RUBRIQUES

   Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com


MERE DE L’UNIVERS 


Mère de l'univers !
Ton vent natal d’Albanie
Voyage désormais dans la lumière
A la croisée de nos solitudes.
Ton vent vertical de béatitude
Souffle sur la plaine
A l'effigie de nos ivresses muettes,
Et ton rire chuchoté
Qui transporte les montagnes
De nos libertés confisquées
Par des cris sataniques,
Nés sur le socle affolé
De nos multiples intolérances !


Ismail-Kadare.jpg
Ismail Kadaré
 Colloque International



Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com  
 

POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATURE
Un essai écrit par Vasil Qesari qui raconte l'Albanie totalitaire. (PDF en langue albanaise )

( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste. 
Klikoni për ta lexuar)

 

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com


Ce livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000  et présenté au Salon International du Livre à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme idéologique et le dogmatisme stalinien (Le livre est en format PDF en langue albanaise).


Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Qeparo est le plus beau village de la riviera albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur des montagnes ...


Fichier hébergé par Archive-Host.com 
VLORA  

Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de l'Adriatique... (Clic sur image ! ) 

Fichier hébergé par Archive-Host.com               

LA RIVIERA


La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de la côte, aux confins avec la Grèce ...

 

 

Appart-louer.JPG

Mardi 7 mars 2006 2 07 /03 /Mars /2006 10:26

 

 

 

 

 

 

 

 
 
K.Kapinova - Ky Neron zjarrmetar !
 
( ... Ju, dishepuj Neronesh, qe besoni se duhet te shkaterroni gjithcka, qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre. Me vjen keq qe s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar !... )
 
Ish-agronomi i urte, i bindur dhe i devotshem i kooperativave bujqesore socialiste te Lezhes e, sot, tundes dyersh apo shperndares picash ne Nju - Jork, pasi beri "cope e çike" gjithe tradhetaret, komunistet dhe letraret kolaboracioniste shqiptare, tani po hap nje fushate tjeter te re lufte, kunder gjithe bashkesise shqiptare ne mergim aty ne USA, perfshire  gazeten "Iliria" e organizma she shoqata te ndryshme ne ate vend. Me nje pathos dhe obsesioni prej halldupi te pangopur kurre, si edhe me nje zell prej mercenari te paguar nga kush e di se kush, ky njeri fatkeq e famekeq qe nuk dihet se nga ç'diagnoze misterioze vuan e qe e heq veten per gazetar ( por qe shkruan pa pike, presje e kryeradhe ), tani eshte bere si "lopa e kuqe" e eshte kudo prezent: ne te gjitha listat shqiptare ne internet, duke i ndyer ato jo pak me"shkrimet" e tij, te cilat s'meritojne tjeter, veç nje "DELETE" ( siç besoj bejne 90 perqind prej jush ).
 
E ndjej qe bej gabim e, nuk do te duhej qe t'a merrja mundimin t'u pergjigjesha ngacmimeve te here pas hereshme, te bera prej ketij sharlatani egzemplar, i cili leshon perhere e ngado jarge helmuese fashiste duke kuterbuar gjak, barut dhe dinamit por, jam i shtrenguar ta bej kete gje nga qe m'a ka zene shpesh emrin ne goje e, zakoni, nderi e rregulli e do qe t'i jap atij nje pergjigje definitive e pastaj ta le, aty ne lumturine e çmendurise dhe haliçunasioneve te tij. Ky, "hero" antikomunist qe pellet nga mengjesi gjer naten vone, aty nga Manhateni, kujton se bota mbare eshte krejtesisht ne degjim te dokrave te tij e, listat ku ai shkruan, jane kerthiza e saj. Ky shfrytezues stakanovist i "Lirise se Shtypit", gjuetar i zellshem dhe i palodhur i gjithe listave ne internet, shkruan ku te munde, pa perjashtim e perzgjedhje ( perveçse aty nga ku e debojne ! ), duke nisur qe nga listat Shijaku, Devolli, Tomorrica e gjer ne nje te fundit, e cila mban emrin e nderuar te artistes se shquar Tefta Tashko Koço ( ? ).
 
Por, ky "hero" revolucionar, me sa shihet eshte kujtuar teper vone te beje "heroin" !..
 
Sepse, po te kish qene vertet i tille, lypsej ta kish bere kete gje qysh me pare, pra qysh ne "veze", siç i thone fjales. Pra, do te duhej qe kete "antikomunizem" te sotem qe manifeston dite e nate - t'a kish treguar me heret, aty ne Lezhe bie fjala, aty ku gjoja bente 'disidentin" e te behej trim duke shprendare, bie fjale, trakte kunder regjimit tiranik te Enver Hoxhes apo me mire akoma, me qe e paska jetuar aq ligsht ate epoke, duke marre vendimin qe t'i vene vetes flake me benzine, ashtu siç pate bere Jan Palach ne pranveren e Prages ( 1968 ), m'u aty para KQ te Partise ne Tirane, ne shenje proteste ndaj regjimit te eger e çnjerezor apo, te pakten (minimumi) qe te mos e "egzagjerojme", te kish bere ca vjet burg "per agjitacion e propagande"... Por, medet, jo !  "Martiri" yne i Manhatenit, per fat te keq, s'ka as nje te mijten e ketyre meritave. Nuk ka asnje nga keto atribute heroike e, me sa duket, nga qe eshte teper i vone ne antikominizmin e tij imagjinar, leh e nuk pushon kurre si "cane randaggio", me nje frekuence njeqind fish me te madhe, se sa vete ata qe e kaluan jeten vertet, ne llagemet rrenqethese e vrastare komuniste.
 
Per fat te keq por edhe te mire ( them te mire sepse, shpesh, personazhe te tille groteske si ky K.Kapinova, jane te nevojshem per te shkaktuar humor e pse jo, per tu marre edhe si "kavie" nga shkencat qe studjojne defiçencat  mentale ). Pra, keta njerez kane egzistuar, egzistojne dhe do te jene mes nesh prezente edhe ne te ardhmen ( bile me shumice ). Ata ( pra K.K e te tjere perreth tij ), jane gati te bejne pakt edhe me DJALLIN, per te realizuar qellimet dhe veset tyre cinike e mjaft te zeza. Bile, rasti i ketij personi te paskrupull, them se eshte edhe nje shembell tipik dhe teper domethenes, per te kuptuar se sa afer jane fashizmi dhe diktatura e kuqe. Tek ky personazh tipik ne kete fushe, i gjejme pra te dyja: si anen e njeriut te rrezikshem, tiran e arrogant totalitar, ekstremist te djathte e, po ashtu, edhe anen tjeter: ate te luftetaterit te paepur te "luftes se klasave" proletare, guerrilasit provokator dhe vellavrases, partizanit te zgjidhjes se "problemeve kombetare" e ( letrare) me revolucion gjakatar dhe "bing-bang" shfaroses ...
 
