maleve, te siguroj se Deti s'do te thote asgje !
Me nderime dhe respekt, ju pershendes !
Simbad
( 17 mars 2006 )
DOKTORESHE ANNA !
… Me doktoreshe Anen mbaj kontakte te rregullta e, per kete e ndjej veten krenar e pse t’a mohoj edhe te lumtur. Dhe kjo gje, per shume arsye.
Se pari, sepse jo vetem qe jemi te dy vlonjate, por bile edhe nga nje lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne nje prej lagjeve me te vjetra te qytetit, ku jetonin nje varg familjesh fisnike e
mjaft te nderuara te qytetit te Vlores.
Kam qene ne moshe te vogel, por e mbaj mend fare mire te bukuren Anna te lagjes Vrenez. E mbaj mend si tani, atehere kur dilte nga Rrugica e
Israeliteve, per te bere shetitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit. Ishte shtatlarte, nje vajze e hijeshme, ajo Anna ! E veshur me shije, me sy te zi e terheqes, me floke
te dredhura e tipare plot nur ...
Anna dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne nje rruge te Vrenezit ku banonin mjaft familje izraelite. Ne fakt, per ne ato ishin si gjithe
familjet e tjera e orgjina e tyre, nuk perbenete asnje problem per te jetuar me ta, ne harmoni, vellazeri te plote e respekt shembellor. Por, familja e saj dhe Anna, iken shpejt nga Vlora, ndofta
ne mos gabohem, aty nga viti 1966. Por, megjithate ajo dhe gjithe familja, s’e harruan kurre Vloren, qytetin e tyre.
Anna i la studimet pergjysem. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjise ne Tirane dhe u diplomua shkelqyeshe jashte, fill mbas largimit
nga Vlora, duke u instaluar fillimisht ne Greqi e pastaj ne USA. Por largimi i saj nga Shqiperia, nuk e shkeputi ate nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi ne qytetin e bukur bregdetar vitet e saj te
bukura te rinise dhe perjetoi aty kujtime te paharruara. Ndaj ajo, me krenari, e quan veten perhere « Anna vlonjatja » !...
Natyrisht, ajo, me dashurine e saj te pakufishme per Vloren, Shqiperine dhe shqiptaret, me perkushtimin e saj per mbrojtjen e çeshtjes dhe
pavaresise se Kosoves ( gjate konfliktit te fundit e me pas ), me ndihmen pedagogjike e materiale qe ka dhene here pas here ndaj Universitetit Shteteror shqiptar si edhe me angazhimin e saj te
gjate e te palodhur ne nje varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, eshte kthyer ne nje personalitet mjaft te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda e jashte saj.
Ndaj, Anna, nuk mund te qendronte indiferente edhe ndaj skandalit te fundit, i cili ka te beje me te ardhmen e Vlores ose, me sakte, me
shkaterrimin ekologjik te saj. Ne shkrimin e meposhtem, me pathosin dhe dashurine e saj te pashembellt per vendin e saj te lindjes ( gje e cila do te bente, ndofta, te skuqej çdo shqiptar ), ajo
del ne mbrojtje te qytetit - monument buze Adriatikut, duke argumentuar se perse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne nje qytet – uzine, ne nje qytet – mynxyre, nje qytet – katrahure !
Me det dhe ajer te piste, me njerez qe do thithin ajer te ndotur e me nje breg qe do te bjere ere karburantesh.
Jo, Vlora, nuk duhet te shitet ! Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund se e merriton, me historine, bukurite e pasurite e saj. Kete appel e ben
Anna. Kete gje e thote shqiptaro – israelitja Anna Kohen, me nje dashuri dhe ndenje te mrekullueshme malli dhe krenarie. Po, ne shqiptaret, ç’po bejme e ç’duhet te bejme per kete qytet historik,
te cilit natyra i ka dhene pa kursim, kaq hijeshi e vlera te medha te shumellojeshme ? Them se nuk duhet t’a shesim Vloren, per nje grusht dollaresh ! Ndryshe brezat nuk do te na i
falin e Zoti do te na ndeshkoje teper rende !
( 16 mars 2006
------------------------------------------------------------------------------------------------
BODLERI SHQIPTAR
Veli Stafa - Kete emer, ose me sakte pseudonimin e tij "Platonicus" e kam hasur per here te pare atehere kur isha teper i ri e kur, se bashku me
"Bukinistin Mendel" ( keshtu e quaja une te ndjerin dhe ta paharruarin bibliofil, mikun tim te ngushte, Sotir Koçin ), shfletonim shtypin e viteve '30, revista e gazeta te ndryshme te cilat
Sotiri, si gjurmues i pasionuar i tyre, i mblidhte nga te mundte. Veli Stafa - ky poet i spleen-it te cilin une do t'a cilesoja si "Bodleri shqiptar", mbeti dhe vazhdon te mbetet i panjohur per
lexuesin tone, nderkohe qe ai ka qene nje nga emrat me premtues e me te talentuar te poezise se viteve'30.
( pa date )
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
TURMA
Jo, per mua sot nuk ishte nje dite pushimi, por pune. Sa u ula ne ordinator. Nga puna u ktheva ne oren tete.
