

Ismail Kadaré
Colloque International

POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATURE
Un essai - document écrit par Vasil Qesari qui
raconte l'Albanie totalitaire
( PDF en langue albanaise )
( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste.
Klikoni për ta lexuar )
44 JOUR
TELEBLEU
Ce
livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000 et présenté au Salon International du Livre à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat
pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme idéologique et le dogmatisme stalinien ( Le livre est en format PDF en langue
albanaise ).
Qeparo est le plus beau village de la riviera albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon
enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur
des montagnes ..
.
Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de l'Adriatique...( Clic sur image ! )
LA RIVIERA
La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de
la côte, aux confins avec la Grèce ...
JUSUF VRIONI
OSE
'FANTAZMA' ELEGANTE
"... A mund të ndodhin vallë në Evropën e sotme, në historinë tonë bashkëkohore, përvoja e fate aq verbues, aq të pasur, dramatikë e plot të papritura si jeta e atij njeriu ?... Me një fëmijëri
ala - Nabukov e"rini të artë", shoqëruar me shumë vite studimesh, të cilat, më pas kultivuan tek ai një shpirt e karakter të fortë, të aftë për t'u bërë ballë situatave nga më të komplikuara,
përfshirë edhe kampet staliniste të punës "ala - Solxhenicin "...
Eric FAYE
"Mondes effacés " (Souvenirs d' un européen)
Editions JC Lattés. 1998
Nga Vasil QESARI
PERKTHYESI I NDALUAR
Kur, në vitin 1970, u mësua se romani i Ismail Kadaresë Gjenerali i ushtrisë së vdekur, qe botuar në Francë, ngjarja bëri sensacion të bujshëm jo vetëm në qarqet intelektuale, studentët, lexuesit
e rregullt e të pasionuar të librave letrarë, por edhe tek shumë njerëz të thjeshtë.
-Të kam thënë, ai është një roman i madh ! -më thoshte plot emfazë, shoku im i fakultetit, frankofili S.K. - Ai ka
brenda tij atmosferën e tragjedive të Shekspirit e frymën drithëruese të librave të Kafkës. Ke për të parë! Jehona e tij jashtë nuk do të jetë e pakët...
Lajmi i publikimit nga Albin Michel, një nga më të njohurat e më prestigjiozet shtëpi botuese franceze, u bë i njohur nëpërmjet së përjavshmes letrare Drita. Njoftimi, edhe pse i shkurtër e pa
hollësira, u komentua në mënyra nga më të ndryshmet. Ndërkohë, kritika letrare mbajti qëndrim pothuajse të heshtur, ndërsa shtypi i përditshëm nxitoi ta cilësonte atë, si afirmim të artit
socialist jashtë vendit. Për shumë intelektualë, botimi i romanit të Kadaresë, atje larg, në Qytetin e Dritave, (si dhe fakti që, më së fundi, në Evropë do të lexohej edhe një shkrimtar
shqiptar), zgjoi ndjenja krenarie nacionale. Për individë të tjerë, lajmi në fjalë u shoqërua me mendimin ngushëllues se, botimi i librit në Paris, tek e fundit, do t'i kujtonte botës se
Shqipëria qe endé gjallë e se traditat e vyera letrare, s'kishin marrë fund. Disa, siç ish rasti ynë, (një grup prej tre-katër studentësh), uronim e luteshim që mesazhi i ngjarjes në fjalë, të
ish krejt tjetër.