Nejse, siç thashe, ky "reagim" s'ja vlen per ta vazhduar me tej, nga qe mendoj se i kam thene te gjitha. Por, gjithsesi, do te doja ta mbyllja ate, me ate çka shkruajne edhe shume te tjere e jo vetem une, pikerisht per kete Neron qe mban ndezur pishtarin e flakes ne dore. Kete kalores me fytyre te vrerosur e heshtethyer. Te gjorin rekrut "ndreqes" te padrejtesive - Ushtarit te Mire K.Kapinova ( jo ai i Jarosllav Hashek - ut ).
 
Simbad
qershor 2006
 
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Z.Kapinova,
Ju mund te vazhdoni te germoni e te zbrazni qerret me pleh ne oborrin e Alb-Clubit duke perfituar nga qe hyrja eshte e lire. Personalisht do t'ju sugjeroja se do te kishit me shume sukses po ta vazhdonit misionin tuaj atje ku e niset ,ne ca kafenera arti ku behet politike mitingjesh nga mengjezi ne darke apo klubesh ku per shkencen flasin me shume analfabetet.Ketu sic mund ta keni vene re flitet pak ,pjesemarresit  zakonisht shkojne me parimin mat shtate here e prit nje here. Eshte ceshtje respekti, ceshtje etike.
Kjo ne vend te hyrjes. Dhe per te perfunduar me duhet t'ju them se preferoj te shpenzoj  kohen time me argumenta studjuesish si ato te A.Vehbiut se sa ta harxhoj me fluturime patetike gjysme surealiste qofte dhe autoresh te nderuar letrare. Zakonisht nuk me mbetet kohe per ata qe kujtojne se me lindjen e tyre lindi edhe universi, se cdo gje e thene a e bere para tyre  eshte e pavlere,se kane thene e parashikuar gjithcka  apo nga qe kane vuajtur kane sot automatikisht monopolin e se vertetes.Per t'ju dhene pak ngushellim mund t'ju pohoj se nuk jam ndonje fans i jetes private te Kadarese,as shtyhem neper salla apo website per te degjuar c'dokrra keput here pas here.Mjaftohem teresisht me vepren e tij letrare.Ju, dishepuj Neronesh,qe besoni se duhet te shkaterroni gjithcka qe te tjere kane mundur te bejne qofte edhe ne kohe te erreta, ju nuk mund te ndertoni kurre.Me vjen keq qe s'mund te bej dot me teper per t'ju penguar.
Ju lutem fshijeni adresen time nga lista juaj.
Mbetsh me shendet
Orik
Alb-Club.  
 
Leter e Hapur
 
PER ATA QE DETI S’DO TE THOTE ASGJE !
 
( Atehere, jeni ju te liqte e vetes, o faqezinj dhe, per kete meritoni te vuani !...)
 
 
I dashur Mina, ju falenderoj per mesazhin qe me derguat. Vleresimi juaj per mua e shkrimet qe bej per mbrojtjen e Vlores nga "bajlozet e zinj" jam i bindur se eshte i drejte. Eshte ne shpirtin, ndjenjen, nderin dhe interesin tone, t'a mbrojme bregdetin tone, per me teper qe aty kemi lindur e jemi rritur. Per nje bregas, deti eshte jeta. Por s'mund te ndodhe e njejta gje per nje tjeter njeri qe s'di se çdo te thote det e eshte rritur me dhi neper shkembenj. Ndaj edhe reagimi im ne kete drejtim eshte me se i ndjere dhe i nevojshem. Te tjeret - qe s'kane haberin nga deti - dhe te kundervihen. Une deshiroj t'a kem ndergjegjen time te qete me vetveten dhe me te ardhmen. Nje dite do te behen "llogarite" dhe une s'deshiroj te bej pjese ne rradhet e atyre qe do te thone "por ne nuk e dinim".
Shqiptaret, nuk eshte hera e pare qe tregojne se me fjale dhe me vepra jane armiqte e vetvetes. Eshte per te ardhur vertet teper keq per ne qe, individe se s'jane shtetas te këtij vendi, po bejne me teper se ne per mbrojtjen e mjedisit te tij. Kete vere, isha per pushime ne Vlore, me nje gazetar francez, kolegun tim te France 3 Television, Robert Roussel. Ai, u mahnit nga bukurite e Vlores, nga gjiri i saj e nga riviera – trualli i bekuar i himarjoteve, por nderkohe u revoltua nga ndertimet pa leje dhe betonimet qe ka nisur ne bregdet. Ruajeni kete bregdet - me tha nje mbremje, teksa ishim ulur ne veranden e nje bari ne perendim te diellit - Ruajeni se eshte nje pasuri e paçmuar. Nje thesar i pallogaritshem qe nuk ja dini vleren. Europa ende nuk e di qe nje ore me avion larg saj, egziston nje parajse e tille! I shkreti Robert! T''a dinte qe ne, shqiptaret, se shpejti do t'a kthejme Vloren ne nje pellg “balestre” ( uje i perzier me nafte ) dhe ne vend te Sazanit e Karaburunit do te shohim konturet e sterzgjatura te tanker - ave e petrolierave gjigande ( 1 milion e gjysem fuçi ne dite ). Roberti i gjore, pa tjeter qe do te shkulte floket nga marrazi e do te mallekonte:
- Atehere,jeni ju te liqte e vetvetes o faqezinj dhe per kete meritoni te vuani !...
Ju, zoti Mina ashtu si edhe mua, ju ka prekur thelle gjesti i se nderuares zonje te hijeshme e shqiptarofile Anna Kohen. Une i a dergova mesazhin tuaj e ajo me ktheu përgjigje, duke shprehur sensibilitetin e saj te veçante, per gjestin dhe fjalet tuaja. Imagjino, i dashur Mina! Nje grua qe ka lindur ne Vlore, por qe s'eshte shqiptare, me harxhet e saj, do te shtype ne nje shtypshkronje te qytetit fleteushka me tekste kunder ndertimit te AMBOS dhe do te beje te mundur shperndarjen e tyre,ne Sheshin e Flamurit. Kjo grua qe jeton mes nje mireqenje te lakmueshme ne zemer te New-Yorkut, nuk ka as interesa e as vila ne bregdetin vlonjat As hotele turistike e as biznese. Por, ajo ka te çmuar dashurine per Shqiperine dhe e kupton se, me te eshte duke u lojtar nje biznes shume i keq! Anna Kohen e do Vloren e, ne kete rast, bile edhe me teper se shume vlonjate. Bekuar qofte, kjo grua fisnike qe gjithe jeten e lidhi mallengjyeshem dhe me shpirt, me vendin tone – Shqiperine !
Dikush, i dashur Mina, me quajti mua ne keto lista "enderimtar - naimian". Nje tjeter beri aluzion se mesazhet e mia i kundervihen "qeverise"! Eshte per te qeshur e per te qare nga kjo gje! Kur del ne mbrojtje te nje aksioni qe i vlen atdheut, te cilesojne "anakronik", ”naimian”, ”enderrimtar”, kur thua apo shkruan diçka qe nuk u pelqen ithtareve te "qeverise" aktuale, te quajne "te kuq". Nga t'i a mbaje i shkreti njeri qe ka deshire te thote nje mendim a nje fjale, per nje çeshtje te mire! Megjithte, te them se, une i pranoj edhe keto "epitete"! Rendesi ka qe per mua, nocioni “atdhe” nis nga Qeparoi e lartësohet nga Vlora duke per perfunduar ne fund, ne malet e Tropojes e Kelmendit dhe, si i tille, pra si njeri me logjike e sy ne balle, duhet te mos hesht. Sepse, siç ju thashe ne fillim, eshte se pari detyra jone - e njerezve qe kemi lindur e rritur "prane mbretit" Det qe te flasim me sa kemi fuqi per kete pune. Per ata qe kane lindur e rritur maleve, te siguroj se Deti s'do te thote asgje !
Me nderime dhe respekt, ju pershendes !
Simbad
 