Mbasdite beme nje kronike per nje spektakel qe quhet Corrida ( Torrero ), me orgjine spanjole. Ishte tragjike e shume tronditese te shihje se si toreadoret i mundonin demat ne arene, duke i
goditur me ca heshta te mprehta ne kurriz. Turma ne stadim brohoriste dhe leshonte klithma gezimi, gje e cila me kujtonte shikuesit e ndeshjeve te gladiatoreve ne Romen antike. Kafsha e gjore
turfullonte e shfrynte nga dhimbjet, endej nga nje cep i arenes ne tjetrin duke u perpjekur te godiste me brire xhelatet e saj, nderkohe qe gjaku i vershonte si shatervan nga plaget. Pastaj,
mbasi lodhej ne kufijte ekstreme, nje toreador i ngulte thiken diku ne qafe, thelle, e ajo ra e ngordhur perdhe. Nje jeter toreador, atehere, i preu veshin e ja hodhi turmes e cila leshoi britma gezimi. U trondita thelle nga keto skena makabre
e mendova se sa i eger mbetet njeriu ne instiktet e tij kafsherore me gjithe perparimet qe ka bere. Eshte vertete nje subjekt interesant per psikoanalistet ky, per te shpjeguar se pse njeriu,
ende, e kenaqin skena te tilla te egra e te pashpirt. Pse ndodhin ende, si ne prehistori, vrasje, krime, genocide e varre masive? Pse hidhen bomba mbi njerez te pafajshem? Pse "demokracite" me
te medha jane njekohesisht edhe prodhuesit me te medhenj te armeve? Pse kamikazet me nje idealin e tyre makaber vrasin dhjetra e dhjetra njerez te pafajshem ? Siç duket ende,
njerezimi, nuk eshte shkeputur nga foshjeria e tij barabare. Nje kronike jo e kendeshme kjo e qe, ndofta, nuk duhet te ta kisha treguar fare! Naten !
( pa date )
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KOHA DO TE JETE GJYQTARE !
…. Me sa duket, qeveria shqiptare ne Tirane edhe pse eshte folur, protestuar, argumentuar, shkruar e kundershtuar shume, ka vendosur perfundimisht, kokefortesisht e
verberisht qe TEC – et dhe te tjera industri ndotese, te ndertohen pikerisht ne Vlore. Pra qe gjiri dhe deti i saj, vete qyteti bregdetar e rrethinat, te shquara per bukurite e pasurite natyrore
e turistike, te kthehen ne pellg e terren te piste e kuterbues ku, qielli te derdhe mbi to shi acidesh e gjithfare pislleqesh. Pas masakres se çmendur e shkaterrimtare qe sistemi i kaluar
totalitar beri, duke ndertuar aty, uzinen famekeqe te Sode-PVC, te çimentos etj. (qe helmuan dhe shkaterruan shendetin e gjenerata te tera vlonjatesh ) tani, po ky qytet po merr
nje tjeter "dhurate" shkaterruese. Por, kesaj here dhjetra vjet me pas, ne shekullin modern te XXI -te e, per me teper nga nje qeveri popullore e demokratike. Pra, vendimin per
ndertimin ne Vlore te disa objekteve te medha qe do te vazhdojne "traditen" dhe papergjegjesine e dikureshme te shkaterrimit ekologjik te saj. Ne se kjo do behet e, ka gjasa qe kjo pyetje te jete
krejt absurde nga qe, tashme, gjitheçka eshte vendosur, qeveria aktuale do te mbaje nje pergjegjesi te madhe historike e, jo vetem kaq. Vete kryetari i saj, Berisha, i cili s'do te harrohet
per mjaft paudhesira te tjera, do t’i hedhe vetes edhe nje tjeter mekat : ate te pergjegjesine se madhe e me pasoja te pariparushme, shkaterrimin e turizmit dhe ekologjise se zones
bregdetare te Vlores. Ky eshte mendimi im! Eshte keshtu apo gabohem ? Deshperueshem, le te presim ! Koha do te jete nje gjyqtare e rrepte, por ama e drejte !
Simbad
20 shkurt 2006
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
ME RESPEKT PER …
… Nuk di pse, kur lexova poezite e para te Ilir Boroves, m’u kujtua nje autor i harruar korçar, i mirenjohuri Kostaq Cepa i cili shkruante vazhdimisht
ne shtypin e viteve ’30, me pseudonimin Kapa. Them keshtu, sepse edhe ne poezite e Ilir Boroves, gjen jo vetem sensin artistik, ndjenjen vezhguese e humorin e bukur, te holle e finok korçar, por
edhe nje shpirt te thelle i cili mbi te gjitha, jeton plot vrull e ndjejshmeri e nga qe eshte i tille, s’mund te qendroje ne heshtje e te mos hedhe vrullet, mendimet e impresionet e kohes, ne
vargje.
Por, çfare me ka terhequr me teper, ne poezite e tij ? Se pari, pikerisht ato qe shkrova me lart zgjuarsia, mprehtesia, humori. Por jo vetem
kaq. Duke lexuar poezine e Ilir Boroves, e ndjen veten sikur sheh nje kaledioskop te vertete. Aty vrojton jeten me gjithe ngjyrat, kontrastet, bukurite e marrezite e saj. Ne to qendrojne prane e
prane, plot ngjyra e drite e here bardh’ e zi e me forma dhe imazhe fantazmagorike, e mira me te keqen, helmi e mjalti, lavdia dhe poshterimi, vyrtuti dhe vesi, dashuria e xhelozia. Ne to,
shpalosen gjitheçka qe qendron e shfaqet natyrshem rreth nesh: stinet, pemet, gjethet, bari, debora, luadhet, lumenjte, korijet, panxhari, dollari, rakia, birra e bile edhe vodka
"Smirnof" . Kjo e fundit, me sa di une, s’ka te beje me ndonje adhurim te autorit per alkoolin, por thjesht me faktin se, per te shkruar nje poezi nganjehere mjafton edhe "ngacmimi" i
diçkaje, e cila ne veshtrim te pare, mund te duket ndofta edhe banale ...
