RUBRIQUES

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com

   

Fichier hébergé par Archive-Host.com


MERE DE L’UNIVERS !


Mère de l'univers !
Ton vent natal d’Albanie
Voyage désormais dans la lumière
A la croisée de nos solitudes.
Ton vent vertical de béatitude
Souffle sur la plaine
A l'effigie de nos ivresses muettes,
Et ton rire chuchoté
Qui transporte les montagnes
De nos libertés confisquées
Par des cris sataniques,
Nés sur le socle affolé
De nos multiples intolérances !

Ismail-Kadare.jpg





           

 

 Ismail Kadaré
 Colloque International



Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com  
 
POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATUR
E

Un essai - document écrit par Vasil Qesari qui raconte l'Albanie totalitaire
( PDF en langue albanaise )

( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste.
 
Klikoni për ta lexuar )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com


  44 JOUR TELEBLEU

Ce livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000  et présenté au Salon International du Livre à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme idéologique et le dogmatisme stalinien ( Le livre est en format PDF en langue albanaise ).

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qeparo est le plus beau village de la riviera albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur des montagnes ..
.

Fichier hébergé par Archive-Host.com 
VLORA  

Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de l'Adriatique...( Clic sur image ! ) 

Fichier hébergé par Archive-Host.com               

LA RIVIERA


La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de la côte, aux confins avec la Grèce ...

 

Appart-louer.JPG

ALBUM DE MES PHOTOS

NOSTALGIE ( Nostalgji )

Samedi 4 mars 2006 6 04 /03 /Mars /2006 00:23
 

 
IL CIELO IN UNA STANZA
 
 ( Teksti nga Mogol dhe muzika nga Gino Paoli )
 
Këtë kengë, Mina, kengëtarja e shquar italiane e quajtur ndryshe edhe “Tigri i Kremonës”, miti i paharruar i viteve ’60-’70, e ka kenduar në vitin 1960 duke arritur shpejt një numër rekord disqesh të shitura. Fill pas kësaj "Il cielo in una stanza", në verën e vitit në fjalë hyri në “Hit Parade” në vend të shtatë e, pastaj, u ngjit në vend të parë duke ndenjur aty gjer në fillim të vitit në vazhdim. Kjo kengë Minës i’u propozua nga një djalosh i quajtur Mogol por, ajo ish në mëdyshje për t’a kenduar atë. Në fakt, pjesa në fjalë, pat qenë refuzuar tashmë edhe nga kengetarë të tjerë midis të cilëve Jula De Palma e Miranda Martino. Autori i saj, kompozitori Gino Paoli, ja luajti kengën Minës në pianoforte e më së fundi ajo e inçizoi atë, më tepër nga presioni i Shtëpisë Diskografike, se sa nga vetë dëshira e saj. Tema e kengës, mjaft ”revolucionare” për kohën, përshkruan një akt dashurie mes një burri e një gruaje, gjë e cila kryhet mes simbolesh e situatash fantazmagorike. Thuhet se, Gino Paoli e pat kompozuar këtë kengë i frymëzuar nga një raport dashurie krejt të rastësishëm e “çatia ngjyrë vjollce” për të cilën flitet në kengë ka qenë, ne fakt, ajo e një vendi ku është zhvilluar edhe raporti i tij në fjalë. Por, ndërkohë, më revolucionar në kuptimin e termit moral të kohës, ka qene fakti se kenga interpretohej nga nje femër. Sot, “Il cielo in una stanza” konsiderohet si nje “vepër klasike” e kengës së lehtë italiane e ka njohur dhjetra versione interpretimesh të tjera, mes të cilave atë të kenduar nga vetë Gino Paoli ( me aranxhim të Morricone-s ), versioni neo-romantik i Franco Simones e ai i tipit ”soul” nga Giorgia, e cila doli si kolonë zanore filmi, në vitin 1999.
 
QIELLI BRENDA NJE DHOME ...
( Teksti nga Mogol dhe muzika nga Gino Paoli )
 
Këtë kengë, Mina, kengëtarja e shquar italiane e quajtur ndryshe edhe “Tigri i Kremonës”, miti i paharruar i viteve ’60-’70, e ka kenduar në vitin 1960 duke arritur shpejt një numër rekord disqesh të shitura. Fill pas kësaj "Il cielo in una stanza", në verën e vitit në fjalë hyri në“Hit Parade” në vend të shtatë e, pastaj, u ngjit në vend të parë duke ndenjur aty gjer në fillim të vitit në vazhdim. Kjo kengë Minës i’u propozua nga një djalosh i quajtur Mogol por, ajo ish në mëdyshje për t’a kenduar atë. Në fakt, pjesa në fjalë, pat qenë refuzuar tashmë edhe nga kengetarë të tjerë midis të cilëve Jula De Palma e Miranda Martino. Autori i saj, kompozitori Gino Paoli, ja luajti kengën Minës në pianoforte e më së fundi ajo e inçizoi atë, më tepër nga presioni i Shtëpisë Diskografike, se sa nga vetë dëshira e saj. Tema e kengës, mjaft ”revolucionare” për kohën, përshkruan një akt dashurie mes një burri e një gruaje, gjë e cila kryhet mes simbolesh e situatash fantazmagorike. Thuhet se, Gino Paoli e pat kompozuar këtë kengë i frymëzuar nga një raport dashurie krejt të rastësishëm e “çatia ngjyrë vjollce” për të cilën flitet në kengë ka qenë, ne fakt, ajo e një vendi ku është zhvilluar edhe raporti i tij në fjalë. Por, ndërkohë, më revolucionar në kuptimin e termit moral të kohës, ka qene fakti se kenga interpretohej nga nje femër. Sot, “Il cielo in una stanza” konsiderohet si nje “vepër klasike” e kengës së lehtë italiane e ka njohur dhjetra versione interpretimesh të tjera, mes të cilave atë të kenduar nga vetë Gino Paoli ( me aranxhim të Morricone-s ), versioni neo-romantik i Franco Simones e ai i tipit ”soul” nga Giorgia, e cila doli si kolonë zanore filmi, në vitin 1999.
 
   QIELLI BRENDA NJE DHOME ...
 
( Muzika nga G.Paoli)
 Kur je prane meje

dhoma jone s'ka mure
por peme,
peme pafund.
Kur je prane meje
ky tavan ngjyre vjollce
s'eshte me
mbi ne shoh qiellin,
e ndjehemi mire
te vetmuar,
sikur ne bote te mos kish gje,
absolutisht asgje.
Diku nje harmonike bie 
e mua me ngjan si organo
qe bie per ne te dy atje lart,
ne pafundesine e qiejve.
Qe bie per mua
per ty
ne qiell ...
 
 
Shqiperoi: Vasil QESARI
 
 
 
 
 IL CIELO IN UNA STANZA
( nga G.Paoli)

Quando sei qui con me
questa stanza non ha più pareti
ma alberi,
alberi infiniti
quando sei qui vicino a me
questo soffitto viola
no, non esiste più.
Io vedo il cielo sopra noi
che restiamo qui
abbandonati
come se non ci fosse più
niente, più niente al mondo.
Suona un'armonica
mi sembra un organo
che vibra per te e per me
su nell'immensità del cielo.
Per te, per me:
nel cielo.
 
Par Simbad Detari - Publié dans : NOSTALGIE ( Nostalgji )
Ecrire un commentaire
Jeudi 2 mars 2006 4 02 /03 /Mars /2006 15:24

( Nostalgji ) 