- O zot ! - pergjerohej S.Y nga Shkodra - Ndofta, ky lajm është një ogur i mirë ! Jo vetëm për letërsinë, por edhe për jetën tonë!. Në fakt, mendja jonë, punonte gjetkë. Na vinte mirë të supozonim se, ndofta, botimi i romanit mund të qe një sinjal hapje në mos ndaj Perëndimit në tërësi, të paktën ndaj Francës. (Për fat, Enveri nuk qe formuar, ashtu si shumë drejtues komunistë të Lindjes në atdheun e Stalinit, por pikërisht në Francë, ku edhe kish kaluar disa vite të rinisë. Ish ajo arsyeja pse, shpesh, në raporte e fjalime atij i pëlqente të përdorte, fjalë e ekspresione nga gjuha e atij vendi)
Ndërkohë, ndofta qe për t'u habitur por, aso kohe, askujt nuk i ra ndërmend të pyeste se cili qe përkthyesi i Gjeneralit...në frëngjisht. Vetëm tek ca studentë të letërsisë, interesimi për të mësuar rreth përkthyesit të panjohur të Kadaresë, ish shfaqur në formë insistuese. Dhe arsyeja qe e thjeshtë. Në të nuk zihej në gojë se kush qe përkthyesi i romanit. Cili pra, e kish çuar Kadarenë në Paris? Zakonisht në çdo botim, emri i përkthyesit nuk mungonte. Pse, kësaj radhe, ai ish anonim ?! Pyetjeve të tilla këmbëngulëse, pedagogu i Letërsisë së Realizmit Socialist, iu përgjigj duke ngritur supet e duke thënë se, nuk dinte absolutisht asgjë...
Megjithatë, misteri,u zbulua shpejt. Një asistent-pedagog i frëngjishtes, gjatë një bisede intime me ca studentë, kish
treguar diçka shkurt e shkarazi, rreth emrit e biografisë së përkthyesit në fjalë. Fjala, pastaj qe hapur në gjithë fakultetin po aq shpejt sa edhe reagimi nga dekanati. Sipas sekretarit të
rinisë të kursit tonë, i cili provokoi edhe një mbledhje të posaçme për sqarim politik, përkthyesi i Kadaresë qe dikush të cilit nuk ia vlente t'i a zije emrin në gojë. Shkurt, një person, i cili
kish qenë i dënuar me burg për çështje politike. E, më keq akoma, pinjoll i Vrionasve … (Një familje e pasur beratase, emri i së cilës na ish fiksuar në mend qysh në vegjëli, atëherë kur në
tekstet shkollore të historisë kishim mësuar se bejlerët vrionas ishin gjakpirës e shtypës; shkurt, ndër përfaqësuesit më tipikë të feudalizmit shqiptar)
Mbas 8 vjetësh, në Francë do botohej romani i dytë i Kadaresë. Lajmin e dha përsëri gazeta Drita. Shkurt e pa hollësi. Por, kësaj radhe, e veçanta ish se informacioni shoqërohej me një foto të
kopertinës së botimit në frëngjisht. Ne krye të saj, me germa goxha të mëdha qe shkruar emri i autorit, shoqëruar me titullin e romanit në frëngjisht: Le Grand Hiver (Dimri i madh). Pak më
poshtë, me shkronja më të vogla, shënohej: Traduit en français par Jusuf Vrioni (Përkthyer në frëngjisht nga Jusuf Vrioni). Në fund të kopertinës, lexohej emri i shtëpisë botuese: Fayard.
Qe për herë të parë që lexuesi shqiptar, mësonte prej një gazete të kontrolluar rreptësisht nga Partia, emrin e përkthyesit anonim të Kadaresë. Por, si qe e mundur që ai emër i ndaluar të bëhej publik? Mos qe thjesht një gabim? Bie fjala, një lajthitje e kryeredaktorit? Apo, neglizhencë e redaktorit-dezhur në shtypshkronjë ose nxitim në xingografi ? Apo asnjëra, as tjetra. Mendja të shtynte të fantazoje dhe plot gjëra të tjera. (Po sikur, ai gjest, të ish një harresë e qëllimshme për rehabilitimin e tij ?! Ndërkohë që, në rrethe të ngushta qe marrë vesh se, Jusuf Vrioni ish përkthyesi kryesor i fjalimeve të Enver Hoxhës e materialeve të PPSH në frëngjisht).
Por, siç u mësua më pas, hamendja e mësipërme, s’qëndronte. Në fakt, gabimin e rendë, e kish bërë redaktori-dezhur i gazetës, i cili nuk e kish parë fare pllakën e xingos ku qe stampuar fotoja së bashku me emrin e Vrionit. Natyrisht, masat e marra ndaj tij, qenë të rrepta e, skandali u përfol gjer në instancat më të larta të Partisë. Do kalonin dhe shumë vjet të tjerë, atëherë kur vargu i librave të Kadaresë përkthyer në frëngjisht do të shtohej, që emri fantazmë i Jusuf Vrionit të bëhej i njohur. Natyrisht, bëhej fjalë vetëm për disa rrethe të caktuara, sepse zyrtarisht, ai mbetej vazhdimisht i censuruar dhe, e drejta e publikimit të emrit, jo vetëm që nuk i njihej, por ish absolutisht e ndaluar.