Ilir Borova eshte ne formimin e tij artistik, aktor. Dhe, them se kjo eshte nje shtyse, nevoje e perparesi me teper qe ai te ndjeje e te shprehe, ne
poezi, mendime e gjendje shpirterore ku koncentrohen ide, situata e ndjenja nga me te ndryshmet. Ndaj edhe tema e tyre eshte aq e gjere dhe e larmishme. Ajo, nder te tjera, shpalos
shpesh skutat me prezente e me te skajeshme te shpirtit njerezor : dashurine dhe xhelozine, vyrtutin dhe vesin, dhimbjen dhe gezmin, harene dhe shgenjimin, te bukuren e te shemtuaren. Tema
keto te njohura e universale por qe, ne penen e autorit ne fjale, behen me se te veçanta, konkrete e personale, nga qe prekin shpirtin e secilit prej nesh …
Me respekt per … Kjo eshte fraza qe mbyll pothuajse, gjithe poezite e Ilir Boroves. Mendoj se, keto jane tri fjale qe flasin shume. Natyrisht, pasi ke
lexuar gjithe poezite. Fjale qe vertet kane brenda tyre respekt. Ne rradhe te pare per lexuesin, te cilit autori i drejton edhe homazhin me te madh njerezor : ate qe ka brenda tij mendimin
se, ne kete bote e cila po humbet gjithemone e me shume vyrtute, respekti per te e, per rrjedhoje edhe per fjalen e gjestet e tij te mira, duhet te mbetet, motoja e seicilit prej nesh. Ne rastin
konkret, ndofta poeti ka menduar se me teper se gjitheçka, mjeshteria me e vjeter artistike e njerezimit, pra poezia, jo vetem qe mund te sheroje plage e shpirtera, por mund te ndikoje edhe per
ide, mendime e veprime pozitive. Pra, per nje bote me te mire !
Suksese, Ilir, ne udhen e veshtire te poezise ! Te siguroj qe duke ecur ne te, ke per t’u raskapitur e cfilitur shume, po jam i sigurte se edhe
sikur me bastun, ate nuk do t’a leshe kurre pergjysme …
Me respekt nga … Simbad
------------------------------------------------------------------------------------------------
VASIL RUCI - Johan Krujfi i Shqiperise
Vasil Ruci - do te mbetet vertet nje"legjende" e perhereshme per futbollin shqiptar.Per fat te keq,talenti i tij u "shpalos"ne nje epoke tjeter me plot
kufizime, e ai nuk pati mundesi te shohe horizonte te tjera. Por, megjithate,ai ishte nje fenomen i rralle.Kam ndjekur ndeshjet e koheve te shkuara, kur "Flamurtari" shkelqeu ne disa ndeshje
nderkombtare dhe ende i kam ne sy e ne zemer emocionet e tyre. Ishte nje ekip i shkelqyer ai i Vlores,ku ishin mbledhur bashke futbolliste te medhenj.Nder ta spikaste Vasil
Ruci:"kunadhja",njeriu-llastik,tribluesi i rralle,golashenuesi fantastik.Ai kishte nje nuhatje prej "grabitqari",nje shikim"fajkoi",nje saktesi goditje"olimpike",nje aftesi per te gjuajtur ne
porte nga çdo pozicion e ne çdo rrethane e pothuajse gjithmone... topi perfundonte ne rrjete.
Me kujtohet ndeshja e fameshme me Barcelonen.Zubizareta ishte ne mes te portes,paksa i avancuar ne zonen e rreptesise dhe Vasil Ruci,me nje gjuajtje te
rrufeshme,nga tridhjete metra larg gjuajti e topi perfundoi ne rrjete.Zubizareta nuk beri as levizjen me te vogel.Me gjunjet gjysem te perthyera,me duart paksa te hapura,ai ndenji i mberthyer ne
vend e pati kohe vetem te ktheje paksa koken,per te pare topin qe kishte hyre ne rrjete....Vasil Ruci ishte talent i madh e i rralle.Gjynah qe jetoi ne nje epoke tjeter,kur cilido talent,fikej ne
pamundesine,merzine dhe mediokritetin e kohes.Gjynah qe te tille futbolliste,nuk paten fatin e ketyre te sotmeve,te cilet luajne neper stadiumet e Europes.Mund te them pa e egzagjeruar se per
mua, Vasil Ruci ishte Johan Krujfi i Shqiperise.Ndaj,me erdhi mire qe dikush, eshte kujtuar,t'a takoje e te beje me te intervisten e meposhtme,ku shpalosen kujtime te medha e te
paharruara...
24 janar 2006
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NGUSHELLIM
Ashtu si per mbare shqiptaret kudo ne bote,vdekja e parakoheshmme e Ibrahim Rugoves eshtë një ngjarje e hidhur dhe mjaft tronditese edhe per mua.Udheheqesi i Kosoves, i
cili luftoi gjer ne fund per liri e pavaresi, do te të kujtohet për shumë gjëra e mbi te gjitha sepse ishte presidenti i parë i saj, njeriu qe ja kushtoi jeten asaj,luftetari dhe misionari i
vendosur i Lirise.Për mua si qytetar i thjeshte,dhimbja per humbjen e tij ne keto momente teper delikate per te ardhmen e shqiptareve,eshte e veçantë dhe padyshim edhe shqetesuese.