                       KUR DEGJONIM KENGET ITALIANE


... Nenë terrin e plotë të jetës totalitare, kengët italiane, për ne që i përkasim brezit të viteve '60 -'70, nuk ishin thjesht një rreze drite e jo vetëm kengë të dëgjuara vjedhurazi e me frikë por, mbi të gjitha, referencë e aspiratë për ndjenjat tona të ndrydhura, për vetë nocionin e lirisë dhe artin e kulturën perëndimore. Prej atyre viteve, më vijnë ndër mend shumë kujtime, të cilat janë të lidhura pikërisht me nostalgjinë rreth atyre kengëve, shumica e të cilave, degjohen e kendohen edhe sot.
... Më kujtohen vitet e fakultetit kur, mbremjeve, të mbledhur rreth një radioje të vjetër me llamba që kish sjellur nga shtëpia e tij, shoku im i paharruar Sami Ymeri, dëgjonim fshehurazi Festivalin e Sanremos, ndërkohë që jashtë dhomës tonë, aty në katin e dytë të godinës së konviktit N° 14, sipas rradhës, bënim roje në koridor me frikën se mos na spiunonte ndonjë nga shokët e kursit. Më vijnë ndër mend, ditët e premte kur pikërisht në oren 13:00, një grup prej nesh, linim leksionet e nxitonim për të degjuar Hit Parade emisionin aq të njohur radiofonik, të cilin e prezantonte Lelio Lutazzi. Më dalin para syve, ditët e verës, në plazh, kur nga tranzistorë të rrallë ( Oh, sa të rrallë ishin ata, aso kohe ! ), djem e goca, mblidheshim në grupe për të dëgjuar Un disco per l'estate i cili ishte edhe evenimenti më i madh kanor i stinës së verës, në Itali.
.. Kenget italiane !.. Te ndaluarat kengë qe ne i ndiqnim, kur na binte rasti, natyrisht rrallë here e nëpermjet televizionit duke imituar sado pak, ( natyrisht më tepër në endërrat tona ), flokët e gjatë, basetat, veshjet e kengëtarëve. Duke menduar, me guxim të çmendur djaloshar por edhe me frikë, shprehjen: O perëndi!... A do të vinte vallë ndonjëherë ajo ditë që, ato kenge t'i dëgjonim të lirë? Kur të donim e sa të donim ?...Që volumi i radiove të ngrihej gjer në fund e, meloditë e tyre, të derdheshin nëpër rrugë, të ngrinin peshe qytetin, t’i ngrinin njerëzit në kembë, pa patur frikë nga operativët e sigurimit, nga veprimtarët e frontit, nga militantët e rinisë, nga anëtarët e partise e nga ...
... Sa njerëz, sa të rinj u kritikuan, u futën në burgje se dëgjonin kengët italiane e angleze ? Sa u përjashtuan nga shkollat e u demaskuan në organizatat e rinisë e frontit?...Por, sa të tjerë, pikërisht, në saje të atyre kengëve e melodive, munden të mbijetonin, të adhuronin një vajzë, të mendonin për vargje dashurie, t'i rrezistonin dhunës e tjetërësimit totalitar, të ruanin të paprekur thellë në koshiencën e tyre, ndjenjën e së Bukurës, të Dashurisë, të Lirisë si edhe të të menduarit ndryshe nga të tjerët ?...
...Faleminderit, pra, kengëve italiane !

           Vitet '60 - '70, janë konsideruar me të drejtë si vitet e arta të kengës së lehtë italiane. Jehona e tyre është edhe sot e pranishme e, fakti që edhe gjeneratat e reja, herë pas here, u kthehen dhe i pëlqejnë kengët e motivet muzikore të atyre viteve tregon se, ajo epokë është e pavdekëshme dhe universale për nga vlerat muzikore e sentimentale. ( Për rastësi, a për çudi, shënimet e mëposhtme janë shkruar pikërisht gjatë disa ditëve kur, ndërkohë, RAI italian, po transmetonte një sërë spektaklesh me pjesmarjen e atij që, ndofta, është një ndër përfaqësuesit më emblematikë të asaj epoke, pra të djaloshit të përjetshëm, kengëtarit Gianni Morandi ).
        Këto kujtime nostalgjie, të cilat s'pretendojnë të jenë as studim e as kritikë e fenomenit në fjalë, janë shkruar thjesht për të evokuar mes miqsh e shokësh tepër të afërt, një periudhë të caktuar të jetës e kujtimeve tona dhe, pikërisht, kengët e viteve '60 e '70, të cilat lanë gjurmë të pashlyera jo vetëm tek ne, por në disa breza shqiptarë të atyre viteve. ( Eshtë, ndër të tjera, edhe meritë e shansit të afërsisë gjeografike me Italinë, të kontakteve indirekte me kulturën e saj në përgjithësi e, me kengën italiane në veçanti që, pjesa më e madhe e shqiptarëve, munden të ruajnë të gjalla lidhjet e përkatësinë europiane, aftësinë për të mos u tjatërsuar, nenë trysnine e pashembëllt të një ideologjie të cilën ai nuk e dëshiroi kurrë e që, nuk ish aspak në natyrën e traditave, psikologjisë, shijeve, ndjenjave e kulturës së tij. Por, kjo është një temë tjetër e veçantë, e cila do të meritonte një studim më të gjatë ).
        ... Perëndimi i asaj epoke të shquar, nuk erdhi pa u kuptuar e pa arsye. Ai ishte rezultat logjik i evoluimit të shoqërisë, ndryshimit e këmbimit të kohëve. Aty nga fundi i viteve '70, po kuptohej qartë se kenga e lehtë italiane, po kalonte një krizë të vërtetë. Prania dhe organizimi gjithmonë e më tepër i turneve e mega -koncerteve me kengëtarë anglo-amerikane, fluksi i emisioneve televizive muzikore të huaja, shtypit të specializuar i cili konsiderohej si promotor i korrenteve moderne dhe avanguardiste, komercializimi masiv dhe reklamimi i kengëve me vlera shpesh herë mediokre, superprodhimi i disqeve dhe menyrat gjithmonë e më moderne të marketingut, kishin përmbysur komplet traditat dhe metodat e vjetëruara. Magjia e emocioneve të dikureshme të Cantagiros dhe Un disco per l'estate, tashmë i përkisnin një të kaluare tepër të largët. Për brezat që po vinin, vitet '60 - ‘70 dhe kengët e tyre, nuk ngjallnin më atë entuziazmin tipik masiv popullor italian kur, edhe rrugët e qyteteve të mëdha në orët e mbrëmjeve boshatiseshin, kur çdo familje qendronte e bllokuar për orë të tëra para ekranit të televizionit, për të ndjekur Il Festival di Sanremo, Canzonissima, Sette voci, Teatro dieci, Senza rette e emisione të tjerë muzikorë. E, veç kësaj, ndryshimet që po ndodhnin, largimi nga tradita e kozmopolitizmi i kengës e shijeve, kishin ndofta edhe arsye të tjera më të rendësishme.Banalizimi i spektakleve të shquara të Festivalit të Sanremos, në emër të modernizmit e mënjanimit të kengëtarëve të vjetër e, aktivizimi pa kriter i të rinjve, konkurenca disa herë tepër cinike dhe e pa skrrupull mes vetë pjesmarrësve, (disa prej të cilëve kishin krijuar tashmë edhe shtëpitë e tyre diskografike), etj. - të gjitha këto po i jepnin fund një epoke e cila kish lenë gjurmë të pashlyeshme në jetën, shprehitë, shijet muzikore e vetë historinë e kengës italiane... Megjithatë, vitet që do të vinin, do shënonin dhe ato biografinë dhe sukseset e tyre. Cdo gjeneratë ka fansat dhe idhujt e saj. Jeta, mbresat, shijet muzikore dhe emocionet e një epoke, nuk mbarojnë aty ku nisin të shterrojnë tonat. Ato janë në evolucion të vazhdueshëm... Në botën e sotme, megjithë të metat e vetëshkatërrimin qe jo rrallë herë ajo ndjell e provokon, pavarësisht nga eksperimentet e modat kalimtare që shpesh përmbajnë absurdin e një egzistence pa kuptim, muzika dhe kenga e vërtetë, në përgjithësi, si dhunti hyjnore, si një sinonim i vetë bukurisë e kuptimit të jetës, si një ndjenjë e pa zevendësueshme fisnikërimi njerëzor, do të vazhdojë të gjenerojnë nga brezi në brez, gjithmonë e papushim, sentimente të thella, ndjenja të bukura, nostalgjitë pafund e kujtime të paharruara ...                                          
    Hit parade, për të cilin do flasim disi gjatë, është një emër i njohur jo vetëm për ata që merren me hartimin e emisioneve muzikorë në gjithë llojet e mediave, në radio, televizion a shtypin e shkruar, por së pari nga miliona e miliona adhurues e "konsumatorë" të zhanreve të ndryshme muzikore, në të katër anët e botës. Në Shqipëri, emërtimi Hit Parade është mbi gjithëçka, sinonim i nostalgjise për vitet '60-'70, sidomos përsa i përket kengëve e muzikës së lehtë italiane. Një emër tepër i njohur dhe intim ky, për gjithë brezat e atyre viteve, të cilët në kushtet e privacionit të plotë të egzistencës së një Kenge të Lirë Shqiptare, të mungeses së shprehjes së ndjenjave e aspiratave të tyre, të presionit sistematik ideologjik të Partise kundër influencave të kultures borgjeze e revizioniste, i drejtonin sytë matanë Adriatikut, në vendin fqinj, Italinë. Aty, ku kenga kishte qenë gjithmonë pjesë e pandarë e egzistencës, jetës, shpirtit e temperamentit të atij popullit e, përveç kësaj, edhe Simbol i Lirisë e i Kulturës Perëndimore...
           Hit Parade, me zhvillimin gjigantesk e shumë fitimprurës të industrisë diskografike, sidomos në çerekun e fundit të këtij shekulli, u bë një nga emisionet më të ndjekura e më të dashura për mbarë adhuruesit e kengëve, kasetave e disqeve të të gjitha llojeve e gjinive muzikore. Në çdo kuvend, botim, studim, kërkim apo referencë që bëhet aktualisht rreth kengëve, kengëtareve, disqeve e tregut të shitjes së tyre në përgjithësi, fjalën e fundit dhe dominuese e thoshte gjithmonë Hit Parade... Tentativa e parë në botë, për një klasifikim të sasisë së shitjes së disqeve në treg, ishte bërë fillimisht në SH.B.A. më 1936, nëpërmjet një ankete të organizuar nga revista e perjaveshme Billboard. Gjashtë vjet më pas, në netor të vitit 1942, pikërisht në kulmin e përdorimit të disqeve 78 xhirosh, kjo përvojë filloi të aplikohej edhe në Angli, nëpërmjet revistës së përjavëshme New Musical Express. Ndërsa në Itali, tentativat e para sporadike për "hetimin" e shitjes dhe klasifikimin e disqeve më të pëlqyera nga publiku, nisen të duken aty rreth vitit 1958. Por, vetëm më 1959, nëpërmjet revistes Il musichiere, një e përjavëshme e botuar nga Mondadori, kjo praktikë u bë, si të thuash, definitive e zyrtare, duke hyrë kështu në historinë e muzikës së lehtë italiane dhe të vetë fenomenit Hit parade në përgjithësi.
          Por, pse pikërisht më 1958?... Sepse, sipas të dhënave, pikërisht në atë vit industria diskografike italiane, nisi të bëjë transformimin e saj të madh e radikal, për të kaluar kështu nga një stad pothuajse artizanal, në një industri të vërtetë moderne. Cilat qene motivet? Të shumta... Së pari, lindja e rock and roll -it si vallzim e zhanër muzikor shumë popullor pastaj, suksesi në rritje i këngëtarëve vendas e, sidomos, i atyre amerikanë ne Itali, shtrirja e degjimi edhe më i madh i saj në mjedise familjare, nëpërmjet programeve televizive, përhapja masive e juke-box nëpër mjedise publike, përmirësimi i nivelit të jetesës, dëshira në rritje, sidomos e të rinjve, për zbavitje e argëtime etj. Por, mbi të gjitha këto, motivi kryesor, sidomos në aspektin teknik, ka qenë pa dyshim prodhimi e hedhja në treg e disqeve 45 xhiro, format ky që revolucionarizoi tregun ndërkombtar të disqeve, për vetë avantazhet që paraqeste, krahësuar me disqet paraardhes prej 78 xhirosh.
           Në Itali, emisioni i parë radiofonik Il discobolo, realizuar nga Vittorio Zivelli, ishte për më tepër se dhjetë vjet e vetmja hapesirë nëpërmjet së cilës dëgjoheshin kengët e reja italiane e të huaja, së bashku me vlerësimin dhe klasifikimin e disqeve të shitura. Në vitet e para të dekadës '60 e, pikërisht më 1963, atë rol nisin t'a marrin përsipër edhe disa revista të specializuara si, për shembell, Musica e dischi, TV-Sorrisi e canzoni, Ciao Amici, ( revista e parë italiane muzikore për të rinjtë ) e, më pas, në vitin 1965, dy të tjera, Big e Giovanni. Më pas, pikërisht më 1967, RAI, (programi radiofonik), nisi të transmetojë emisionin e tij special të përjavshëm kushtuar klasifikimit të disqeve të shitura, i cili u quajt Vetrina di Hit Parade i cili prezantohej nga Lelio Luttazi. Emisioni i parë i tij, u transmetua më 4 janar të vitit 1967 e, në rrjedhen e viteve që pasuan, ai u shndrua në një simbol jo vetëm të shijeve muzikore, por edhe të vetë jetës, modës e zakoneve të shoqërisë italiane të asaj kohe. Emisioni në fjalë, paraqeste garën mes kengetarëve e kengëve të tyre, kompozitorëve e autoreve të teksteve, kërkesave të tregut e prodhimit të disqeve, konkurencës xheloze dhe rivalitetit të botuesve, shijeve të publikut e interesave të biznesit, marketingut e sponsorizimit nga producentë e industri të të gjithë llojeve... 