... Një ditë tetori të vitit 1980, një koleg gazetar, i cili gjatë një shërbimi kish udhëtuar me sekretarin e propagandës të Komitetit të Partisë, me tregoi se kish dëgjuar një bisedë sekrete rreth Jusuf Vrionit. Pak a shumë, ngjarja për të cilën qe folur, ishte kjo: Një zyrtar i KQ të Partisë, e kish thirrur atë në një takim të veçantë e i kish dorëzuar një ekzemplar të librit Hrushovianet, botuar në frëngjisht. Fillimisht, Jusuf Vrioni i befasuar nga takimi i papritur me të, nuk e kish fshehur shqetësimin. Hape, hape! Shih shënimin në faqen e parë !, i kish thënë zyrtari me ton qetësues. Me duar të dridhura, Vrioni kish ngritur kopertinën. Në faqen e parë të librit, me vetë autografin e tij, Enver Hoxha e përgëzonte atë, personalisht, për punën e bërë si përkthyes ...
Tregimi i kolegut, krahas ndjenjës së habisë, më gëzoi. Së pari, sepse për aftësitë e Vrionit si përkthyes, kisha
dëgjuar të diskutohej e të flitej. E, përveç kësaj, personalisht gjykoja se, puna e tij për përkthimin e krijimtarisë së Kadaresë ish me vlera të mëdha, veçanërisht për njohjen e letërsisë shqipe
jashtë vendit. E, së fundi, duke njohur origjinën e tij sociale si dhe faktin që kish qenë i dënuar politik, shpresoja se, në një farë mënyre, ai gjest 'clemence' i diktatorit mund të qe edhe një
lloj sinjali në zbutjen e luftës së klasave. Ndoshta, një shikim me sy tjetër, më tolerant, ndaj atyre pak intelektualeve me biografi të keqe, të cilët, edhe pse të dërrmuar nga vitet e kaluara
në burgje, bënin punën e Jusuf Vrionit, pra, përkthenin për të nxjerrë bukën e gojës.
JUSUF VRIONI RREFEHET
Çuditërisht, dhe mbas rënies së komunizmit në Shqipëri, heshtja rreth përkthyesit të Kadaresë vazhdoi. Për publikun e gjerë, misteri Vrioni,vazhdoi të mbetej i pa zbuluar. Edhe pse në shtypin
pluralist të kohës, subjektet, ngjarjet e kujtimet rreth personazheve të ndaluara të epokës totalitare zinin faqe të tëra, fantazma Vrioni, nuk kish arritur të hynte dot në sensacionet e
Rubrikave Speciale. Do të kalonin endé mjaft vite të tjera që, ustai i përkthimit të shqipes në gjuhën e Molierit, të vendoste të fliste vetë, për të rrëfyer kulisat e jetës së tij. Po, kjo
s'do të ndodhte në Shqipëri, por jashtë saj, në Francë.
Maj 1998. Isha në librarinë Mollat të Bordosë, kur, (siç më qe bërë refleks i vazhdueshëm), po u hidhja një sy kalimthi, botimeve të reja nga ish-vendet komuniste të Lindjes. Shikimi im, kaloi
shkarazi mbi një varg titujsh e, pastaj, ndali i shokuar mbi njërin prej tyre. A ish vallë e vërtetë ajo që kisha para sysh? Po! Fantazma Vrioni, më së fundi, kish vendosur të rrëfehej ?!...