Ibrahim Rugova ishte dhe do te mbetet nje personalitet i shquar me permasa boterore. Pavaresisht nga humbja e tij,ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për
të gjithë kombin shqiptar.Nderkohe,shpreh urimin se klasa politike e Kosovës,në këtë vit historik ku mungesa e tij do të ndihet aq shumë,do te tregohet me e mençur se kurre dhe ka per
t'a kthyer emrin e Ibrahim Rugoves,idealin,veprën dhe urtësinë e tij,në nje energji të madhe pozitive për Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen,duke çuar gjer ne fund amanetin e tij -
PAVARESINE e Kosoves.Me kete rast,ne menyre teper modeste e si bashkeatdhetar, kam nderin e madh t'i percjell me perulje e devocion,familjes,gjithe vellezeerve kosovare si edhe Lidhjes
Demokratike te Kosoves, ngushellimet e mia te ndjera e teper te sinqerta !
21 janar 2006
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
QE HORRAVE TE MOS U BEHEN: "HOSSANA" !
... Eshte folur edhe here te tjera neper "lista" qe ne to, te mos sillen shkrime te marra nga shtypi i Tiranes, sepse ato kushdo ka mundesi t'i lexoje
edhe vete. Kjo eshte nje ide e sugjerim i drejte por, ndonjehere, kur qellon qe vertet te lexosh shkrime te nje rendesie teper te veçante, ja vlen t'a rilexosh disa here ate jo vetem
personalisht, por perbrenda ndjen nevojen qe ate t'u a sugjerosh edhe te tjereve. Sepse, ndodh qe te kete shkrime, analiza e opinione, te kene brenda tyre, si te thuash nje
platforme, nje thirrje apo nje program, per t'i pare, kuptuar e thene troç gjerat ashtu siç jane, brenda e jashte politikes, brenda e jashte Shqiperise. Per te mbrojtur vlerat e verteta
e per te hedhur tej, me neveri e pa nostalgji antivlerat. Per te perbuzur e flakur hijet, fantazmat, djajte, vrastaret, tribalet dhe ata qe perçojne ide, sjellje e qendrime
primitive.
Per te shpresuar se, njerezit ne pergjithesi e, ne rastin tone, shqiptaret, ndofta do te nisin te marrin me ne fund Rrugen e Ktheses e te behen te
ndergjegjshem per gjithe cenet, marrezite, paudhesite dhe pislleqet e tyre. Qe vulgu te mos hype ne pushtet, ne media, ne shoqeri e te behet zot vendi, duke shtypur virtutin, dijen, te
shkolluarin e te ndershmin. Qe Horri te mos cilesohet hero e ti behen "Hossana" dhe njeriut te qytetruar, te cilivizuar t'i hidhen mbi fytyre sharje, fyerje e perçmime. Qe llumi te mos
jete ne balle, por te vazhdoje jeten aty ku e ka vendin: ne llageme.
Pare ne kete plan, shkrimtari yne i shquar, ne intervisten e dhene me poshte, shpalos edhe nje here personalitetin e tij vizionar, veshtrimin e tij prej
rilindasi, gjykimin e tij prej atdhetari te nderuar e te veçante. Eshte kjo arsyeja pse Ismail Kadare, edhe jashte "keshtjellave" te tij te marra, pra Letersise dhe Artit te tij te madh,
mbetet sot per sot, figura me humaniste e iluminisite e kombit shqiptar i cili, me fjalet e tij shpalos perhere e me ngulm te Verteten e bashke me te, u hap njerezve syte per te pare diçka me tej
se sa, krimi, tymi dhe avujt alkolike te mejhaneve te pa fund "albaneze", ku merzejne kalores, "kavaliere" dhe kodoshe te te gjithe tipave....
Simbad
12 janar 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga rubrika:
QUO VADIS SHQIPTAR ?!...
Me beri pershtypje nje interviste e para ca koheve dhene nga shkrimtari yne Ismail Kadare ku, nder te tjera, ai e cilesonte "vulgun shqiptar"
si nje nga me te rrezikeshmit ne Ballkan. Vulgu shqiptar, pra ai i yni, shfaqet per dite ne gjeste dhe akte, ne mendesi e veprime te pafund injorance e barbarie e ja, tani, ky i fundit i
ndodhur ne Mirdite ka tronditur mjaft shpirterat e njerezve te vertete. Te atyre qe ngrihen e qendrojne lart mbi kete vulg. Atyre qe nuk
shpifin, nuk vrasin e grabisin, nuk jane pa moral, nuk marrin gjak e s'nxisin hakmarrje. Atyre qe mesojne perdite te jene me te qyteteruar, me tolerante e njerezore. Por,per fat te
keq,nuk ndodh gjithmone keshtu. Dhunimi i motrave katolike eshte i paprecedent. Te tilla akte mund te kene ndodhur edhe ne ndonje rast
tjeter por, ne vende te cilet do ti cilesoja "barabare" e po ashtu, nga individe pa asnje princip e grimce morali njerezor. Per fat te keq diçka e tille, ndodhi edhe ne Zululand. Pikerisht,
ne Shqiperi, ne Mirdite ! Dhe pastaj, themi e çirremi se duam dhe na takon te shkojme ne Europe, dhe pastaj themi qe fajin na i ka ajo "kurva" Europe, dhe pastaj themi qe gjithe te keqijat
na i sollen ata,te huajt e ne jemi me te miret. Por,nderkohe,nje gje eshte e rendesishme dhe e sterthene kaq e kaq here. Ne se nuk shohim e ndreqim cenet tona si popull e, ne se nuk
luftojme t'i veme fre vulgut i cili po shumefishohet perbindshem ne Shqiperi, atehere pa tjeter keq e mos me keq do na vene punet, aty ne memedhe ...