                             FILLIMET E "EPOKES SE ARTE"

      Para se të komentojmë disa prej sukseseve të vitit të pare të fillimit të transmetimit në radion italiane të Vetrina di Hit Parade drejtuar nga i mirënjohuri dhe i talentuari prezantues, Lelio Luttazi, ja vlen te themi diçka për disa kengetarë e kenge të cilat, gjatë dhjetëvjeçarit 1957-I967, kishin shënuar tashmë rekorde të ndjejshme në shitjen e tyre, duke hyrë kësisoj edhe ne repertorin më të shquar të kohës. Sipas të dhenave të marra prej emisionit radiofonik Discobollo, kenga më e sukseseshme e vitit 1957 ka qene Magic moments ( Caste magjike ), kenduar nga italo-amerikani Perry Como. Delikat, simpatik dhe intim, ai u bë shumë i dashur për italianet sidomos nëpërmjet spektaklit televiziv Perry Como Show, një nga më ndjekurit e viteve pesëdhjetë. Më 1958, kompozitori i ri Pallavicini, i propozoi Domenico Modugnio -s një kengë të porsa shkruar. Ajo titullohej Nel blu dipinto di blu ( Në blunë e ngjyer me blu ). Kënga u kendua në Sanremo e, sot, bën pjesë në një nga kryeveprat e Modugnio -s. Po atë vit, Paul Anka, thyen një rekord që do të mbetet për brezat e asaj kohe, si kujtimi i një kenge të pavdekëshme. Ishte kenga Diana e cila, brenda një kohe shumë të shkurtër, u shit në një sasi prej 9 milionë kopjesh në disa vende të botës. Më I959, djaloshi Adriano Celentano paraqiti suksesin e tij të parë Il tuo baccio è come un rock, ( Puthja jote është si një rok ), ndërsa grupi Platters me kengën Smoke gets in your eyes ( Tymi shkon ne syte e tu ), po atë vit kryesoi vazhdimisht, në tregun e shitjes së disqeve. 
          Në një seri spektaklesh televizive, të transmetuara gjatë vitit 1960, Mina, ( e quajtur ndryshe ne menyrë figurative nga shtypi i kohes si "Tigri i Cremones" ), kish kenduar ndër të tjera edhe kengen e saj të re Il cielo in una stanza ( Qielli në një dhomë ) kompozuar nga Gino Paoli, e cila edhe sot konsiderohet nga kritika, si kenga më e bukur italiane e këtyre 30-40 vjetëve të fundit e, njëkohësisht si kryevepra e karrieres së saj të gjatë e të mrekullueshme. Në vitin 1961, kenga e Nico Fidenco -s L egata ad un granello di sabia ( Lidhur në një kokërizë rëre), pati gjithashtu një sukses të konsiderueshem, ndërkohë që komisioni i festivalit të Sanremos, gjatë shqyrtimit të kengëve të paraqitura për konkurim, e kish refuzuar atë pa asnjë medyshje. Më 1962 është Tony Renis, një nga anëtaret e "shkollës gjenoveze", ( ku rradhiten emra të shquar këngëtaresh si L. Tenco, B. Lauzi, A.Celentano, G. Gaber, L. Dalla, U. Boldi etj. ) që, me një linje melodike të ndjerë e të thjeshtë, bëri për vehte jo vetëm në Itali por edhe në botën mbarë, miliona simpatizues me kengën e tij tashmë të njohur, Quando, quando, quando? ( Kur, kur, kur? ). Në vitin në vijim, më 1963, 16 vjeçarja Rita Pavone, ( e quajtur edhe "Vajza rebele" ), shet numërin më të madh të disqeve me kengën Datemi un martelo ( Më jepni një çekan ). Më 1964 Gianni Morandi, pushton zemrat e miliona italianëve me një nga kengët e tij më të bukura në vite, In ginocchio da tè ( I gjunjezuar para teje )...
         "Kur Franko Miliaçi e Bruno Xambrini më propozuan për të kenduar atë kengë, qysh në fillim mendova t'a refuzoj, kujton ai. E, kjo, për faktin se dyshoja se ajo nuk kish asgjë të përbashkët me natyrën e të kenduarit tim. Unë, gjer atëhere, isha mësuar të interpretoja kengë të natyrës së twist -it. Por, me që ata këmbëngulen pranova, i sigurtë se kisha gabuar e do të deshtoja. Por ndodhi ajo që s’e prisja. Një sukses i vërtetë. E paraqitur në Cantagiro e, me pas, në Canzonissima, ajo ishte triumfi i një "triologjie" së bashku me kengët që pasuan në vitet e ardhëshme, Non son degno di tè ( Nuk jam i denje per ty ) e, Se non avessi piu tè ( Sikur të mos të kisha më )...
Ndërsa në vitin 1965, është përsëri e papërseritshmja Mina, ajo që me kengën Un anno d'amore ( Një vit dashurie ), e cila ishte paraqitur në një seri spektaklesh televizive, shet numurin më të madh të disqeve. Vera e vitit 1966, ishte pothuajse krejtesisht "beat", me kengët e Beatles-it dhe Rolling Stones të cilët bëhen "zoter" absolutë të tregut diskografik në Itali respektivisht me kengët Paperback Writer ( Shkrimtari i kopertinave ), Yellow Submarine ( Nendetsja e verdhë ) e Paint it black ( E lyer me të zezë ). Në konkurencë me ta, ishin ndërkohë edhe disa grupe italiane të kohës, si Equip '84 me Ho in mente tè ( Me ty ne mendje ), Rok’s me Che colpa abbiamo noi ( C' faj kemi ne?), Giganti me Tema ( Tema ), etj. Megjithatë, edhe pse zotëron kulmi i kësaj atmosfere tipike "beat", bilanci final ishte triumfues për "gjigandin" italo-amerikan Frank Sinatra, kenga e të cilit Srangers in the nights ( Të huaj në këtë natë ), u cilësua atë vit, si disku më i sukseshëm e më i shitur në tregun italian. 