Në duar mbaja librin e tij me kujtime. (Jusuf Vrioni avec Eric Faye 'Mondes effacés' - Souvenirs d' un européen. Editions JC Lattés. 1998). Mbi 300 faqe në frëngjisht. Në to qe shkruar historia
pasiononte e një shqiptari, i cili pat përjetuar tallazet e Evropës bashkëkohore. Jeta e një njeriu, aktor e viktimë e një drame rrëqethëse të zhvilluar në vendin kampion të totalitarizmit. Në
moshën mbi 80 vjeç, Jusuf Vrioni, kish vendosur të rrëfehej. T'i jepte përfundimisht përgjigje, misterit të jetës së tij plot peripeci e të papritura. Për këtë, me sa dukej, sebep për botimin e
kujtimeve të tij në Francë, qe bërë Eric Faye. Intelektual, publicist e shkrimtar i njohur parisien:
"Në prillin e 1990-ës, teksa ndodhesha në Tiranë për një seri intervistash me Ismail Kadarenë, më prezantuan me përkthyesin e tij, një "djalosh" 75 vjeçar. Gjatë takimit tonë, në kafén e hotel
Dajtit ndjeva menjëherë se kisha të bëja me një njeri, historia e jetës të së cilit, qe krejt e veçantë. (...) Me kalimin e kohës, mes nesh lindi një miqësi e sinqertë dhe e thellë. Kështu që,
kur J.Vrioni më propozoi ta ndihmoja në sistemimin e dorëshkrimeve me kujtime nga jeta e tij, nuk hezitova fare por iu vura punës me shumë dëshirë. Duke hedhur në letër kujtimet e tij, shpesh
pyesja veten: A mund të ndodhin vallë në Evropën e sotme, në historinë tonë bashkëkohore, përvoja e fate njerëzorë, aq verbues, të pasur, dramatikë e plot të papritura si jeta e atij njeriu? Me
një fëmijëri ala - Nabukov e rini të "artë", shoqëruar nga vite studimesh të gjatë, të cilat më pas kultivuan tek ai shpirt e karakter të fortë, të aftë për t'i u bërë ballë situatave nga më të
komplikuara, përfshirë edhe kampet staliniste të punës " ala – Solxhenicin ". (...) E, më pas, ajo heqje zvarrë e pastaj, ngritja në një jetë që ai s'e kish zgjedhur vetë, e me të cilën iu desh
të luftojë ditë për ditë, deri sa arriti të bëhet i njohur e të vlerësohet, falë universit të letërsisë. Një arritje kjo, tepër e vonuar për ta ndjerë veten të lumtur, shoqëruar me plot kujtime e
dhembje për vitet e humbura ..." (Jusuf Vrioni avec Eric Faye. Idem)
Jusuf Vrioni lindi në Korfuz më 1916. I ati, Iliaz Vrioni, pat qenë dy herë kryeministër i Shqipërisë: në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1921 e më pas, pak muaj para revolucionit
demokratik të Fan S. Nolit, më 1924. Mbas triumfit të Legalitetit, A. Zogu e emëroi Vrionin ministër të plotfuqishëm të Shqipërisë në Paris, kështu që krejt familja u instalua në 11 bis, avenue
Victor Hugo. Në qytetin Lumière, jeta e Jusufit të vogël 9 vjeçar, morri dimensione e hapësira të reja magjike. Regjistrimi, së bashku me vëllanë, në liceun Janson-de-Sailly, integrimi në shkollë
e në jetën e Parisit, zbavitjet, lodrat me patinazh, garat sportive, leximet, pushimet në Saint-Tropez, Bretagne e Loire, - të gjitha këto e benë të zbulojë e të përjetojë bukurinë e një bote të
re, gjer atëherë krejt të panjohur.
Vitet kalojnë pa u kuptuar. E ja, mes argëtimeve e pasioneve rinore, papritmas, një dramë familjare. Në moshë 16 vjeç ai provon një humbje mjaft të rendë. Më 17 mars 1932, vdes i ati. Duke qenë
Grand Officier du Légion d' honneur, Vrioni përcillet me nderime të veçanta. Trupi i tij varroset në Shqipëri, ndërkohë që familja vendos të qëndrojë në Paris. Plaga mbyllet shpejt e djaloshi u
përkushtohet pasioneve të moshës, veçanërisht muzikës, letërsisë e argëtimeve. Autorët e tij të preferuar ?...Proust, Mauriac, Montherlant, Gide. Dëfrimet ?... Në shoqëri të zgjedhur. Në Villa
d'Este mes orkestrave të xhazit. Në Hotel de Caux, ku njihet me të famshmen Coco Chanel, stilisten dhe krijuesen e parfumit të njohur Chanel 5, etj. "Fundi i viteve '30, qe për mua diçka e mrekullueshme. Më ndodhte shpesh të zgjohesha në mes të natës e të thosha me ehte: O
Perëndi ? Ç'mrekulli është të jetosh këtu !. Ato ishin edhe vitet më të bukura të jetës sime … ".