( 17 mars 2006 )
 
 DOKTORESHE ANNA !
 
… Me doktoreshe Anen mbaj kontakte te rregullta e, per kete e ndjej veten krenar e pse t’a mohoj edhe te lumtur. Dhe kjo gje, per shume arsye. Se pari, sepse jo vetem qe jemi te dy vlonjate, por bile edhe nga nje lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne nje prej lagjeve me te vjetra te qytetit, ku jetonin nje varg familjesh fisnike e mjaft te nderuara te qytetit te Vlores.
Kam qene ne moshe te vogel, por e mbaj mend fare mire te bukuren Anna te lagjes Vrenez. E mbaj mend si tani, atehere kur dilte nga Rrugica e Israeliteve, per te bere shetitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit. Ishte shtatlarte, nje vajze e hijeshme, ajo Anna ! E veshur me shije, me sy te zi e terheqes, me floke te dredhura e tipare plot nur ...
Anna dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne nje rruge te Vrenezit ku banonin mjaft familje izraelite. Ne fakt, per ne ato ishin si gjithe familjet e tjera e orgjina e tyre, nuk perbenete asnje problem per te jetuar me ta, ne harmoni, vellazeri te plote e respekt shembellor. Por, familja e saj dhe Anna, iken shpejt nga Vlora, ndofta ne mos gabohem, aty nga viti 1966. Por, megjithate ajo dhe gjithe familja, s’e harruan kurre Vloren, qytetin e tyre.
Anna i la studimet pergjysem. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjise ne Tirane dhe u diplomua shkelqyeshe jashte, fill mbas largimit nga Vlora, duke u instaluar fillimisht ne Greqi e pastaj ne USA. Por largimi i saj nga Shqiperia, nuk e shkeputi ate nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi ne qytetin e bukur bregdetar vitet e saj te bukura te rinise dhe perjetoi aty kujtime te paharruara. Ndaj ajo, me krenari, e quan veten perhere « Anna vlonjatja » !...
Natyrisht, ajo, me dashurine e saj te pakufishme per Vloren, Shqiperine dhe shqiptaret, me perkushtimin e saj per mbrojtjen e çeshtjes dhe pavaresise se Kosoves ( gjate konfliktit te fundit e me pas ), me ndihmen pedagogjike e materiale qe ka dhene here pas here ndaj Universitetit Shteteror shqiptar si edhe me angazhimin e saj te gjate e te palodhur ne nje varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, eshte kthyer ne nje personalitet mjaft te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda e jashte saj.
Ndaj, Anna, nuk mund te qendronte indiferente edhe ndaj skandalit te fundit, i cili ka te beje me te ardhmen e Vlores ose, me sakte, me shkaterrimin ekologjik te saj. Ne shkrimin e meposhtem, me pathosin dhe dashurine e saj te pashembellt per vendin e saj te lindjes ( gje e cila do te bente, ndofta, te skuqej çdo shqiptar ), ajo del ne mbrojtje te qytetit - monument buze Adriatikut, duke argumentuar se perse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne nje qytet – uzine, ne nje qytet – mynxyre, nje qytet – katrahure ! Me det dhe ajer te piste, me njerez qe do thithin ajer te ndotur e me nje breg qe do te bjere ere karburantesh.
Jo, Vlora, nuk duhet te shitet ! Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund se e merriton, me historine, bukurite e pasurite e saj. Kete appel e ben Anna. Kete gje e thote shqiptaro – israelitja Anna Kohen, me nje dashuri dhe ndenje te mrekullueshme malli dhe krenarie. Po, ne shqiptaret, ç’po bejme e ç’duhet te bejme per kete qytet historik, te cilit natyra i ka dhene pa kursim, kaq hijeshi e vlera te medha te shumellojeshme ? Them se nuk duhet t’a shesim Vloren, per nje grusht dollaresh ! Ndryshe brezat nuk do te na i falin e Zoti do te na ndeshkoje teper rende !
( 16 mars 2006
------------------------------------------------------------------------------------------------
 
BODLERI SHQIPTAR
 
Veli Stafa - Kete emer, ose me sakte pseudonimin e tij "Platonicus" e kam hasur per here te pare atehere kur isha teper i ri e kur, se bashku me "Bukinistin Mendel" ( keshtu e quaja une te ndjerin dhe ta paharruarin bibliofil, mikun tim te ngushte, Sotir Koçin ), shfletonim shtypin e viteve '30, revista e gazeta te ndryshme te cilat Sotiri, si gjurmues i pasionuar i tyre, i mblidhte nga te mundte. Veli Stafa - ky poet i spleen-it te cilin une do t'a cilesoja si "Bodleri shqiptar", mbeti dhe vazhdon te mbetet i panjohur per lexuesin tone, nderkohe qe ai ka qene nje nga emrat me premtues e me te talentuar te poezise se viteve'30.
 