QUO VADIS SHQIPTAR ?!
Simbad
.....................................................................................................................................................................................
QUO VADIS SHQIPTAR ?!...
Zoti kryeredaktor i revistes "Iliria" ne Gjermani,
Kam mbetur i befasuar dhe njekohesisht shume i revoltuar nga botimi ne faqet e revistes suaj, te nje shkrimi kaq fyes mbi personin tim. Me vjen shume
keq qe ne nje reviste te tille, e cila mban emrin e larte dhe te ndritur "Iliria", botohen shkrime te tille plot shpifje dhe akuza nga me te uletat, shkrime te cilat here - here,
shfaqen e bejne pjese ne rubrikat e nje pjese te caktuar te shtypit shqiptar te cilin, me te drejte shkrimtari yne i shquar Ismal Kadare e quan"shtyp i zi".
Pike sa pari, sipas rregullit me elementar te shtypit te vertete dhe korrekt, botimi i nje shkrimi te tille shkel gjithe rregullat elementare te nje
shtypi serioz e per me teper patriotik, duke i sherbyer keshtu dizinformimit tendencioz, shpifjeve, ofendimeve, logjikes primitive te hakmarrjes si edhe te akuzave te tjera me te
uleta, dale nga pena e nje njeriu pa etiken me elementare te dikujt qe pretendon te "shkruaje" publicistike. Se dyti, po te marrim rastin me te keq, nje shkrim i tille i zi mbushur plot
mllefe dhe akuza te uleta, edhe ne se eshte derguar prej vete autorit apo nje personi tjeter, nuk duhej botuar pa u verifikuar. Verifikimi i shkrimeve te kesaj natyre ( edhe pse shkrimi ne
fjale del jashte logjikes me minimale te nje organi serioz ) duhej te ishte "alfa" e punes suaj e, une, nuk besoj se eshte ne metoden e punes suaj te botoni çka u bie ne dore. Ne se ju do te
ndiqnint rruge tjeter, pra te kunderten e kesaj, revista juaj pa dyshim qe do te kthehej ne nje fletushke rrugesh e cila do te lexohej natyrisht vetem prej rrugaçesh e njerezish pa skrupull. E se
treti, kur ju vendosni te botoni nje shkrim te tille, duhet te dini se kush eshte akuzuesi dhe i akuzuari, pra autori i shkrimit dhe personi qe poshterohet. Duhet te dini pra, gjeresisht dhe
objektivisht se, kush jane Enver Memisha dhe Vasil Qesari. Une jam i sigurte, zoti kryeredaktor se ju dhe koleget tuaj, ne rastin konkret, nuk njihni as njerin e as tjetrin...
Nje shkrim i tille i turpshem, mendoj se nuk e nderon aspak revisten tuaj e cila, nder te tjera ka ne programin e saj bashkimin e diaspores
shqiptare pa dallime bindjesh politike si edhe frymezimin e saj me ideale te pastra atdhetare e demokratike. Nje reviste, te cilen une e kam
lexuar dhe e lexoj vazhdimisht me kujdes dhe interesim te veçante. Ne keto rrethana, nuk di se ç'emer mund t'i vihet kesaj ngjarje e cila pa dyshim qe mua me ka tronditur mjaft.
A eshte ligesi, hakmarrje, mediokritet, banalitet, keqdashje apo mungese principesh elementare profesionale? Nje gjest i tille i pazakonte,
flagrant dhe aspak i ndershem eshte i denje vetem per nje gje: per t'u çuar drejet e ne Portat e Drejtesise, por duke ditur pikerisht qe kjo drejtesi nuk egziston, ju me dashje apo pa dashje
( ? ) jeni bere zedhenes te fjalorit banal te nje personi mjaft te dyshimte e ngaterresar, nje personi anonim i cili arriti kulmin e "lavdise" se tij, pikerisht ne kohet me te erreta te
ketyre dhjete vjeteve te fundit.
Se fundi, do ta thoja se nuk eshte ne nderin tuaj e as ne traditen e "konfrerise" gazetareske, qe ju te botoni shkrime te tilla plot shpifje e
mllefe ekstremiste personale, te cilat fyejne rende dhe ne menyre publike jeten dhe personalitetin civil te nje njeriu e ne rastin konkret, te nje kolegu tuaj shqiptar, nje gazetari i
cili prej vitesh eshte anetar i Shoqates Profesioniste te Gazetareve Franceze, punonjes i France 3 Televizion si edhe publicist i njohur ne vendin e vet. Nderkohe qe ne faqet e revistes
suaj, flitet e shkruhet per ideale te vyrtuteshme, fisnike, te larta e te pasterta kombetare, ky shkrim s'ben gje tjeter veç te kunderten. Idealet e nje kombi s'mund te behen
kurre te tilla, po qe se mbeshteten mbi fyrejen, perçarjen, shpifjen dhe shtypjen pa te drejte te personalitetit te nje shqiptari kushdo qofte ai...