                                             4 JANAR 1967

         4 janari i vitit 1967, siç thame edhë më sipër, është fillimi i transmetimit të emisionit të ri "Vetrina di Hit Parade" në radion italiane, i cili bënte klasifikimin e disqeve në bazë të sondazheve e anketave të kryera nga një varg revistash muzikore të specializuara e, sidomos, në bazë të "TV-Sorrisi e canzoni", organ i RAI-t për programet televizive javore, ( por njëkohesisht edhe revistë e krijimtarisë, jetës e modës së kengëtarëve e artisteve më të shquar në Itali e në botë ). Gjatë vitit të parë të këtij emisioni, për 11 javë rrjesht, në krye të "Hit Parade" u rradhit Litle Tony me kengen Cuore matto (Zemër e çmendur), i pasuar me 8 javë nga Gianni Morandi me Un mondo d'amore ( Një botë dashurie ), 6 javë Adriano Celentano me La coppia piu bella nel mondo ( Cifti më i bukur në botë ) e, pastaj, me rradhë, kompleksi Rok’s me E la pioggia che va ( Dhe shiu bie ), Equipe '84 me 29 novembre ( 29 nentor ), Rocky Roberts me Stasera mi butto ( Sonte do hidhem ), Al Bano me Nel sole ( Nenë diell ) etj. 
Gjatë "epokës së artë" të muzikës së lehtë italiane, Litle Tony, i cili u shpall "kampion" i atij viti në "Vetrina di Hit Parade" me, ndofta, suksesin më të madh të karrierës së tij Cuore matto ( Zemër e çmendur ), mbetet një nga kengëtarët e rrallë italiane i cili s’ka fituar asnjë trofe. Në karrierën e tij të gjatë si kengëtar, ai ka marrë pjesë në festivale e gara të shumta muzikore por, pa arritur asnjeherë të zerë vend të parë. Por, kjo padrejtesi i eshte shpërblyer disa herë, me kengët e klasifikuara në vende nderi në "Hit Parade", si edhe me miliona disqe të shitura në vite...

                 1968 - VITI I ADRIANO CELENTANOS 

            Kenga Azzuro ( Kaltërsi ) e A. Celentanos ka qenë "kampionia" e "Hit Parade" për vitin 1968, ku ajo qendroi shtatë javë në vendin e parë. Një kuriozitet. Qysh në fillimin e daljes së saj, por ndofta edhe kohë më pas, ajo u konsiderua si një kengë e rendomte dhe e "lehte" në repertorin e Celentanos. Por, në fakt, me kalimin e viteve, kenga pati jehonë boterore e u shit në miliona e miliona kopje, duke u kenduar gjithashtu edhe prej shumë kengetarëve të shquar nga vende të ndryshme. Dhe, s'mund të ndodhte ndryshe, po të kihen parasysh edhe aftësitë e shquara profesionale të kompozitorit të kësaj kenge, Paolo Conte, ( i cili kish shkruar ndërkohë edhe disa kengë të sukseseshme për Caterina Caselli -n, Patty Pravo -n etj.), si edhe të autorit të tekstit, Pallavacini, "parolierit" më të shquar të kengës së lehtë italiane. 
 Gjatë vitit 1968 në "Hit parade", mbas Celentanos, mbresat më të mira tek mijëra e mijëra dëgjues, i ka lene pa dyshim kenga e Patty Pravo-s La bambola ( Kuklla ) me gjashtë javë në krye të klasifikimit e pas saj, Riccardo del Turco me kengën Luglio ( Korrik ) po me 6 vende të para etj. Gjatë ketij viti, kengetarë të tjerë u afirmuan si talente të reja e me të ardhme të padiskutueshme. Të tille ishin Don Backy me Canzone, me 6 javë në krye të klasifikimit, Camaleonti me kengët Applausi ( Duartrokitje ) dhe L'ora de l'amore ( Ora e dashurisë ), grupi Aphrodite's Child me Rain and tears ( Shi e lotë ), Tom Jones me Delilah, Franco Quatro e Franco Primo me Ho scritto t'amo sulla sabbia ! ( Mbi rërë shkrova, të dua! ) etj. 



"Liza me syte blu" ( Lisa dagli occhi blu ), pushtoi gjithë plazhet e shpejt u bë "hymni" i të gjithë të dashuruarve, gjatë verës së vitit 1969. E kenduar nga Mario Tessuto, kjo kengë pati shkëlqimin e një meteori, rast tipik si fenomen, e që ka ndodhur shpesh edhe për shumë kengë e kengëtarë të tjerë të viteve ’60 kur, një këngëtar pothuajse i panjohur, dilte pa pritur në skenë, bente jehonë me një kengë të vetme, shiste disa milionë disqe e, pastaj, humbiste e harrohej. Mario Tessuto, me këtë kengë "mposhti" gjithë pretendentët e tjerë të konkursit Un disco per l'estate ( Disku i verës ), i cili vendoste për suksesin dhe shitjen e disqeve më të dëgjuara gjatë verës. Napolitan me banim në Milano, ai ndodhej prej kohesh në një mjedis kengëtarësh por, pa mundur asnjëherë të afirmohej. Ishte Ricky Gianco, më 1963, që ja prezantoi atë Adriano Celentano-s, i cili mbasi e mbajti për ca kohë në "Klan"-in e tij, nuk e pelqeu dhe e dërgoi andej nga erdhi. Pastaj, erdhi vera plot fat e vitit 1969 e, suksesi i madh i Liza me sytë blu, ( gjashtë javë rresht në krye të "Hit Parade" ), bëri që ajo të mbetet një nga kengët që kujtohet edhe sot e kësaj dite me nostalgji nga "fansat"e asaj epoke...
"Mrekullia" tjetër e kësaj vere ishte pa dyshim, një nga sukseset më të mëdha të G. Morandi-t, Scende la pioggia ( pesë javë në krye të klasifikimit ), e cila ben pjesë në kengët më të zgjedhura e më të mëdha të tij. Po gjatë këtij viti, me disa herë ne krye të "Hit Parade", vijuan me rradhe Bella Belinda ( Belinda e bukur) e G. Morandi-t, Zingara ( Cigania ) e Boby Solo, Bada bambina ( Vallzo vogëlushe ) e Little Tony-t, Eloise e Barry Ryan, Tutta mia la città ( Gjithë qyteti ) i kompleksit Equipe '84, Viso d' angelo ( Fytyre engjelli ) e Cameleonti-t, Storia d'amore ( Histori dashurie ) e Celentano-s, Pensiero d'amore ( Mendim dashurie ) e kompleksit Mal, Il primo giorno di primavera ( Dita e parë e pranverës ) e kompleksit Dik - Dik etj.

                                                          (vazhdon) 

Par Simbad Detari - Publié dans : NOSTALGIE ( Nostalgji )
Ecrire un commentaire
Jeudi 2 mars 2006 4 02 /03 /Mars /2006 14:53
 "BEATLES"-GJASHTE JAVE NE VEND TE PARE
 
"Let it be"(Ashtu qoftë !), kengë e cila mund të konsiderohet ndryshe edhe si "epitafi" i Beatles-ve, qendroi për 6 javë në krye të Hit parade gjatë vitit 1970. Albumi me të njejtin titull u publikua vetëm 15 muaj mbas ditës së rregjistrimit të tij, për shkak të mosmarrveshjeve që tashmë kishin lindur mes anetarëve të grupit mitik. Që ky disk, do të shenonte në një farë menyre edhe "lamtumiren" e një kompleksi që kish hyrë tashmë në histori, këtë askush nuk e besonte, aq me pak"fansat" e çmendur të tyre, në gjithë botën.
Një garë e fortë u zhvillua mes dy kengatarëve, tashmë shumë të dashur për publikun italian, Gianni Morandi-t e Lucio Battisti-t, respektivisht me kengët Belinda ( Belinda ) dhe Anna ( Ana ), të cilat qendruan në menyrë të barabartë, nga 5 javë në krye të klasifikimit por, pa ja kaluar dot "Let it be" të Beatles-it. Gjatë muajve të veres së 1970-ës, dominoi edhe kenga e Renato dei Profeti Lady Barbara ( Zonja Barbara ), me katër javë në krye, ( 2 korrik - 6 gusht ), së bashku me kengen e Modugno-s La lontananza ( Largësia ) që ndenji në krye për dy javë ( 13 -27 gusht ). Pastaj, gjer në fund të vitit, me nga tri javë kryesuan në Hit Parade, respektivisht, kengët Se bruciasse la città ( Sikur të digjej qyteti ) e Massimo Ranieri-t, Chi non lavora, non fa l'amore ( Kush nuk punon, nuk dashuron ) e Celentano-s, La prima cosa bella ( Gjeja më e bukur ) e Nicola di Bari -t, It's five o'clock ( Në orën pesë ) e Aphrodite Child e Insieme ( Së bashku ) e Minës.
 