( pa date )
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
TURMA
 
Jo, per mua sot nuk ishte nje dite pushimi, por pune. Sa u ula ne ordinator. Nga puna u ktheva ne oren tete. Mbasdite beme nje kronike per nje spektakel qe quhet Corrida ( Torrero ), me orgjine spanjole. Ishte tragjike e shume tronditese te shihje se si toreadoret i mundonin demat ne arene, duke i goditur me ca heshta te mprehta ne kurriz. Turma ne stadim brohoriste dhe leshonte klithma gezimi, gje e cila me kujtonte shikuesit e ndeshjeve te gladiatoreve ne Romen antike. Kafsha e gjore turfullonte e shfrynte nga dhimbjet, endej nga nje cep i arenes ne tjetrin duke u perpjekur te godiste me brire xhelatet e saj, nderkohe qe gjaku i vershonte si shatervan nga plaget. Pastaj, mbasi lodhej ne kufijte ekstreme, nje toreador i ngulte thiken diku ne qafe, thelle, e ajo ra e ngordhur perdhe. Nje jeter toreador, atehere, i preu veshin e ja hodhi turmes e cila leshoi britma gezimi. U trondita thelle nga keto skena makabre e mendova se sa i eger mbetet njeriu ne instiktet e tij kafsherore me gjithe perparimet qe ka bere. Eshte vertete nje subjekt interesant per psikoanalistet ky, per te shpjeguar se pse njeriu, ende, e kenaqin skena te tilla te egra e te pashpirt. Pse ndodhin ende, si ne prehistori, vrasje, krime, genocide e varre masive? Pse hidhen bomba mbi njerez te pafajshem? Pse "demokracite" me te medha jane njekohesisht edhe prodhuesit me te medhenj te armeve? Pse kamikazet me nje idealin e tyre makaber vrasin dhjetra e dhjetra njerez te pafajshem ? Siç duket ende, njerezimi, nuk eshte shkeputur nga foshjeria e tij barabare. Nje kronike jo e kendeshme kjo e qe, ndofta, nuk duhet te ta kisha treguar fare! Naten !
 
( pa date )
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
KOHA DO TE JETE GJYQTARE !
 
…. Me sa duket, qeveria shqiptare ne Tirane edhe pse eshte folur, protestuar, argumentuar, shkruar e kundershtuar shume, ka vendosur perfundimisht, kokefortesisht e verberisht qe TEC – et dhe te tjera industri ndotese, te ndertohen pikerisht ne Vlore. Pra qe gjiri dhe deti i saj, vete qyteti bregdetar e rrethinat, te shquara per bukurite e pasurite natyrore e turistike, te kthehen ne pellg e terren te piste e kuterbues ku, qielli te derdhe mbi to shi acidesh e gjithfare pislleqesh. Pas masakres se çmendur e shkaterrimtare qe sistemi i kaluar totalitar beri, duke ndertuar aty, uzinen famekeqe te Sode-PVC, te çimentos etj. (qe helmuan dhe shkaterruan shendetin e gjenerata te tera vlonjatesh ) tani, po ky qytet po merr nje tjeter "dhurate"  shkaterruese. Por, kesaj here dhjetra vjet me pas, ne shekullin modern te XXI -te e, per me teper nga nje qeveri popullore e demokratike. Pra, vendimin per ndertimin ne Vlore te disa objekteve te medha qe do te vazhdojne "traditen" dhe papergjegjesine e dikureshme te shkaterrimit ekologjik te saj. Ne se kjo do behet e, ka gjasa qe kjo pyetje te jete krejt absurde nga qe, tashme, gjitheçka eshte vendosur, qeveria aktuale do te mbaje nje pergjegjesi te madhe historike e, jo vetem kaq. Vete kryetari i saj, Berisha, i cili s'do te harrohet per mjaft paudhesira te tjera, do t’i hedhe vetes edhe nje tjeter mekat : ate te pergjegjesine se madhe e me pasoja te pariparushme, shkaterrimin e turizmit dhe ekologjise se zones bregdetare te Vlores. Ky eshte mendimi im! Eshte keshtu apo gabohem ? Deshperueshem, le te presim ! Koha do te jete nje gjyqtare e rrepte, por ama e drejte !
 
Simbad
20 shkurt 2006
 
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
                                                         
ME RESPEKT PER …
 
… Nuk di pse, kur lexova poezite e para te Ilir Boroves, m’u kujtua nje autor i harruar korçar, i mirenjohuri Kostaq Cepa i cili shkruante vazhdimisht ne shtypin e viteve ’30, me pseudonimin Kapa. Them keshtu, sepse edhe ne poezite e Ilir Boroves, gjen jo vetem sensin artistik, ndjenjen vezhguese e humorin e bukur, te holle e finok korçar, por edhe nje shpirt te thelle i cili mbi te gjitha, jeton plot vrull e ndjejshmeri e nga qe eshte i tille, s’mund te qendroje ne heshtje e te mos hedhe vrullet, mendimet e impresionet e kohes, ne vargje.
 
Por, çfare me ka terhequr me teper, ne poezite e tij ? Se pari, pikerisht ato qe shkrova me lart zgjuarsia, mprehtesia, humori. Por jo vetem kaq. Duke lexuar poezine e Ilir Boroves, e ndjen veten sikur sheh nje kaledioskop te vertete. Aty vrojton jeten me gjithe ngjyrat, kontrastet, bukurite e marrezite e saj. Ne to qendrojne prane e prane, plot ngjyra e drite e here bardh’ e zi e me forma dhe imazhe fantazmagorike, e mira me te keqen, helmi e mjalti, lavdia dhe poshterimi, vyrtuti dhe vesi, dashuria e xhelozia. Ne to, shpalosen gjitheçka qe qendron e shfaqet natyrshem rreth nesh: stinet, pemet, gjethet, bari, debora, luadhet, lumenjte, korijet, panxhari, dollari, rakia, birra e bile edhe vodka "Smirnof" . Kjo e fundit, me sa di une, s’ka te beje me ndonje adhurim te autorit per alkoolin, por thjesht me faktin se, per te shkruar nje poezi nganjehere mjafton edhe "ngacmimi" i diçkaje,  e cila ne veshtrim te pare, mund te duket ndofta edhe banale ...
 
Ilir Borova eshte ne formimin e tij artistik, aktor. Dhe, them se kjo eshte nje shtyse, nevoje e perparesi me teper qe ai te ndjeje e te shprehe, ne poezi, mendime e gjendje shpirterore ku koncentrohen ide, situata e ndjenja nga me te ndryshmet. Ndaj edhe tema e tyre eshte aq e gjere dhe e larmishme. Ajo, nder te tjera, shpalos shpesh skutat me prezente e me te skajeshme te shpirtit njerezor : dashurine dhe xhelozine, vyrtutin dhe vesin, dhimbjen dhe gezmin, harene dhe shgenjimin, te bukuren e te shemtuaren. Tema keto te njohura e universale por qe, ne penen e autorit ne fjale, behen me se te veçanta, konkrete e personale, nga qe prekin shpirtin e secilit prej nesh …
 
Me respekt per … Kjo eshte fraza qe mbyll pothuajse, gjithe poezite e Ilir Boroves. Mendoj se, keto jane tri fjale qe flasin shume. Natyrisht, pasi ke lexuar gjithe poezite. Fjale qe vertet kane brenda tyre respekt. Ne rradhe te pare per lexuesin, te cilit autori i drejton edhe homazhin me te madh njerezor : ate qe ka brenda tij mendimin se, ne kete bote e cila po humbet gjithemone e me shume vyrtute, respekti per te e, per rrjedhoje edhe per fjalen e gjestet e tij te mira, duhet te mbetet, motoja e seicilit prej nesh. Ne rastin konkret, ndofta poeti ka menduar se me teper se gjitheçka, mjeshteria me e vjeter artistike e njerezimit, pra poezia, jo vetem qe mund te sheroje plage e shpirtera, por mund te ndikoje edhe per ide, mendime e veprime pozitive. Pra, per nje bote me te mire !
 