Jeta në kryeqytetin italian, duket se është vazhdimi i asaj të Parisit. Vizita, gosti e miqësi të reja mes rinisë së artë romane. Me Edda Cianon, vajzën e Mussolinit, gjatë pushimeve në
Sestriere. Me Susanna Agnellin, në mjediset e Albergo dei Duchi. Me Gioia Marconin, vajzën e të famshmit Gugleielmo Marconi, fitues i çmimit Nobel në fizikë. Me Luchino Viscontin, aso kohe
asistent - regjisor i kineastit të shquar francez, Jean Renoir. Me Anna Magnanin, aktoren e madhe të kinemasë italiane. "…Ndjeja adhurim të veçantë për njerëzit që kisha njohur. Por, jeta
prej paraziti në mjedise të tilla mondanë, natyrisht, shpesh herë më provokonte një ndjenjë poshtërimi, sepse dëfrimet në thelb, nuk më sillnin veç kënaqësi të përciptë. Ndjeja se duhej të
merresha me diçka më të rëndësishme, por si, ku e qysh, nuk dija. Ajo gjendje shpirtërore, ato mendime e vrarje ndërgjegje, nuk vazhduan gjatë. Një ditë, një mik i ngushtë, më tha: Jusuf ! Më fal
që po të pyes, po ti ç’bën këtu ? Nuk mendon se, vendi yt është të ndodhesh në Shqipëri?. Dhe ish pikërisht gjatë verës së vitit 1943 që më së fundi vendosa të kthehem në atdhe. Ndofta, atje,
mund të merresha me diçka. Bie fjala, të botoja një gazetë … ".
Vrioni, kthehet në Tiranë duke bërë një jetë, siç shprehet ai, relativisht të sigurt, por në një gjendje pasiviteti pothuajse fajtore. "Shoqërohesha me ca miq, të cilët ashtu si unë, kishin
studiuar jashtë e nuk ishin të angazhuar. Takoheshim së bashku pothuajse çdo ditë dhe e kalonim kohën duke diskutuar në Tennis Club apo te Kafé Sahati, pranë xhamisë (...) Ndërkohë, në 29 nentor
1944, qeveria partizane e formuar në Berat, mbërriti në Tiranë. Viti në vazhdim, shënoi një periudhë pritje për Shqipërinë. Komunistët nisën të zbatonin politikën e " dorashkave të kadifejta".
Ngado dukej fryma e një farë 'tolerance'. Megjithatë, në prill 1945 u zhvillua një proces i madh kundër "kolaboracionistëve", i cili përfundoi me rreth 20 ekzekutime. Shumë të tjerë, u pushkatuan
në vend, nenë akuzat se kishin denoncuar tek pushtuesit, baza apo guerrilas të rezistencës. Ndërkohë, doli fjala se në fshehtësi, Garda e Mbrojtjes së Popullit me në krye sekretarin organizativ
të Partisë Koçi Xoxe, kish nisur nga spastrimet ... "
Në atë atmosferë frike, pritje e dyshimi, duket se e kaluara dhe origjina familjare e tij, nuk merren parasysh. Ai,
beson se nuk bën pjesë në listat e të dyshimtëve. Bile, për çudi, vetë Hysni Kapoja e thërret në zyrën e tij dhe e njofton se e kishin caktuar anëtar të komitetit sportiv të Bashkimit
të Rinisë Antifashiste. Pra, në dukje, asnjë dyshim, asgjë e rrezikshme. Jusufi shkon edhe në Beograd me ekipin shqiptar të tenisit. Më pas, nis miqësi me pjesëtarë të misionit ushtarak britanik,
amerikan e francez në Tiranë. (Një prej tyre, oficer parashutist francez, të cilit i kish besuar dyshimet e frikën për çka mund t'i ndodhte në të ardhmen, i propozoi ta ndihmojë, duke i dhenë një
uniforme ushtarake, e duke e kaluar me anije nga porti i Durrësit për në Francë).