LUCIO DALLA - "4 MARZO 1943"
 
       Shtatë javë në krye të klasifikimit, ( nga 23 marsi gjer në 5 maj të vitit 1971), qendroi ne Hit Parade kenga e Lucio Dales 4 Marzo 1943 ( 4 mars 1943). Fillimisht, autori i tekstit Pallottino e pat titulluar kengën Gesu bambino ( Krishti i vogel ) por, shtepia diskografike RCA, mendoi që këtë kengë t'a paraqeste në festivalin e Sanremos, duke i bërë edhe disa ndryshime në vargje, me rezervën se ato mund të cilësoheshin si "të pa përshtatëshme" nga juria e asaj kohe. Kenga pati sukses të dukshem e për Lucio Dalen, një kengëtar i papërfillur gjer atehere nga publiku, nisi një epokë tjetër... Por megjithatë, 4 marzo 1943 nuk arriti të merrte "kupën" e atij viti, për faktin se nga 7 javë në krye të klasifikimit ne Hit parade qëndruan edhe dy kengë të tjera të shquara, Amor'mio ( I dashuri im ) e Minës e kenga "hymn" e kompleksit Pooh Tanta voglia di lei ( Sa shumë të dëshiroj )... Ndërsa festa e bukur e krishtelindjeve e vetë viti 1971, u mbyllën me kengën fituese të dy javëve të fundit të tij, La canzone del sole ( Kenga e diellit ) e Lucio Battisti-t e hedhur në treg nga Shtepia Diskografike Ricordi.
 
  DELIRIUM
 
         "Delirium", grupi muzikor që triumfoi edhe ky për 7 javë në krye të "Hit parade" me kengën Jesahel, duke zenë kështu vendin e parë për krejt vitin 1972, e pat prezantuar atë së pari në festivalin e Sanremos të po atij viti por, juria e kish konsideruar pa ndonjë vlerë duke e skualifikuar qysh natën e parë. Por, mbas një festivali të natyrës thellësisht tradicionale, ( me Nicola di Barin, Peppino Gagliardin etj.), u duk qartë se shijet e të rinjve e, jo vetem të atyre, kishin evoluar e qenë drejtuar me interes mjaft të madh drejt një muzike të natyres së Delirium-it të Ivano Fossatit ( kengetar, kompozitor, flautist e "lider" i një grupi progresist, plot djem e vajza te veshur si "ciganë", afresk i një lloj kenge të re, të lirë, të rrugës e që, nuk ngjante aspak, me kengët tashmë tradicionale të skenës së Sanremos.
         Dy muajt e parë të vitit 1972, evidentuan në krye të "Hit Parade" për 6 javë rresht, kengën e Nicola di Bari-t Chitara suona piu piano ( Kitarë bjerë më ngadalë ) e cila zbriti vetëm dy herë në vend të dyte, për shkak të kalimit në vend të parë të dy kengëve të tjera, respektivisht Sono una donna, non sono una santa ( Jam grua e jo shenjtore ) nga Rosana Fratello dhe Imagine (Imagjinoj), kenduar nga ish-Beatles, John Lenon. Një kengë tjetër që zoteroi për 5 javë "Hit parade"-in, ishte edhe një nga sukseset e mirënjohura të Lucio Battisti-t, I giardini del marzo (Kopshtet e marsit).
        Ndërsa verën e 1972-it, ( 15 korrik - 26 gusht ), pothuajse e "pushtoi" melodia dhe teksti i kengës së mirënjohur të Gianni Nazzaro-s Quanto è bella lei! ( Sa e bukur është ajo! ), e cila bente pjesë në serinë e kengëve të rubrikës tashmë të njohur muzikore Un disco per l'estate, së bashku me sukseset e njohura të grupeve Dik-Dik Viaggio di un poeta ( Udhëtimi i një poeti ) e Noi due nel mondo e nel anima ( Ne të dy, në botë e në shpirt ) të Pooh...
 
NJE "IDE E CMENDUR"
                       
          13 jave në "Hit parade"!... Një sukses i lakmuar dhe i endërruar për shumë nga kengëtaret big të muzikës së lehtë italiane. Ky, ishte "fati" i kengës, Pazza idea ( Ide e çmendur ), kenduar nga bjondia sensuale Patty Pravo, hedhur në tregun muzikor nga shtëpia diskografike RCA. Me pamje fatale, veshje moderne e lëvizje provokuese, kengëtarja veneciane, kësaj rradhe i’u imponua publikut me një kengë, interpretuar plot harmoni e mjeshtëri vokale. ( Kenga në fjalë, qendroi në krye të klasifikimit prej 15 k orrikut gjer në 28 tetor ).
Sa për kronikë, citojmë se, 3 javët e para të vitit 1973, u hapën me një kenge "kampione" të Claudio Baglioni-t Questo piccolo grande amore ( Kjo e vogël dhe e madhe dashuri ). Më pas, për 5 javë pa ndërprerje do të ish Il mio canto libero ( Kenga ime e lirë ) e Lucio Battisti-t, e cila do të ngjitej në majë të "Olimpit". E, pas saj, një kengëtar i huaj por i dashur për italianet, Elton John, nuk "i ndahet" kreut të kengëve më të shitura, me tashmë të njohurën Crocodile rock që do të behej më pas, një nga pjeset më të njohura të repertorit të djaloshit ekstravagant. Me katër nentor, Lucio Battisti kthehet përsëri triumfalisht në krye të "Hit Parade" me La collina dei ciliegi ( Kodra e qershive ), ku qendron "pa lëvizur" për nentë javë, gjer në ditet e fundit të vitit 1973.
 
KOHA E "KANTAUTOREVE"...
 
          Me sa duket, për një farë periudhe në kengën italiane, kishte ardhur epoka e kantautoreve ose, thene ndryshe, koha e suksesit të "shkollës romane", ( siç konsiderohet nga disa kritikë të specializuar, pleiada e autorëve Antonello Venditti, Francesco de Gregori, Claudio Baglioni etj...). Edhe Riccardo Cocciante ështe një nga ata që ben pjesë në ketë shkollë e, suksesi i buzëqesh vërtet bujarisht, për vetë faktin se kenga e tij Bella senz'anima ( E bukur dhe pa shpirt ), qendron në krye të "Hit Parade"-it për 9 javë, tregues ky i një interesi të madh nga blerësit e disqeve që kanë zbuluar më së fundi vlerat e kantautorëve. Suksesi përsëritet pak më vonë më e pikërisht në muajt e nxehtë të verës, sidomos në stacionet balneare kur, një tjetër kantautor, C.Baglioni me kengën E tu ? (Po ti?), për 7 javë, nuk i ndahet grupit të kengëve më të shitura të vitit, duke qendruar vazhdimisht në krye. Ndofta për rastësi apo si një tregues kuptimplotë e domethënes i supermacisë së kantautorëve është fakti se janë pikërisht dy nga "divat" e kengës së lehtë italiane që çelin e mbyllin Hit parade-in e 1974-ës me kengë që mbajnë "kuroren" e artë të fitores. Mina, me E poi... ( E pastaj...) për 3 javë të muajit janar e, A. Celentano me Bellissima ( Shume e bukur ), për dy javët e fundit të dhjetorit...
RROJA I FARIT
 
                           "Roja i Farit" ( Il Guardiano del Faro), quhet kompleksi muzikor i drejtuar nga Federico Monti Arduini i cili, mbas një përvoje të gjatë muzikore si kompozitor, produktor, aranxhator, drejtues orkestre etj. vendos të debutojë vetë me emrin disi romantik "Roja i farit". Magjistar i tastjerës, ai ishte njëkohësisht mjeshtër i sintetizatorit dhe i zhanrit të "muzikës së ambjentit". Ai triumfon, së pari me pjesen Amore grande, amore libero ( Dashuri e madhe, dashuri e lirë ). I quajtur ndryshe edhe "Ugo Papetti" i tastieres, Monti Arduini "inaguron" kështu serinë e një vargu melodish plot ndjenjë, të cilat përshkohen nga filigranë melodish të praruara e që relaksojnë shpirtrat e trazuara nga stresi i jetes.Triumfi i këtij disku të dalë nga "Un disco per l'estate", ishte i bujshëm: 9 javë në vend të parë ( prej 22 qershorit, gjer në 17 gusht )...
        Me gjithë suksesin e padiskutueshëm, si për paradoks kampion i vitit 1975 për "Hit parade" s’do jetë " Il Guardiano del Faro", por një kengëtar tjetër. Përsëri një kantautor: Claudio Baglioni me kengën Sabato pomeriggio ( Të shtunen mbasdite ) e cila qendron në vend të parë 10 javë, nga 14 shtatori gjer në 16 nentor, duke u bërë kështu "mbreti" i padiskutueshem, super fituesi i kengëve të 1975-ës. Në vend të tretë, për nga numuri i javëve fituese, vijojnë Domenico Modugno, me kengën Piange il telefono (Telefoni qan)që kryeson pandërprerje për 8 javë. Pas tij, kompleksi"Cugini di campagna" ( Kushërinjtë e fshatit ) me kengën Un'altra donna ( Një grua tjetër ), për 5 javë. E, së fundi, çifti Wess e Dori Ghezzi me Un corpo e un anima ( Një trup, një shpirt ) për 4 javë etj.
       Për stinen e verës së këtij viti, përsëri një tjetër kengë e "Un disco per l'estate" shoqëroi prane detit e mbi rerën e nxehtë gjithë pushuesit, e veçanërisht të rinjtë që nuk i’u ndanë për asnjë çast radio-tranzistorëve. Eshtë ky grupi muzikor Mal me kengën Parlami d'amore, Mariu ( Folmë për dashurinë, Mariu! ), e cila bëhet simboli muzikor e sentimental i këtij sezoni dashurish e, njëkohësisht, ndarjesh brengosëse...
 