Suksese, Ilir, ne udhen e veshtire te poezise ! Te siguroj qe duke ecur ne te, ke per t’u raskapitur e cfilitur shume, po jam i sigurte se edhe sikur me bastun, ate nuk do t’a leshe kurre pergjysme … 
 
Me respekt nga … Simbad
------------------------------------------------------------------------------------------------
 
VASIL RUCI - Johan Krujfi i Shqiperise
 
Vasil Ruci - do te mbetet vertet nje"legjende" e perhereshme per futbollin shqiptar.Per fat te keq,talenti i tij u "shpalos"ne nje epoke tjeter me plot kufizime, e ai nuk pati mundesi te shohe horizonte te tjera. Por, megjithate,ai ishte nje fenomen i rralle.Kam ndjekur ndeshjet e koheve te shkuara, kur "Flamurtari" shkelqeu ne disa ndeshje nderkombtare dhe ende i kam ne sy e ne zemer emocionet e tyre. Ishte nje ekip i shkelqyer ai i Vlores,ku ishin mbledhur bashke futbolliste te medhenj.Nder ta spikaste Vasil Ruci:"kunadhja",njeriu-llastik,tribluesi i rralle,golashenuesi fantastik.Ai kishte nje nuhatje prej "grabitqari",nje shikim"fajkoi",nje saktesi goditje"olimpike",nje aftesi per te gjuajtur ne porte nga çdo pozicion e ne çdo rrethane e pothuajse gjithmone... topi perfundonte ne rrjete.
 
Me kujtohet ndeshja e fameshme me Barcelonen.Zubizareta ishte ne mes te portes,paksa i avancuar ne zonen e rreptesise dhe Vasil Ruci,me nje gjuajtje te rrufeshme,nga tridhjete metra larg gjuajti e topi perfundoi ne rrjete.Zubizareta nuk beri as levizjen me te vogel.Me gjunjet gjysem te perthyera,me duart paksa te hapura,ai ndenji i mberthyer ne vend e pati kohe vetem te ktheje paksa koken,per te pare topin qe kishte hyre ne rrjete....Vasil Ruci ishte talent i madh e i rralle.Gjynah qe jetoi ne nje epoke tjeter,kur cilido talent,fikej ne pamundesine,merzine dhe mediokritetin e kohes.Gjynah qe te tille futbolliste,nuk paten fatin e ketyre te sotmeve,te cilet luajne neper stadiumet e Europes.Mund te them pa e egzagjeruar se per mua, Vasil Ruci ishte Johan Krujfi i Shqiperise.Ndaj,me erdhi mire qe dikush, eshte kujtuar,t'a takoje e te beje me te intervisten e meposhtme,ku shpalosen kujtime te medha e te paharruara...
 
24 janar 2006
 
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
NGUSHELLIM

Ashtu si per mbare shqiptaret kudo ne bote,vdekja e parakoheshmme e Ibrahim Rugoves eshtë një ngjarje e hidhur dhe mjaft tronditese edhe per mua.Udheheqesi i Kosoves, i cili luftoi gjer ne fund per liri e pavaresi, do te të kujtohet për shumë gjëra e mbi te gjitha sepse ishte presidenti i parë i saj, njeriu qe ja kushtoi jeten asaj,luftetari dhe misionari i vendosur i Lirise.Për mua si qytetar i thjeshte,dhimbja per humbjen e tij ne keto momente teper delikate per te ardhmen e shqiptareve,eshte e veçantë dhe padyshim edhe shqetesuese. Ibrahim Rugova ishte dhe do te mbetet nje personalitet i shquar me permasa boterore. Pavaresisht nga humbja e tij,ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar.Nderkohe,shpreh urimin se klasa politike e Kosovës,në këtë vit historik ku mungesa e tij do të ndihet aq shumë,do te tregohet me e mençur se kurre dhe ka per t'a kthyer emrin e Ibrahim Rugoves,idealin,veprën dhe urtësinë e tij,në nje energji të madhe pozitive për Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen,duke çuar gjer ne fund amanetin e tij - PAVARESINE e Kosoves.Me kete rast,ne menyre teper modeste e si bashkeatdhetar, kam nderin e madh t'i percjell me perulje e devocion,familjes,gjithe vellezeerve kosovare si edhe Lidhjes Demokratike te Kosoves, ngushellimet e mia te ndjera e teper te sinqerta !
 
21 janar 2006
 
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
QE HORRAVE TE MOS U BEHEN: "HOSSANA" !
 
... Eshte folur edhe here te tjera neper "lista" qe ne to, te mos sillen shkrime te marra nga shtypi i Tiranes, sepse ato kushdo ka mundesi t'i lexoje edhe vete. Kjo eshte nje ide e sugjerim i drejte por, ndonjehere, kur qellon qe vertet te lexosh shkrime te nje rendesie teper te veçante, ja vlen t'a rilexosh disa here ate jo vetem personalisht, por perbrenda ndjen nevojen qe ate t'u a sugjerosh edhe te tjereve. Sepse, ndodh qe te kete shkrime, analiza e opinione, te kene brenda tyre, si te thuash nje platforme, nje thirrje apo nje program, per t'i pare, kuptuar e thene troç gjerat ashtu siç jane, brenda e jashte politikes, brenda e jashte Shqiperise. Per te mbrojtur vlerat e verteta e per te hedhur tej, me neveri e pa nostalgji antivlerat. Per te perbuzur e flakur hijet, fantazmat, djajte, vrastaret, tribalet dhe ata qe perçojne ide, sjellje e qendrime primitive.
 
Per te shpresuar se, njerezit ne pergjithesi e, ne rastin tone, shqiptaret, ndofta do te nisin te marrin me ne fund Rrugen e Ktheses e te behen te ndergjegjshem per gjithe cenet, marrezite, paudhesite dhe pislleqet e tyre. Qe vulgu te mos hype ne pushtet, ne media, ne shoqeri e te behet zot vendi, duke shtypur virtutin, dijen, te shkolluarin e te ndershmin. Qe Horri te mos cilesohet hero e ti behen "Hossana" dhe njeriut te qytetruar, te cilivizuar t'i hidhen mbi fytyre sharje, fyerje e perçmime. Qe llumi te mos jete ne balle, por te vazhdoje jeten aty ku e ka vendin: ne llageme.
 