"Propozimi i tij më prishi mendjen. Nena nuk ish kundër që të ikja. Bile, më bëri gati edhe një lloj brezi, ku kish fshehur dhjetëra monedha floriri, të cilat do ti vendosja përreth mesit kur të
nisesha. Ajo këmbëngulte që ta lija Shqipërinë, për t'u shpëtuar kërcënimeve të cilat ndaj nesh ishin ende të mjegullta Ne fakt, nga dita në ditë, rreziqet po bëheshin gjithmonë e më të dukshme
edhe pse, akoma, gjatë verës së vitit 1945, jetohej me euforinë e çlirimit dhe fitores mbi armiqtë. (…) Shpesh herë mendoja e i thosha vetes se, në se rreziku do të shkallëzohej më tepër, atëherë
do vendosja vërtet për t'u larguar. Por, ndërkohë, mendime të tjera, më kurajoze e më dinjitoze, më mbanin që të mos nxitesha për ta marrë atë vendim. Gjykoja se, ndofta kish ardhur momenti që
ne, të rinjtë e kategorisë sime sociale, duhej të merrnim mbi vete riskun për krijimin e një lëvizje të vërtetë demokratike ... (…) Por, sikur ai oficeri francez i quajtur Cochet, të ma kish bërë
propozimin për arratisje dy muaj më pas, atëherë kur unë kisha hequr dorë nga shumë iluzione, ndofta do të kisha ikur një orë e më parë. Por, hë për hë, mendoja të qëndroja. Po, përse ? Për të
organizuar një lëvizje demokratike ? Shumë ishin ata që e ëndërronin diçka të tillë, po askush s'qe i gatshëm të merrte mbi vete rrezikun për t'i u futur asaj pune. (...) Askujt s'mund t'i zije
besë! Qoftë dhe një fjalë e vetme të çonte drejt trekëmbëshit! Sigurisht, unë isha në dijeni të një lloj rezistence pasive. Por, aso kohe, në Shqipëri një Saharov, as që mund të imagjinohej. Ai
do të eliminohej në vend sapo të niste shqiptimin e frazave të para "subversive"...
Në fakt, ekzistenca e një farë opozite u bë evidente gjatë zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. Personalitete të tilla si, Suad Asllani, Balthazar Beusi, Gjergj Kokoshi e intelektualë të tjerë,
tentuan të konkurrojnë për të formuar një opozitë serioze. Për atë qëllim, me anë të një momorandumi, u vunë në dijeni edhe vëzhguesit e huaj e përfaqësuesit e shtypit perëndimor. I përkthyer dhe
i redaktuar nga J.Vrioni, materiali pasqyronte gjendjen në vend e bënte thirrje për verifikimin e saktësinë e zgjedhjeve. Memorandumi, kërkonte gjithashtu të bëheshin sondazhe në se në vend
ekzistonin edhe opinione të ndryshme nga ato të Frontit Antifashist, si edhe cilat qenë arsyet pse ato nuk ishin paraqitur gjatë fushatës elektorale. Gjithashtu, në të kërkohej të hidhej dritë
edhe mbi rolin e Partisë Komuniste në Shqipëri, (e cila, gjer atëherë, nuk qe deklaruar haptas) e bëhej thirrje për të vëzhguar mashtrimet, kërcënimet e shkeljet flagrante të të drejtave të
njeriut.
Ishte e shtuna e 13 shtatorit 1947 kur, dy punonjës të Sigurimit e thirren teksa po priste dikë, aty ku sot ngrihet monumenti i Skënderbeut:
- Ti je, Jusuf Vrioni ? Hajde me ne ! Kemi ca pyetje për të bërë !