LUCIO BATTISTI - NJE EMER I MADH 
 
...Viti 1976 është viti i triumfit të madh, për një nga kengëtarët më karizmtikë të kengës italiane. Pothuajse çdo kengë e re e tij, hyn direkt në "Hit Parade", duke ngjitur "shkallet" e tij me shpejtësi marrëmendëse. Për më tepër se tre muaj, pra për 13 javë, është kenga e tij Ancora tu ( Përsëri ti ), që shenon rekordin më të madh të vitit. Gjatë karierës së tij, të cilën ai e ndërpreu fatkeqësisht para kohe, janë tridhjetë e pesë kengët e tij më të shquara, të rregjistruara në 45 e 33 xhiro, ( në harkun kohor 1968-1988 ) të cilat, pa përjashtim, janë rradhitur vazhdimisht në vendet më të mira të "Hit Parade". Sa për kureshtje, po rendisim vetëm pak shifra. Për disqet 45 xhiro, 17 albume të tij kanë marrë pjese në "Hit Parade", 11 herë kengët e tij kanë qenë në krye të klasifikimit nga të cilat, 14 javë pa shkeputje, ka qendruar kenga Una donna per amico ( Një grua për mik ). Ndërsa, prej vitit 1971 kur nis hedhja në treg e disqeve 33 xhiro, bilanci i sukseseve të tij është ky: 446 javë pjesëmarje në "Hit parade" me 17 albume dhe 24 herë në krye të klasifikimit. ( Ndër to, mund të përmendim: Balla Linda, Acqua azzura-acqua chiara, Mi ritorni in mente, Fiori rosa, fiori di pesco, Anna, Pensieri e parole, I giardini del marzo, Il mio canto libero, Amarsi un po, Ancora tu, Emozioni , Il nostro caro angelo etj.
        Një tjetër sukses i këtij viti, me 10 javë ne krye të klasifikimit, është Gianni Bella, (vëllai i kengëtares Marcella Bella), me kengen Non si puo morire dentro ( Shpirti nuk vdes) që numërohet si një nga sukseset e pakta e të vetme të këtij kengëtari "meteor".Një tjëter kengëtar i njohur tashmë,Cocciante,me kengën Margehrita, qendroi për 5 javë në krye të klasifikimit, i ndjekur nga kompleksi "Pooh", i cili po për 5 javë kryesoi "Hit Parade"-in me kengën Linda. Surpriza e verës ëe këtij viti, ishte pa dyshim kenga Sandokan e Oliver Onions ( pseudonim i Guido e Maurizio de Angelis ). Ajo bente pjesë në kolonën sonore të filmit me të njejtin titull, në qender të të cilit ishte figura e një heroi legjendar e mjaft popullor në Malajzi, ( e që luhej me mjeshtëri nga aktori, Kabir Bedi ).
 
1976 -1986 ... EDHE DHJETE VJET TE TJERE "HIT PARADE"
 
            Natyrisht, s’është aspak e lehtë që në pak rradhë, të përmbledhësh gjithë historikun e "Hit Parade" gjatë një dhjetëvjeçari të tërë. Megjithatë, do të mundohemi të bejmë një shikim të përgjithshëm, një tentativë, për të sintetizuar sukseset më të shenuara si edhe ngjarjet më të rendesishme të kësaj dekade...
          Viti 1977 është përsëri një periudhë triumfi për kengetaret e afirmuar. Lucio Battisti me kengën Amarsi un po ( Të duhemi pakëz ), pushton sërish zemrat e milona adhurueseve, duke qendruar për 10 javë pa nderprerje e, pa asnjë rival, në klasifikimin e disqeve më të shitura. Në Festivalin e Sanremos - 1978, i cili kishte shenjat e një tentative për "ndryshime", në sensin modern të fjalës, në vend të parë u klasifikua grupi Matia Bazar, në të dytin Anna Oxa e, në tretin, Rino Gaetano me kengën Gianna. Si zakonisht, kengët fituese nuk vonuan të hyjnë direkt në "Hit Parade". Matia Bazar me Solo tu ( Vetëm ti ), qendron aty mbi 9 javë, ndërsa Rino Gaetano me Gianna 7 javë. Por, megjithatë, për këtë vit rekordin e thyen Umberto Tozzi me Tu ( Ti) e, klasifikohet i pari për 12 javë. Një sukses jo pak i rendesishëm për këtë kengëtar të ri, i cili më pas do të bëhet një emër i njohur i kengës italiane. Viti mbyllet përsëri me kengën e atij që tashmë mund të cilesohet si një veteran i "Hit Parade"-it. Eshtë ky, Lucio Battisti me Una donna per amico, kengë kryesuese për 9 javë. Viti në vijim, pra 1979-a, nis përsëri me 5 javë kryesuese te Una donna per amico e vazhdon për 7 javë të tjera me një kengë të Bee Gees Tragedy ( Tragjedi ) e, fill pas saj, me Renato Zero-n me Il carrozziere, me 6 javë si kryesuese. Viti 1979 është ai i një "stine" të madhe edhe për Alan Sorrenti i cili shpallet kampioni i "Hit Parade" me diskun më të shitur të vitit. Kenga e tij Tu sei l'unica donna per me (Ti je gruaja ime e vetme) qe një sukses i jashtëzakonshëm. 12 javë në krye !... 
 
"VIDEO KILLED THE RADIO STAR"

          Viti 1980, shenon nisjen e një dhjetëvjeçari të ri në historinë e kengës italiane. Qysh prej viteve '60 kanë kaluar pothuajse 20 vjet. Shumë ndryshime kanë ndodhur në jeten e vendit e në vetë sjelljet dhe zakonet e reja të shoqerisë. Pa dyshim që kjo është reflektuar gjërësisht, jo vetëm në artin e kulturën e këtij vendi, por edhe në vetë formën e përmbajtjen e kengës së lehtë. Në skenë dalin emra të rinj, kengëtarë e kompozitorë me tendenca më bashkëkohore, të cilët eksperimenojnë forma e menyra të reja të kenges. Megjithatë, edhe për shumë vite të tjera, dhjetëvjeçari i ri do të ketë temat e melodite e viteve '60 e '70. Divat e pazevendsueshëm, ( ata që i dhanë emër e ndjenjë një epoke të cilësuar "të artë", për nga popullariteti e gjurmet që la në shoqerinë e një epoke të caktuar ), nuk largohen lehtë nga skena dhe beteja për të qenë vazhdimisht në qendër të kërkesave të dëgjuesve, konsumatoreve e vetë tregut të disqeve në përgjithesi.
          "Hit Parade" i 1980-ës, çelet kështu me imazhin delikat e plot nur të Heather Parisi-t, e cila gjatë 8 javëve me kengen Disco bambina qendron në krye të klasifikimit pa asnjë konkurent. Por, fenomeni i vitit është pa dyshim grupi italian Buggles i cili me kengën Video killed the radio star ( Videoja që vret radiot star ) shpallet për 15 javë kampion i "Hit Parade". Duket se, publiku pëlqen e është më tepër i terhequr nga vetë emeri, se sa nga vetë vlerat e saj si kengë. Në fakt, këtu ka diçka të vertete dhe "profecia" e tyre për radiot "star" me sa duket është kobndjellese. Me qindra radio private të shpërndara andej-kendej nëpër provinca të ndryshme të Italise, janë të detyruara të mbyllen e të falimentojne. Nje"erë"e re ka triumfuar: ajo e televizionit. Por për fat të keq, ky është edhe vetë fati i Buggles. Kenga e tyre Video killed the radio star, do të jetë e para dhe e fundit e gjithë egzistencës së tij...
           "Kriza"e kengës së mirfilltë italiane, me sa duket sapo ka filluar. Kjo është edhe arsyeja pse gjithë tregu pushtohet nga autorë e disqe të huaj. Kjo gjë, natyrisht që pasqyrohet edhe në klasifikimet e "Hit Parade". Stevie Wonder qendron për 6 javë në të me kengen Master Balster ( Zoti Balster ). Pas tij është rradha e Barbra Streisand, me 3 javë të tjera në krye me Women in love ( Gra të dashuruara ) e, më tej, vogëlushja e hijëshme, Nikka Costa me On my own, ( Ashtu siç une dua ) me rekordin e krejt vitit 1981: gjithësejt 16 javë ne majen e "Olimpit", një magjistare që ben për vehte zemrat e miliona italianeve. Fenomeni përsëritet gjatë 4 javëve të mesit të verës. Në muajin korrik "Hit Parade" bëhet "prone" e një vogëlusheje tjetër e cila, ndryshe nga Nikka Costa, kendon në gjuhën frenge. Ajo është e hijshme, me bukurinë e një luleje, për më tepër edhe sexy. Por, siç ka ndodhur rendom me kengëtarët - fëmije, edhe vetë suksesi i saj ishte pa të ardhme. Kenga e saj Amoureux solitaires ( Dashnorë të vetmuar ), edhe pse e bukur dhe e interpretuar me ndjenjë, nuk qe veçse një flash, një çast që veshtirë mbetet në kujtesë... E, pastaj, si për të mos harruar që kemi të bejmë me një "Hit Parade" italian, në skenë del grupi i mirënjohur Ricchi e Poveri me kengën Sarà perche ti amo ( Do bëhet, se të dua ) që kryeson për 9 javë, me një kengë që të kujton kohë tashmë të "shkuara".( Do bëhet, se të dua ) që kryeson për 9 javë, me një kengë që të kujton kohë tashmë të "shkuara".
 