Simbad
Shenim: Revista "Iliria " e cila botohet ne Gjermani, ka ne krye te saj moton "Bashkimi i te gjithe trojeve shqiptare", nderkohe qe autori i
reagimit te mesiperme eshte anetar i kryesise se LSHB ( Lidhja Shqiptare ne Bote ) si edhe perfaqesues i saj per Francen. LSHB eshte organizate shqiptare me e madhe gjer tani e njohur e cila
aspiron e punon per te njejtin ideal ( ?! ). Quo vadis, shqiptar ?... O Tempora, o Mores ! "
24 nentor 2005
----------------------------------------------------------------------------------------------------
GERMIME NE LLAGEME TE PISTA ...
... Ne pergjigje te shenimit tim"Nje skriboman ..." shkruar ditet e fundit prej meje ne forumin "Art Cafe", mbas shume fyerjesh te uleta e
nderhyrjesh idiote rreth personit e mendimeve te mia, bere ne menyre publike si edhe ne posten time private nga nje fare Klajd Kapinova ( Illyricum6@aol.com ), nje shkrim tjeter i
marre "hua" u postua po prej tij, pikerisht diten e djeshme. Kesaj rradhe, i gjori kalores me "fytyre te vrerosur", pra Klajdi dora vete, duke dashur te me "varrose" njehere e mire e me deshiren
per te dale "fitimitar" ne kete beteje te marre te shpallur vete prej kohesh, me ka bere nje nder te madh, duke m'a rritur "pazarin" shume e duke me vene ne qender te ca "ngjarjeve" si
edhe te nje epoke te caktuar, per te bere keshtu publik faktin se kush jam une, nga rrjedh une e se si i kam "sherbyer" rregjimit te kaluar. Shkurt, me ka bere "biografine"
...
Teme kjo, mjaft e njohur dhe e preferuar ne nje pjese te mire te shtypit shqiptar, te cilin me te drejte Ismail Kadareja e ka quajtur "shtyp i zi" e qe
eshte bere ndermjetes e "complisse" i luftes se piste politike qe behet atje, i larjes se hesapeve, grindjeve mes klaneve,shpifjeve kunder personave te caktuar, helmimit
te "ekologjise" shpirterore, vazhdimit te "luftes se klasave" etj. Shkurt muhabeti, mister Kapinova, ka sjellur ne "Art-Cafe" nje shkrim te kesaj natyre dhe kjo e fundit, pa u vrare
fare ne ndergjegje se, keshtu cenon rende personalitetin dhe fyen keqaz, jeten dhe imazhin e nje njeriu ( per te cilen pergjigjet nga ana ligjore ), ka dashur te me beje
pra "biografine", tamam siç t'a benin dikur edhe sekretaret e devotshem dhe inatçore te Enverit ...
E, nderkohe, duke kryer kete veprim shoh se ai ka rene edhe me poshte se çka qene me pare, duke e pasuruar keshtu edhe me tej shenimin tim "Nje
skriboman ...", me germimet e bera ne terrene e llageme mjaft te pista, gjersa ka arritur te gjeje mbeshtetje te...ENVERI dora vete. Nje moment ! ... Jo te Enveri i Gjirokastres, por te ai i
Lepenices, i cili i ngjan te parit ne nje a disa gjera e qe ka me te nje emerues te perbashket: "luften e klasave". Pra, ka gjetur shpetim te pena e nje "figure" te diskredituar ne
qytetin e Vlores, i cili ka bere e ben pjese gjallerisht ne"korrin e zi te kukuvajkave", qe gjate gjithe jetes se tyre jane dalluar per mediokritet, zvarritje, jargavitje,
mitomani pa kufi, deshire te shfrenuar per pushtet, servilizem mercenari ndaj çdo flamurmbajtesi e me plot cene te tjera nga me te ultat...
Nuk do te doja t'a bej te gjate, as per te bere sqarime e as "polemike" me autore e shkrime te kesaj natyre. Ata qe e kane lexuar ate, besoj se e kane
kuptuar se perse behet fjale, nga fjalori i perdorur ne te, nga mendesite, stili i njohur i denimit te "armiqve" te Partise, nga gjykimet e shpifjet e ulta te nje mitomani te
pashoq. Veçse diçka do te shtoja, per t'a mbyllur nje here e pergjithmone ate. Mua, me njeh Vlora tej e mbane e jo vetem ajo, por edhe e gjithe krahina. Me njeh aq mire sa qe kur shkoj aty,
per çdo vit, nuk bej dot dhjete hapa pa u ndalur nga miq, shoke, te njohur e dashamires te shumte. Por, Vlora po ashtu, njohu keto vitet e fundit edhe nje fare ENVER Memisha, dikur nje
servil vullnetar dhe teper i rregullt i gazetes "Zeri i Vlores"e, pastaj, drejtues i SHIK -ut famekeq te Sali Berishes. Nje person i padeshiruar dhe i urryer, i cili nuk shkeli ne qytetin e
tij te lindjes per shtate vjet me rradhe nga frika e hakmarrjes, per shpifjet e bera ne shkrimet tij te botuara ne Tirane ( ku edhe tani jeton ), si nga gjyqet e"llogarite" te cilat i ka ka
me dhjetra e dhjetra ndaj qytetareve vlonjate...