Këto ishin edhe fjalët e para të kalvarit të gjatë e të mundushem që do të zgjaste për shumë e shume vite. E shtynë brenda në një jeep dhe e çuan në qelitë e nëndheshme të Burgut të Vjetër. Përse
e kishin arrestuar? Ç'kish bërë? Askush s'i jepte shpjegime. Heshtje. Errësirë. Pastaj klithma e britma. Më tej, dikë po torturonin. Në qelinë e ftohtë ku e kishin rrasur, ndodheshin edhe pesë të
arrestuar të tjerë. Ata, kishin kaluar me kohë në sallën e torturave ose, në atë që quhej ndryshe, mbajtja e proces-verbalit para kalimit në procesin gjyqësor. I troshitur nga tensioni e ankthi,
Vrionit s'i mbetet veç të qetësojë vetveten duke sjellë para syve imazhin e nenës, e cila s'e di ende që e kanë arrestuar. Pastaj, të kujtojë të kaluarën, vitet e rinisë. Te atin e vdekur prej
kohësh. Vëllanë e motrën të mbetur në Perëndim. Por, edhe miq të tjerë, padyshim. Në mend i vijnë më pas, si në film, vendet ku kish kaluar pjesë të jetës: Parisin, Romën, Londrën, Beratin,
Korfuzin e vegjëlisë ...
PARADHOMA E VDEKJES
Kështu e quan J.Vrioni qelinë e tij. Aty, ku e mbajnë të lidhur ditë e natë me zinxhirë dhe, e torturojnë
mizorisht.”Kur erdhi radha e seancës së pyetjeve, fillimisht këmbëngula se nuk dija gjë. Atëherë, filluan sharjet me fjalët më të ndyra, shoqëruar me shuplaka, grushta e shqelma në pjesët më
delikate të trupit. Pastaj metodat e torturës u ndryshuan. Nisën të më godasin me çomange, vazhduan me elektroshok e përfunduan duke më shtrirë mbi një bangë të quajtur "jeleku". Ajo lloj
torture, niste me lidhjen e duarve e këmbëve e kalimin mes tyre të një trari. Pastaj, në atë pozicion të kryqëzuar, pa pasur mundësi për mbrojtjen më të vogël, fillonin goditjet me shkopinj para
e mbrapa, duke kërkuar që të rrëfeja. Atë metodë torture ma bënin gjashtë herë në javë. (...) Por, më çnjerëzoret, ishin ato 15 ditë e 15 netë, kur më varën nga duart në tavanin e qelisë, duke më
hedhur rreth qafës 30 a 35 kg. zinxhirë. Nuk kisha ku të mbahesha. Dyshemenë, arrija ta prekja vetëm me gishtat e këmbëve. Çdo gjë qe llogaritur që të mos mbështetesha diku. Pyetjet që më bënin,
ishin më tepër në drejtim të misioneve ushtarake angleze e amerikane si edhe rreth marrëdhënieve që kisha pasur me personelin e tyre. Donin të dinin se çfarë informacionesh u kisha dhenë. Pastaj,
mundoheshin të provonin e të faktonin veprimtarinë time politike gjatë të ashtuquajturave zgjedhje " demokratike". Me kë isha takuar?Kush qene anëtarët e grupit tonë " armiqësor" ? Cili qe
qëllimi i mbledhjeve tona?... Unë mohoja, duke pranuar vetëm një gjë: qëllimi ynë ish të formonim një opozitë legale sipas neneve të parashikuara nga Ligji Elektoral. (...) Hetimet, vazhduan nga
shtatori gjer në nëntor e pastaj, më transferuan në një qeli tjetër. Aty pranë, ngjitur me mua, lëngonte shkrimtari Mitrush Kuteli, i cili herë pas here, më recitonte me zë të ulët vargje nga
poema e tij "Kosova"…”.
Mbas shkurtit të vitit 1948, për Vrionin nis periudha e izolimit të plotë, e cila zgjat 27 muaj. Në një qeli, të quajtur, ajo e Koçi Xoxes, ai vendos t'i japë fund gjithçkaje:“Pikërisht, në
atë qeli, provova t'i jap fund jetës duke prerë venat. Por, i vetmi mjet me të cilin mund ta bëja atë, ishin tokëzat e buta metalike të pantoflave të mia. Kështu që tentativa nuk dha rezultate.