Pare ne kete plan, shkrimtari yne i shquar, ne intervisten e dhene me poshte, shpalos edhe nje here personalitetin e tij vizionar, veshtrimin e tij prej rilindasi, gjykimin e tij prej atdhetari te nderuar e te veçante. Eshte kjo arsyeja pse Ismail Kadare, edhe jashte "keshtjellave" te tij te marra, pra Letersise dhe Artit te tij te madh, mbetet sot per sot, figura me humaniste e iluminisite e kombit shqiptar i cili, me fjalet e tij shpalos perhere e me ngulm te Verteten e bashke me te, u hap njerezve syte per te pare diçka me tej se sa, krimi, tymi dhe avujt alkolike te mejhaneve te pa fund  "albaneze", ku merzejne kalores, "kavaliere" dhe kodoshe te te gjithe tipave....
 
Simbad
12 janar 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------
 
Nga rubrika:
                                                                      
QUO VADIS SHQIPTAR ?!...
 
Me beri pershtypje nje interviste e para ca koheve dhene nga shkrimtari yne Ismail Kadare ku, nder te tjera, ai e cilesonte "vulgun shqiptar" si nje nga me te rrezikeshmit ne Ballkan. Vulgu shqiptar, pra ai i yni, shfaqet per dite ne gjeste dhe akte, ne mendesi e veprime te pafund injorance e barbarie e ja, tani, ky i fundit i ndodhur ne Mirdite ka tronditur mjaft shpirterat e njerezve te vertete. Te atyre qe ngrihen e qendrojne lart mbi kete vulg. Atyre qe nuk shpifin, nuk vrasin e grabisin, nuk jane pa moral, nuk marrin gjak e s'nxisin hakmarrje. Atyre qe mesojne perdite te jene me te qyteteruar, me tolerante e njerezore. Por,per fat te keq,nuk ndodh gjithmone keshtu. Dhunimi i motrave katolike eshte i paprecedent. Te tilla akte mund te kene ndodhur edhe ne ndonje rast tjeter por, ne vende te cilet do ti cilesoja "barabare" e po ashtu, nga individe pa asnje princip e grimce morali njerezor. Per fat te keq diçka e tille, ndodhi edhe ne Zululand. Pikerisht, ne Shqiperi, ne Mirdite ! Dhe pastaj, themi e çirremi se duam dhe na takon te shkojme ne Europe, dhe pastaj themi qe fajin na i ka ajo "kurva" Europe, dhe pastaj themi qe gjithe te keqijat na i sollen ata,te huajt e ne jemi me te miret. Por,nderkohe,nje gje eshte e rendesishme dhe e sterthene kaq e kaq here. Ne se nuk shohim e ndreqim cenet tona si popull e, ne se  nuk luftojme t'i veme fre vulgut i cili po shumefishohet perbindshem ne Shqiperi, atehere pa tjeter keq e mos me keq do na vene punet, aty ne memedhe ...
 
QUO VADIS SHQIPTAR ?!
 
Simbad
.....................................................................................................................................................................................
 
QUO VADIS SHQIPTAR ?!...
 
Zoti kryeredaktor i revistes "Iliria" ne Gjermani,
 
Kam mbetur i befasuar dhe njekohesisht shume i revoltuar nga botimi ne faqet e revistes suaj, te nje shkrimi kaq fyes mbi personin tim. Me vjen shume keq qe ne nje reviste te tille, e cila mban emrin e larte dhe te ndritur "Iliria", botohen shkrime te tille plot shpifje dhe akuza nga me te uletat, shkrime te cilat here - here, shfaqen e bejne pjese ne rubrikat e nje pjese te caktuar te shtypit shqiptar te cilin, me te drejte shkrimtari yne i shquar Ismal Kadare e quan"shtyp i zi".
 
Pike sa pari, sipas rregullit me elementar te shtypit te vertete dhe korrekt, botimi i nje shkrimi te tille shkel gjithe rregullat elementare te nje shtypi serioz e per me teper patriotik, duke i sherbyer keshtu dizinformimit tendencioz, shpifjeve, ofendimeve, logjikes primitive te hakmarrjes si edhe te akuzave te tjera me te uleta, dale nga pena e nje njeriu pa etiken me elementare te dikujt qe pretendon te "shkruaje" publicistike. Se dyti, po te marrim rastin me te keq, nje shkrim i tille i zi mbushur plot mllefe dhe akuza te uleta, edhe ne se eshte derguar prej vete autorit apo nje personi tjeter, nuk duhej botuar pa u verifikuar. Verifikimi i shkrimeve te kesaj natyre ( edhe pse shkrimi ne fjale del jashte logjikes me minimale te nje organi serioz ) duhej te ishte "alfa" e punes suaj e, une, nuk besoj se eshte ne metoden e punes suaj te botoni çka u bie ne dore. Ne se ju do te ndiqnint rruge tjeter, pra te kunderten e kesaj, revista juaj pa dyshim qe do te kthehej ne nje fletushke rrugesh e cila do te lexohej natyrisht vetem prej rrugaçesh e njerezish pa skrupull. E se treti, kur ju vendosni te botoni nje shkrim te tille, duhet te dini se kush eshte akuzuesi dhe i akuzuari, pra autori i shkrimit dhe personi qe poshterohet. Duhet te dini pra, gjeresisht dhe objektivisht se, kush jane Enver Memisha dhe Vasil Qesari. Une jam i sigurte, zoti kryeredaktor se ju dhe koleget tuaj, ne rastin konkret, nuk njihni as njerin e as tjetrin...
 
Nje shkrim i tille i turpshem, mendoj se nuk e nderon aspak revisten tuaj e cila, nder te tjera ka ne programin e saj bashkimin e diaspores shqiptare pa dallime bindjesh politike si edhe frymezimin e saj me ideale te pastra atdhetare e demokratike. Nje reviste, te cilen une e kam lexuar dhe e lexoj vazhdimisht me kujdes dhe interesim te veçante. Ne keto rrethana, nuk di se ç'emer mund t'i vihet kesaj ngjarje e cila pa dyshim qe mua me ka tronditur mjaft. A eshte ligesi, hakmarrje, mediokritet, banalitet, keqdashje apo mungese principesh elementare profesionale? Nje gjest i tille i pazakonte, flagrant dhe aspak i ndershem eshte i denje vetem per nje gje: per t'u çuar drejet e ne Portat e Drejtesise, por duke ditur pikerisht qe kjo drejtesi nuk egziston, ju me dashje apo pa dashje ( ? ) jeni bere zedhenes te fjalorit banal te nje personi mjaft te dyshimte e ngaterresar, nje personi anonim i cili arriti kulmin e "lavdise" se tij, pikerisht ne kohet me te erreta te ketyre dhjete vjeteve te fundit.
 