Epilog:
Fli tani i qete,o Klajd, martir i kombit !... Ti detyren tende ndaj armiqve te tij e ke kryer,duke hyre madherishem ne "altarin" e atdheut
!...
Simbad
P.S. Meqense shume lexues, me pa te drejte nuk ja kana degjuar emrin ketij "ushtari te panjohur" qe punon dite e nate per triumfin e
"demokracise" terroriste, ndonje prej jush qe ndesh me kete shenim, do te ishte i lutur te shkruante diçka rreth temes: Kush eshte ky Klajd Kapinova ! Ky luftetar i
palodhur qe po shkrin jeten ne emigracion, per te vene gjerat ne vend, ne historine e vorbullt shqiptare... Sa per veten time, une e kam shkruar ate dhe e keni ketu me poshte:
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJE SKRIBOMAN ...
Nje skriboman me emrin e nje romani amerikan te Teodor Drajzerit,me mbiemrin sllav te nje fshati blegtoresh ne Skrapar e gjetke,me qytetari
te pretenduar shkodrane e me "mision historik" rishikimin e Historise se Shqiperise, eshte bere me te vertete i bezdisshem duke na dhene,here pas here,leksione se si duhet shkruar ajo.Kohet e
fundit, ky person e te tjere"studjues" anonime te tipit te tij,kane vene ne diskutim edhe vete personalitetin e Ismail Qemalit, duke pretenduar se ato qe shkruajne ata,jane te reja e te
panjohura, krejt"ndryshe"nga ato qe jane shkruar nene komunizem.( Sa per te"panjohurat" mos shkoni teper larg,por mund te lexoni,ne vend te Tajar Zavalanit te cilin personi ne fjale e cileson
sikur te qe "babai" i historiografise shqiptare,dy veprat madhore kushtuar Ismail Qemalit, arkitektit te pavaresise sone,shkruar nga Nermin Vlora dhe Enzo Falaschi,te dy te perbuzur e te
sikterisur nga Tirana e kohes se Enverit ).
Per me teper,ky person,i cili tund e shkund perdite,flamuj shumengjyresh kercenimesh e shigjeta druri te kalbura e krahas tyre edhe
"dyer belldingesh"ne Nju Jork,me sa duket i eshte mbushur mendja te"tunde" edhe themelet e asaj çka ne Shqiperi eshte tashme e shenjte: Historine dhe"shenjtoret" e saj te afirmuar.Ky individ,
pjesetar i zellshem i "korrit te kukuvajkave"qe kendojne çdo mbremje,me hare debilash dhe gaz zemerak, marshin mortor per vdekjen e çdo gjeje te shenjte qe kane shqiptaret,ze pastaj edhe
emrin tim ne goje, duke permenduar profesionin dhe televizionin qe une kam pase themeluar vite te shkuara ne qytetin tim te lindjes,e qe ishte i pari televizion i pavarur ne Shqiperi, nje
krijese e pafat e cila,megjithate,edhe sot kujtohet me mjaft respekt nga qytetaret e Vlores mbare ...
Simbad
21 nentor 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------
MOIKOM ZEQO
... Keto dite mendja me ka shkuar disa here te Moikom Zeqo.E kjo gje,nder te tjera,ndodhi per arsyen sepse ai u hoq nge detyra e drejtorit te Muzeut
Historik Kombetar.Se pari,duhet t'i u them se Moikomin e njoh prej shume vitesh dhe mendoj se eshte vertet njeri i jashtezakonshem dhe i rralle.Te tille e kane bere dhe e bejne
vitet,krijimet,puna,letersia, pasionet,interesat.Gjithe veprimtaria e tij,ne vite ne fusha te ndryshme.Nje njeri qe s'eshte "ngopur"kurre te kerkoje,te punoje,te krijoje,te germoje,te zbuloje,te
shkruaje, te jete i urritur per dije e mbi te gjitha,te vere gjitheçka ne sherbim te shqiptarizmit.Nje idealist i vertete ! Por,idealistet s'shkojne ne Shqiperi! "Lekura" e tyre nuk
vlen asnje grosh e per kete "fjale" as qe do t'i a dije kush ! Fjala "idealist" ne memedheu tone tingellon si "humorist". Pra,fjale qe te ben per te qeshur.
Qeveria e re po ben ndryshime dhe mire ben.Por,ne kete drejtim duhet karar e kujdes! Qe te mos futen te gjithe ne nje "thes".Natyrisht,ajo duhet te heqe
te paaftet e,ne vend te tyre te vere ata qe jane te zote,te pergatitur e qe e meritojne plotesisht nje vend te tille.Por,per fat te keq,ekipi Berisha,ne shume raste po perserit gabimet
e se shkuares.Une,keto ditet e fundit,vertet u trondita dhe njekohesisht imagjinova se me çfare qesendie dhe humor te zi, do t'i kene pritur bashkeqytetaret e mi ne Vlore,emerimet e reja te disa
figurave "plaka" ne krye te puneve,ne qytetin tim te lindjes ne Vlore...Vaj medet !