(Shenjat e prerjes, megjithatë, i kam dhe sot e kësaj dite mbi kyçe). Gardianët ndërhynë shpejt e më fashuan duart, ndërsa doktori tha se, s' kish ndonjë rrezik për jetën. Megjithatë, ai dha
porosi që survejimi ndaj meje të forcohej dhe më tepër…”
Me sentencën e 29 qershorit 1950, Vrioni u dënua me 15 vjet burg, i akuzuar si agjent i shërbimeve të huaja sekrete. ”... Vizita e parë në burg, 34 muaj mbas arrestimit, qe ajo e nenës. E gjora,
nenë ! ... Që përtej hekurave, mundohej ta mbante veten. Por, sytë i kish mbushur plot lotë. Ashtu si dhe unë nga ana tjetër. Më pyeti për shëndetin e pastaj më foli për veten, për gjithë ç'kish
hequr mbas arrestimit tim. Fillimisht e kishin dëbuar nga Tirana dhe kish mundur të strehohej te ca kushërinj në Durrës. Por, edhe aty, s'e kishin lenë të qetë. E kishin çuar në fshatrat e
Fierit, ku jetonte në një kasolle. Pa tavan e dysheme. Direkt e mbi argjil …“.
E pastaj, vijojnë, vitet e tmerrshme nëpër burgjet shqiptare. Vuajtje, punë e detyruar, poshtërime e fyerje. Takime me të burgosur, njerëz të njohur, intelektualë të shquar. Me Fiqri Llagamin, Arshi Pipën, Suad Asllanin e dhjetëra e dhjetëra të tjerë, të cilët lëngonin në ferr. Në verën e vitit 1952 e transferojnë në Burrel. Aty, në kampin skëterrë e mbajnë tri vjet. Udha e Golgotës vazhdon pastaj nëpër gulagë të tjerë. Në Berat, Rinas, Shtyllas e Radostine, aty ku mijera e mijera të burgosur, punonin në kushte çnjerëzore. E, së fundi, më 3 dhjetor 1959, mbas 12 vjetësh burg, vjen dita e lirimit...
- vijon -
komuniste. Në të, mes të tjerash Maks Velo, shkruan me shumë adhurim e nderim edhe për një familje ruse,
e cila banonte fare pranë shtëpisë së tij, në Tiranë. Ajo përbëhej nga tre vetë: Viktoria, Vasili e Aleksandër Puzanova. Krejt për rastësi, shume vite të shkuara unë kisha njohur njërin prej
tyre, pikërisht Aleksandrin, ndërsa për të tjerët më kish folur shpesh miku im i ndjerë, njeriu i mirë dhe muzeologu i pasionuar Llambi Durolli, i cili kish pasur lidhje të ngushta miqësore me
atë familje ...
Puzanova. Nuk kisha njohur më parë e as kam parë më vonë, një tjetër person si ajo që të ishte aq afër
personazheve që ajo pikturonte. Që prej asaj dite dhe, sa herë që e shihja duke pikturuar shenjtorët, ajo më ngatërrohej me ta dhe më bëhej se renditej diku në muret e kishave. Sot, mbas kaq
vitesh kështu e përfytyroj, një shenjtore që kaloi midis nesh duke na lenë aq shumë dashuri dhe mirësi “.
HISTOIRES DE
MER
Les histoires de mer ont parcouru le temps. Nous savons bien peu dechose des
premiers navigateurs mais la Bible n’est pas avare de récits. Arche de Noë, Jonas, ouverture de la mer Rouge pour laisser passer les Hébreux. Dans l’Odyssée, si Ulysse met tant de temps pour
regagner Ithaque après la guerre de Troie, c’est qu’il est très largement victime des pièges que lui tend Poséidon ...
MILLE ET UNE NUITS
Simbad le marin est l'une des parties des Mille et Une Nuits, vaste recueil de contes
élaboré par des générations d'auteurs entre le VIIIe e XIIe siècle. D'origine persane, ces contes se sont enrichis, par la suite, de nombreux apports arabes. Un palais magnifique, une gracieuse
mélodie, des parfums enivrants ...
VOYAGES DE SIMBAD
Toujours à la recherche
d'aventures, Simbad reprend la mer et, comme à l'habitude, son navire s'échoue. Les sauvages nus avec lesquels il se retrouve leur donnent à manger une plante qui leur enlève toute volonté
...

REVES ET FANTASMES
Dans le monde occidental en revanche, Les Mille et Une nuits suscitent un incroyable engouement dès leur traduction, nourrissant les
rêves et fantasmes des Occidentaux sur l’Orient et stimulant l’imagination des peintres. C’est Antoine Galland qui réalisa, à partir d’une copie arabe, la première traduction en français
(1704).
VOYAGER