Se fundi, do ta thoja se nuk eshte ne nderin tuaj e as ne traditen e "konfrerise" gazetareske, qe ju te botoni shkrime te tilla plot shpifje e mllefe ekstremiste personale, te cilat fyejne rende dhe ne menyre publike jeten dhe personalitetin civil te nje njeriu e ne rastin konkret, te nje kolegu tuaj shqiptar, nje gazetari i cili prej vitesh eshte anetar i Shoqates Profesioniste te Gazetareve Franceze, punonjes i France 3 Televizion si edhe publicist i njohur ne vendin e vet. Nderkohe qe ne faqet e revistes suaj, flitet e shkruhet per ideale te vyrtuteshme, fisnike, te larta e te pasterta kombetare, ky shkrim s'ben gje tjeter veç te kunderten. Idealet e nje kombi s'mund te behen kurre te tilla, po qe se mbeshteten mbi fyrejen, perçarjen, shpifjen dhe shtypjen pa te drejte te personalitetit te nje shqiptari kushdo qofte ai...
 
Simbad
 
Shenim: Revista "Iliria " e cila botohet ne Gjermani, ka ne krye te saj moton "Bashkimi i te gjithe trojeve shqiptare", nderkohe qe autori i reagimit te mesiperme eshte anetar i kryesise se LSHB ( Lidhja Shqiptare ne Bote ) si edhe perfaqesues i saj per Francen. LSHB eshte organizate shqiptare me e madhe gjer tani e njohur e cila aspiron e punon per te njejtin ideal ( ?! ). Quo vadis, shqiptar ?... O Tempora, o Mores ! "
 
24 nentor 2005
 
----------------------------------------------------------------------------------------------------
 
GERMIME NE LLAGEME TE PISTA ...
 
... Ne pergjigje te shenimit tim"Nje skriboman ..." shkruar ditet e fundit prej meje ne forumin "Art Cafe", mbas shume fyerjesh te uleta e nderhyrjesh idiote rreth personit e mendimeve te mia, bere ne menyre publike si edhe ne posten time private nga nje fare Klajd Kapinova ( Illyricum6@aol.com ), nje shkrim tjeter i marre "hua" u postua po prej tij, pikerisht diten e djeshme. Kesaj rradhe, i gjori kalores me "fytyre te vrerosur", pra Klajdi dora vete, duke dashur te me "varrose" njehere e mire e me deshiren per te dale "fitimitar" ne kete beteje te marre te shpallur vete prej kohesh, me ka bere nje nder te madh, duke m'a rritur "pazarin" shume e duke me vene ne qender te ca "ngjarjeve" si edhe te nje epoke te caktuar, per te bere keshtu publik faktin se kush jam une, nga rrjedh une e se si i kam "sherbyer" rregjimit te kaluar. Shkurt, me ka bere "biografine" ...
 
Teme kjo, mjaft e njohur dhe e preferuar ne nje pjese te mire te shtypit shqiptar, te cilin me te drejte Ismail Kadareja e ka quajtur "shtyp i zi" e qe eshte bere ndermjetes e "complisse" i luftes se piste politike qe behet atje, i larjes se hesapeve, grindjeve mes klaneve,shpifjeve kunder personave te caktuar, helmimit te "ekologjise" shpirterore, vazhdimit te "luftes se klasave" etj. Shkurt muhabeti, mister Kapinova, ka sjellur ne "Art-Cafe" nje shkrim te kesaj natyre dhe kjo e fundit, pa u vrare fare ne ndergjegje se, keshtu cenon rende personalitetin dhe fyen keqaz, jeten dhe imazhin e nje njeriu ( per te cilen pergjigjet nga ana ligjore ), ka dashur te me beje pra "biografine", tamam siç t'a benin dikur edhe sekretaret e devotshem dhe inatçore te Enverit ...
 
E, nderkohe, duke kryer kete veprim shoh se ai ka rene edhe me poshte se çka qene me pare, duke e pasuruar keshtu edhe me tej shenimin tim "Nje skriboman ...", me germimet e bera ne terrene e llageme mjaft te pista, gjersa ka arritur te gjeje mbeshtetje te...ENVERI dora vete. Nje moment ! ... Jo te Enveri i Gjirokastres, por te ai i Lepenices, i cili i ngjan te parit ne nje a disa gjera e qe ka me te nje emerues te perbashket: "luften e klasave". Pra, ka gjetur shpetim te pena e nje "figure" te diskredituar ne qytetin e Vlores, i cili ka bere e ben pjese gjallerisht ne"korrin e zi te kukuvajkave", qe gjate gjithe jetes se tyre jane dalluar per mediokritet, zvarritje, jargavitje, mitomani pa kufi, deshire te shfrenuar per pushtet, servilizem mercenari ndaj çdo flamurmbajtesi e me plot cene te tjera nga me te ultat...
 
Nuk do te doja t'a bej te gjate, as per te bere sqarime e as "polemike" me autore e shkrime te kesaj natyre. Ata qe e kane lexuar ate, besoj se e kane kuptuar se perse behet fjale, nga fjalori i perdorur ne te, nga mendesite, stili i njohur i denimit te "armiqve" te Partise, nga gjykimet e shpifjet e ulta te nje mitomani te pashoq. Veçse diçka do te shtoja, per t'a mbyllur nje here e pergjithmone ate. Mua, me njeh Vlora tej e mbane e jo vetem ajo, por edhe e gjithe krahina. Me njeh aq mire sa qe kur shkoj aty, per çdo vit, nuk bej dot dhjete hapa pa u ndalur nga miq, shoke, te njohur e dashamires te shumte. Por, Vlora po ashtu, njohu keto vitet e fundit edhe nje fare ENVER Memisha, dikur nje servil vullnetar dhe teper i rregullt i gazetes "Zeri i Vlores"e, pastaj, drejtues i SHIK -ut famekeq te Sali Berishes. Nje person i padeshiruar dhe i urryer, i cili nuk shkeli ne qytetin e tij te lindjes per shtate vjet me rradhe nga frika e hakmarrjes, per shpifjet e bera ne shkrimet tij te botuara ne Tirane ( ku edhe tani jeton ), si nga gjyqet e"llogarite" te cilat i ka ka me dhjetra e dhjetra ndaj qytetareve vlonjate...
 
Epilog:
 
Fli tani i qete,o Klajd, martir i kombit !... Ti detyren tende ndaj armiqve te tij e ke kryer,duke hyre madherishem ne "altarin" e atdheut !...
 
Simbad
 
P.S. Meqense shume lexues, me pa te drejte nuk ja kana degjuar emrin ketij "ushtari te panjohur" qe punon dite e nate per triumfin e "demokracise" terroriste, ndonje prej jush qe ndesh me kete shenim, do te ishte i lutur te shkruante diçka rreth temes: Kush eshte ky Klajd Kapinova ! Ky luftetar i palodhur qe po shkrin jeten ne emigracion, per te vene gjerat ne vend, ne historine e vorbullt shqiptare... Sa per veten time, une e kam shkruar ate dhe e keni ketu me poshte:
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 
NJE SKRIBOMAN ...
 