DER  KOMMISSAR
 
        Për të dytin vit me rradhë, rekordin e shitjeve e shënoi një kengëtar i huaj. Nuk është fjala për një kengë të kenduar në anglisht apo në frengjisht por në...gjermanisht. Kenga e gjermanit Falco i befason të gjithë, jo vetëm për orgjinën e interpretuesit por për vetë titullin kengës, Der Kommissar ( Komisari ). Megjithë surprizën, Falco, nuk kish ardhur rastësisht në krye të "Hit Parade" ku ndenji për 10 javë. Ai kish tashmë një përvojë të gjatë skene, ishte kompozitor, kengëtar, prodhues disqesh, disc-jockey etj. Per Italinë ai ishte një rekord në llojin e vet. Asnjeherë në historinë e "Hit Parade"-it italian s’kish bërë vaki që në krye të ndodhej një gjerman. ( Një tjetër kengetar i kësaj kombësie, kish pasur sukses vite të shkura në festivalin e Sanremos, Udo Jurgens por, ai, s'kish mundur kurrë të ngjitej gjer aty ku shkoi bashkëatdhetari i tij, Falco)...
        Megjithë fenomenin Der Komissar, "Hit Parade", nuk i munguan "ngjyrat" italiane. Cifti simpatik, Al Bano e Romina Power, u ngjitën si me "katapultë" në krye me kengën e tyre tashmë të njohur Felicità, por vetëm për pak kohë, për një ...javë. Mbas tyre, ishte Claudio Baglioni me Avrai (Do të kesh) që kryeson garën duke qendruar për 5 javë, ne krye të saj. E, pas tij, po me 5 jave, Christian me kengën Un'altra volta, un altro amore (Herë tjetër, një tjetër dashuri), i ndjekur nga Ricardo Fogli me Storie di tutti i giorni ( Histori të çdo dite ) me 3 javë...
 
VAMOS A LA PLAYA !
 
       Një sukses, një "hit" i madh veror !...10 javë në vend të parë. Duket si e bërë enkas për atmosferën e plazheve, diskotekat, pushimet verore e stacionet e mëdha balneare. Një tip i kengëve të dikurëshme të traditës, të kenduara nga Nico Fidenco apo Edoardo Vianello por natyrisht me "rritmin" dhe "evolucionin" e një diference prej njëzet vjetësh avancë... Grupi Righeira me kengën Vamos a la playa ( Shkojmë në plazh ), vinte pothuajse nga "asgjëja". Ai kendon nëpër disa diskoteka e njihet vetëm nge një p ublik i kufizuar të rinjsh. Por ja që, Vamos a la playa bëhet hymni i kësaj vere, ( 10 javë në "Hit Parade" ) e, si asnjë herë tjetër spanjishtja bëhet gjuha zyrtare e një kenge që dëgjohet pa rreshtur për disa muaj nga të gjithë. Atmosfera e një vere të zbaviteshme e tipike italiane, me muzikë të gëzueshme e rritmike, plot batuta e humor...
          Viti 1983, shenon përsëri edhe një sukses tjetër të Christian me Abbracciami amore mio (Përqafomë e dashura ime), kengë që qendron 7 javë në krye të klasifikimit. Vazhdon me tej, prezentatori i njohur i kohës, Corrado, me një "kengë" që, edhe pse mediokre, udhëheq për 5 javë. E, më pas, për herë të parë në historine e "Hit Parade"-it, një kengëtar qe ka tashmë përmasat e një "big"-u internacional. Michael Jackson, idhulli i madh i të rinjve që kryeson për 8 javë me kengën Billie Jean...
         Viti në vazhdim, 1984, shquhet për një pjesë muzikore tipike, të zbuluar nga disc-jckey-t. Eshtë All night long e Lionel Richie. Një lloj sigle, diçka frenetike e denjë për klubet e natës. Muzika, e shkruar nga ish-lideri i grupit Commodores, është diçke e "modes" e që pëlqehet nga të rinjtë që kalojnë netet e verës nëpër diskoteka gjer në orët e para të mengjezit. Diçka që kendohet e kërcehet në grupe. Jo një apo dy herë në nate, por dhjetë e pesembëdhjetë herë. Një pjesë që ka hyrë tashmë në antologjinë e dansit modern të të gjithë kohëve e që, herë pas here qendron edhe sot e gjallë, në repertorin e "hit"- eve të muzikës së diskotekave..."Hit parade" i këtij viti, përveç fenomenit All night long, është një "koktejl" i vërtetë autorësh e kengëtaresh italiane e të huaj. Ai nis me kengën e Christian Nostalgia (3 javë në krye), vijon me Paul Young dhe kengen e tij Love of the common people (4 javë), Wang Chung me Dance all days (6 javë), Raf me Self control (7 javë), George Michael me Carelss whisper (5 javë ), Stevie Wonder me I just called to say I love you e, së fundi, për herë të parë në "Hit Parade", me një debutim të një kengetare italiane që, jo shumë kohë më pas, do behet nje emër i njohur e i dashur për publikun italian. Eshtë Gianna Nannini me kengen Fotoromanza që qendron në krye të kengeve më të suksesëshme të vitit, për 5 javë...
 
USA FOR AFRICA  
                                          
      Përsëri numëri një i "Hit Parade", ashtu si një vit më parë, është Lionel Richie me 11 javë në krye. Por, kësaj here më një himn kushtuar Afrikës, një mesazh madhështor solidariteti me kontinentin e origjinës së një vargu kengëtarësh të shquar me ngjyrë... Kenga e tij fituese USA for America ), është një kompozim i përbashkët me Michael Jackson. Një nisme kjo e pa shembëllt, e cila ngrohu zemrat e gjithë njerezve të globit e që u pasua më vonë me shembuj të tjerë të kësaj natyre, të ndërmara nga kengëtarë e grupe të tjerë në vende të ndryshme të botës. Videoja me ngjyra me të njejtin titull, bëri "xhiro" triumfuese në gjithe "Hit parade"-t e botës. Të pa harrueshme, planet e xhiruara nga afër të Dylan e Springsteen, kërcimet e Cyndi Lauper, buzët e Tina Turner, nofullat e Kenny Rogers, intonacioni i përkryer i Hall & Oates, psherëtimat e Ray Charles, Micheal Jackson dorë për dore me Diana Ross e, buzëqeshja e lumtur e Stevie Wonder...  
         Duket se "Hit Parade" 1985 është i pushtuar nga "divat" e kengës ndërkombëtare. Në krye, Madona me 10 javë, me kengen Into the groove pastaj, grupi Duran Duran me 8 javë me kengën A view to a kill ( Imazhi i një vrasje ), përsëri George Michael me 6 javë me Carles whisper e, së fundi, për herë të parë ( por jo të fundit ), "zbulimi" i ri i kengës italiane Eros Ramazzotti, me suksesin e shquar Una storia importante, me vetem 3 javë ne krye, por në një radhë me më të mëdhenjtë e botës... 1986-a, është përsëri edhe një vit tjetër afirmimi për të. Kenga e tij Adesso tu ( Tani ti ), një sukses që edhe sot bën pjesë në më të mirat best të tij, kryeson për 9 javë. Ai është gjithashtu vit i suksesshëm debutimi, për një tjetër kengëtare premtuese italiane. Për simpatiken Spagna e cila me East Lady, ( Zonja nga Lindja ), mban për 6 javë "kuroren" e nderit të vendit kryesues. Po këtë vit, Gianna Naninni i forcon me tej "pozitat", duke hedhur në treg kengën tashmë të njohur Bello e impossibile ( I bukur dhe i pa mundur ). Nderkohë, vazhdojnë të kryesojnë për shumë javë me disqet e tyre të sukseshëm, Madonna, Joe Cocker, Tracy Spencer, George Michael, Arcadia, A-Ha, Duran Duran, Band Aid, Wham, New Glory,etj.
 