Por,le te kthehemi perseri te Moikomi...Moikomi eshte institucion - thote me te drejte Shpetim Kelmendi ne shkrimin e meposhtem.Ai s'mund te
preket.E,une perveç te tjerash,e dua ate,sepse perveç shume te tjerash,eshte edhe dashnor,mik e mbrojtes i"atdheut"tim - Bregdetit te Himares.Moikomi eshte europian i lindur,iluminst.Moikomi
eshte baraz = Histori dhe Muzeologji.Me kujton te ndjerin Llami Durolli ne Vlore.Por,nje Llambi modern, njeqindfish me te zot e me te kompletuar. Dhe njeriu, ne rastin e tij, nuk arrin te
kuptoje dot, se si tek nje njeri i vetem, mund te ndodhen bashke, kaq shume energji, pasion, talent, pune dhe vetem pune, aftesi, kerkim, kureshtje, fantazi, perkushtim si dhe nje imagjinate pa
kufi e deshire per pune pa limit si tek ai ...I tille eshte Moikomi !...Por,ate e shkarkuan nga detyra !
Perse valle,perse ?...
Simbad
20 nentor
2005
-------------------------------------------------------------------------------------------------
SI E DUAM VLOREN …
Perseri dy fjale per TEC – in e Vlores ! Perseri per nje absurditet te çmendur ?! Qeveritaret tane te mete nga
trute nuk kane asnje ide te qarte : Ky TEC nuk mund te behet gjetke ? Vlora a do jete, xhanem, qytet e zone turistike apo qytet industrial ? Dhe ne
se eshte bere zgjedhja e dyte, mbi ç’logjike mbeshtetet ? Tashme Durresi eshte "qelbur" e ne detin e tij nuk mund te behet me plazh. E, tani, keshtu duhet te behet edhe Vlora me detin e saj
te paster si kristal ?... Me nje det ngjyre kafe, te murme, nje lloj "liqeni" te palevizshem e ngjyre plumbi ? Me nje sfond "panoramik", ku do te lartesohen oxhaqe, korpuse TEC – esh,
rezervuare gjigande nafte me vezullim metalik si dhe dhjeta tankera e petroliera qe presin te ngarkohen ne gji, ne molo e rade ?
Jo !... Vlonjatet e vertete, e kane enderruar dhe e duan qytetin e tyre ndryshe : me gjirin e detit gjithmone magjik e te virgjer, me "veliera" e motoskafe
turistike, me ski ujore e "jahte" qe shkojne e vijne prej Mesdheut. Me Karaburunin plot fshatra turistike rrahur nga tragete qe shkojne e vijne çdo dhjete minuta, me nje bregdet plot plazhe
popullore, me shetitoren e Ujit te Ftohte e cila do te geloje nga njerezit qe shetisin e shkojne drejt Tunelit e Jonufres duke thithin ajrin e paster qe vjen nga Sazani e Zverneci. Ah, jo ! Mos
vini dore mbi keto vende te bekuara, Zoti dhe mallekimi i brezave do t’i u ndeshkojne keq !…Sepse keshtu te bukur e turistike e duan Vloren jo vetem vlonjatet, por gjithe shqiptaret …
Simbad
15 nentor 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------
GJER KUR ?...
Skenderbeu - i shitur dhe i pafe
Naim Frasheri - mbrojtes i islamizmit
Barleti - mitoman
Noli - kelysh i kuq
Gurakuqi - vrases
Bajram Curri - bandit
Kadareja - obortar i diktatures
Dhe tani se fundi:
Ismail Qemali - agjent dhe antikombetar ...
Gjer kur, ky korr kobndjelles kukuvajkash i dale nga prita te erreta e llageme te peshtirado te
guxoje te kendoje vaje te tilla te zezae do guxoje te hedhe balte mbi figurat me te shquara te kombit
tone ?Gjer kur arradha te tilla psikopatesh e ekstremistesh antishq
THE 'ROKES'
Nga Vasil QESARI
... Po dëgjoja
një CD me këngë të zgjedhura nga kompleksi italian i viteve ’60 -’70, The Rokes,
të cilin ma dërgoi këto ditë një mik nga Italia e
që më
çoi në kujtime
të largëta. Pikërisht në verën e vitit 1967, atëhere kur sa kisha mbaruar maturën e pata fatin e rrallë
të shihja
për herë
të parë një imazh televiziv. Aso kohe, si kudo në Shqipëri dhe në Vlorë, televizorët ishin shumë të rrallë, ndofta dy-tre dhe, të
kishe fatin të shihje diçka të tillë, ish një privilegj e
kënaqësi tepër e rrallë gjë të cilën, natyrisht, nuk e kishte kushdo. Në lagjen tonë, ose më mire të themi në periferi të saj, në një pallat në formë këndi, jetonte një
djalë i
hijshëm dhe i turpshëm si vajzë. Ai quhej Nini Pazolli e ish dy-tre vjet më i vogël se unë. Kisha dëgjuar diku, nuk e di se qysh e në ç’rrethana se, ai kish një televizor në shtëpi e, qe pikërisht ky motivi pse bëra të pamundurën të zija miqësi me të. E, kjo
gjë, për fat, s’pat qenë e vështirë sepse ime
motër, ishte në një klasë me motrën e tij.
Pra, shumë shpejt zura
miqësi me Ninin dhe herë pas here, kur dilnim shëtitje, ai më tregonte për televizorin e tij
të cilin e pat sjellë me vete i ati, ushtarak, fill pas studimeve në Bashkimin Sovjetik. Por, për disa kohë televizori kish renë në defekt dhe
qe vendosur në
një kënd
të zgjedhur të shtë |