MADONNA
 
         Për herë të parë, pas "kontakteve" vizive nëpërmjet video-klipesh me pamje disa herë sensuale, ( të cilat janë transmetuar herë pas here në programe të ndryshme televizive ), Madona, super-ylli i kohës, vjen më 1987 në Itali ne një turne "mega-koncertesh", të cilat nisin në Torino e përfundojnë në Firence. Madona ben për vehte deri në delir, jo vetëm publikun e gjerë pothuajse të çdo moshe, por edhe gazetat e kanalet e ndryshme televizive të cilat "gërmojnë" nëpërmjet një vargu emisionesh për të gjetur orgjinen e saj italiane. Për një jave të tërë, në Itali nuk flitet për asgje tjëter veç për Madonen. Koncerti i Torinos transmetohet direkt në TV e ndiqet nga 14 milionë teleshikues. Eshtë viti 1987...Disku i Madonnes Who's that girl ?, ( Kush është ajo vajzë ), qendron për 12 javë në krye të "Hit Parade"...
         Eshtë epoka e emrave, koncerteve e turneve të mëdha. Koha e grupeve të shquara "pop". Ndër ta shquhet Europe që, me kengen The final countdown (Numërimi mbrapsh), qendron 8 javë në numërin një të rradhës së disqeve më të mira. Mbas tij, triumfuesja Whitney Houston me I wanna dance with somebody, ( Dua të kërcej me dikë ) e, më pas, Michael Jackson me Bad ( I keq ) etj...Në këtë mori emrash, kengësh e muzike të huaj, të cilat "mbysin" tregun italian të disqeve duket se, kenga tradicionale e këtij vendi, tashmë është harruar dhe i përket vetëm së kaluarës. Por, ja që ky iluzion është i gabuar... Në festivalin e Sanremos të këtij viti, triumfojnë pikërisht tri kengëtarë të "traditës". Njeri prej tyre, Gianni Morandi, rikthehet në skenë pas disa vjetësh heshtje e "harrese". Dy të tjerët, Enrico Ruggeri e Umbero Tozzi, janë gjithmonë aktivë. Kendojnë së bashku kengen Si puo dare di piu ( Mund të jepet më tepër ) dhe meritojnë vendin e parë. Pa kaluar një javë, disku i tyre kryeson "Hit Parade", ku qendron për 10 javë. Eshtë një rikthim drejt "epokës së artë" ?... Jo! Ndofta është thjesht një "nostalgji", një përpjekje për të kujtuar kohën e shkuar, e cila nuk kthehet më ...
 
*********
 
REKORDE DHE KURIOZITETE
                              
HIT PARADE  - KENGETARE ME NUMERIN ME TE MADH TE DISQEVE 45 XHIRO 
 
Mina është interpretuesja e cila, prej vitit 1957 e gjer më sot, ka mundur të “fusë” numërin më të lartë të 45 xhirove ( single ) në listen e disqeve më të shitura. Ja dhe lista e interpretuesve:
 
    67   Mina
    59   Adriano Celentano
    52   Pepino di Capri
    39   Domenico Modugno, Gianni Morandi
    33   Ornella Vanoni
    29   Rita Pavone
    27   Litle Tonny
    26   Patty Pravo
    24   Elvis Presley
    23   Beatles, Pooh
    22   Ricchi e Poveri, Cristina d'Avena
    20   Bobby Solo, Marcella Bella
    19   Rolling Stones, Iva Zanicchi, Caterina Caselli, M.Reitano
    18   Paul Anka, Orietta Berti, Raffaella Carra, Neil Sadaka, Claudio Villa
           Gigliola Cinqueti, Tonny Dallara, Equipe ‘84
    17   Lucio Battisti, Cameleonti, Dik - Dik
    16   Fausto Leali, Madona, Matia Bazar, S.Endrigo, Don Backy, M. Ranieri
    15   Nico Fidenco, Gino Paoli, Donna Summer, Loretta Goggi
   
INTERPRETUES ME SHUME HERE NE VEND TE PARE:

 

Interpretues me më shumë herë në vend të parë në Hit Parade është Adriano Celentano, i cili qysh nga 1957 e gjer më sot, ka qenë në Majen e Olimpit me 14 disqe të ndryshëm. Ja dhe klasifikimi:
 
                              14  Adriano Celentano
                              12  Gianni Morandi
                              II   Lucio Battisti
                              10  Mina
                              8   Domenico Modugno
                              7   Rita Pavone
                              6   Peppino di Capri
                              5   Elvis Presley, Duran Duran
                              4  Christian, Claudio Baglioni, Madona, Bee Gees
 
 
HIT PARADE - DISQE 45 XHIRO, ME NUMERIN ME TE MADH TE JAVEVE, PA NDERPRERJE...
 
 17    In ginocchio da tè ( Gianni Morandi )
16    Un anno d'amore ( Mina ), On my own ( Nikka Costa )
15    Video killed the radio star ( Bugles )
14    Blue shadow ( Berto Pisano ), Una donna per amico ( L.Battisti )
13    Ancora tu ( Lucio Battisti ), Pazza idea ( Patty Pravo )

12    Il cielo in una stanza ( Mina ), Tu ( Umberto Tozzi ), Tu sei l'unica donna per mè ( Alan Sorrenti ), Who's that girl? ( Madonna )

11    Smoke gets in your eyes (Platters), Cuore matto (Little Tonny), We are the world (USA for Africa), Il padrino ( Santo & Johnny ), Solo tu ( Matia Bazar )

  10    Diana ( Paul Anka ), Amarsi un po' ( Lucio Battisti ), Der komissar (Falco), Sabato pomeriggio (Claudio Baglioni), Vamos a la playa,(Righiera), Careless whisper (Wham!), Into the groove (Madonna), Si puo dare di piu (Ruggeri - Tozzi – Morandi )

 

HIT PARADE - KENGETARE NE VEND TE PARE

           73 herë: Lucio Battisti                       28 herë: Claudio Baglioni
           68 herë: Gianni Morandi                     27 herë: Duran Duran
           58 herë: Mina                                  25 herë: Christian
           38 herë: Adriano Celentano                22 herë: Peppino di Capri
           33 herë: Madonna                            21 herë: Patty Pravo
           29 herë: D. Modugno, U. Tozzi            20 herë: Alan Sorrenti
 
 

 

Par Simbad Detari - Publié dans : NOSTALGIE ( Nostalgji )
Ecrire un commentaire

VOYAGE VERS ...

Simbad en voyage

 

le-mer.jpg

    
HISTOIRES DE MER


Les histoires de mer ont parcouru le temps. Nous savons bien peu dechose des premiers navigateurs mais la Bible n’est pas avare de récits. Arche de Noë, Jonas, ouverture de la mer Rouge pour laisser passer les Hébreux. Dans l’Odyssée, si Ulysse met tant de temps pour regagner Ithaque après la guerre de Troie, c’est qu’il est très largement victime des pièges que lui tend Poséidon ...

milleetunenuit.jpg

MILLE ET UNE NUITS


Simbad le marin est l'une des parties des Mille et Une Nuits, vaste recueil de contes élaboré par des générations d'auteurs entre le VIIIe e XIIe siècle. D'origine persane, ces contes se sont enrichis, par la suite, de nombreux apports arabes. Un palais magnifique, une gracieuse mélodie, des parfums enivrants ...

bas1.jpg

VOYAGES DE SIMBAD


Toujours à la recherche d'aventures, Simbad reprend la mer et, comme à l'habitude, son navire s'échoue. Les sauvages nus avec lesquels il se retrouve leur donnent à manger une plante qui leur enlève toute volonté ...

perendim.jpg

REVES ET FANTASMES


Dans le monde occidental en revanche, Les Mille et Une nuits suscitent un incroyable engouement dès leur traduction, nourrissant les rêves et fantasmes des Occidentaux sur l’Orient et stimulant l’imagination des peintres. C’est Antoine Galland qui réalisa, à partir d’une copie arabe, la première traduction en français (1704)
.

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 VOYAGER

"Lorsque tu voyages, tu fais une expérience très pratique de l'acte de renaissance. Tu te trouves devant des situations complètement nouvelles, le jour passe plus lentement et, la plupart du temps, tu ne comprends pas la langue que parlent les gens. Exactement comme un enfant qui vient de sortir du ventre de sa mère. Dans ces conditions, tu te mets à accorder beaucoup plus d'importance à ce qui t'entour parce que ta survie en dépend. Tu deviens plus accessible aux gens car ils pourront t'aider dans des situations difficiles"(Paolo Coelho) ...  

 

" Il s’appelle Simbad le Marin et possède une caverne pleine d’or "
( Alexander Dumas "Le Comte de Monte-Cristo" )


***


Translate the blog




Fichier hébergé par Archive-Host.com  
MON ALBUM PHOTO

 


Contact - C.G.U. - Signaler un abus - Articles les plus commentés