Nje skriboman me emrin e  nje romani amerikan te Teodor Drajzerit,me mbiemrin sllav te nje fshati blegtoresh ne Skrapar e gjetke,me qytetari te pretenduar shkodrane e me "mision historik" rishikimin e Historise se Shqiperise, eshte bere me te vertete i bezdisshem duke na dhene,here pas here,leksione se si duhet shkruar ajo.Kohet e fundit, ky person e te tjere"studjues" anonime te tipit te tij,kane vene ne diskutim edhe vete personalitetin e Ismail Qemalit, duke pretenduar se ato qe shkruajne ata,jane te reja e te panjohura, krejt"ndryshe"nga ato qe jane shkruar nene komunizem.( Sa per te"panjohurat" mos shkoni teper larg,por mund te lexoni,ne vend te Tajar Zavalanit te cilin personi ne fjale e cileson sikur te qe "babai" i historiografise shqiptare,dy veprat madhore kushtuar Ismail Qemalit, arkitektit te pavaresise sone,shkruar nga Nermin Vlora dhe Enzo Falaschi,te dy te perbuzur e te sikterisur nga Tirana e kohes se Enverit ).
 
Per me teper,ky person,i cili tund e shkund perdite,flamuj shumengjyresh kercenimesh e shigjeta druri te kalbura e krahas tyre edhe "dyer belldingesh"ne Nju Jork,me sa duket i eshte mbushur mendja te"tunde" edhe themelet e asaj çka ne Shqiperi eshte tashme e shenjte: Historine dhe"shenjtoret" e saj te afirmuar.Ky individ, pjesetar i zellshem i "korrit te kukuvajkave"qe kendojne çdo mbremje,me hare debilash dhe gaz zemerak, marshin mortor per vdekjen e çdo gjeje te shenjte qe kane shqiptaret,ze pastaj edhe emrin tim ne goje, duke permenduar profesionin dhe televizionin qe une kam pase themeluar vite te shkuara ne qytetin tim te lindjes,e qe ishte i pari televizion i pavarur ne Shqiperi, nje krijese e pafat e cila,megjithate,edhe sot kujtohet me mjaft respekt nga qytetaret e Vlores mbare ...
 
Simbad
21 nentor 2005  
------------------------------------------------------------------------------------------------
 
MOIKOM ZEQO
 
... Keto dite mendja me ka shkuar disa here te Moikom Zeqo.E kjo gje,nder te tjera,ndodhi per arsyen sepse ai u hoq nge detyra e drejtorit te Muzeut Historik Kombetar.Se pari,duhet t'i u them se Moikomin e njoh prej shume vitesh dhe mendoj se eshte vertet njeri i jashtezakonshem dhe i rralle.Te tille e kane bere dhe e bejne vitet,krijimet,puna,letersia, pasionet,interesat.Gjithe veprimtaria e tij,ne vite ne fusha te ndryshme.Nje njeri qe s'eshte "ngopur"kurre te kerkoje,te punoje,te krijoje,te germoje,te zbuloje,te shkruaje, te jete i urritur per dije e mbi te gjitha,te vere gjitheçka ne sherbim te shqiptarizmit.Nje idealist i vertete ! Por,idealistet s'shkojne ne Shqiperi! "Lekura" e tyre nuk vlen asnje grosh e per kete "fjale" as qe do t'i a dije kush ! Fjala "idealist" ne memedheu tone tingellon si "humorist". Pra,fjale qe te ben per te qeshur.
 
Qeveria e re po ben ndryshime dhe mire ben.Por,ne kete drejtim duhet karar e kujdes! Qe te mos futen te gjithe ne nje "thes".Natyrisht,ajo duhet te heqe te paaftet e,ne vend te tyre te vere ata qe jane te zote,te pergatitur e qe e meritojne plotesisht nje vend te tille.Por,per fat te keq,ekipi Berisha,ne shume raste po perserit gabimet e se shkuares.Une,keto ditet e fundit,vertet u trondita dhe njekohesisht imagjinova se me çfare qesendie dhe humor te zi, do t'i kene pritur bashkeqytetaret e mi ne Vlore,emerimet e reja te disa figurave "plaka" ne krye te puneve,ne qytetin tim te lindjes ne Vlore...Vaj medet !
 
Por,le te kthehemi perseri te Moikomi...Moikomi eshte institucion - thote me te drejte Shpetim Kelmendi ne shkrimin e meposhtem.Ai s'mund te preket.E,une perveç te tjerash,e dua ate,sepse perveç shume te tjerash,eshte edhe dashnor,mik e mbrojtes i"atdheut"tim - Bregdetit te Himares.Moikomi eshte europian i lindur,iluminst.Moikomi eshte baraz = Histori dhe Muzeologji.Me kujton te ndjerin Llami Durolli ne Vlore.Por,nje Llambi modern, njeqindfish me te zot e me te kompletuar. Dhe njeriu, ne rastin e tij, nuk arrin te kuptoje dot, se si tek nje njeri i vetem, mund te ndodhen bashke, kaq shume energji, pasion, talent, pune dhe vetem pune, aftesi, kerkim, kureshtje, fantazi, perkushtim si dhe nje imagjinate pa kufi e deshire per pune pa limit si tek ai ...I tille eshte Moikomi !...Por,ate e shkarkuan nga detyra !
Perse valle,perse ?...
 
Simbad
20 nentor 2005                                        
-------------------------------------------------------------------------------------------------
SI E DUAM VLOREN …
 
Perseri dy fjale per TEC – in e Vlores ! Perseri per nje absurditet te çmendur ?! Qeveritaret tane te mete nga trute nuk kane asnje ide te qarte : Ky TEC nuk mund te behet gjetke ? Vlora a do jete, xhanem, qytet e zone turistike apo qytet industrial ? Dhe ne se eshte bere zgjedhja e dyte, mbi ç’logjike mbeshtetet ? Tashme Durresi eshte "qelbur" e ne detin e tij nuk mund te behet me plazh. E, tani, keshtu duhet te behet edhe Vlora me detin e saj te paster si kristal ?... Me nje det ngjyre kafe, te murme, nje lloj "liqeni" te palevizshem e ngjyre plumbi ? Me nje sfond "panoramik", ku do te lartesohen oxhaqe, korpuse TEC – esh, rezervuare gjigande nafte me vezullim metalik si dhe dhjeta tankera e petroliera qe presin te ngarkohen ne gji, ne molo e rade ?
Jo !... Vlonjatet e vertete, e kane enderruar dhe e duan qytetin e tyre ndryshe : me gjirin e detit gjithmone magjik e te virgjer, me "veliera" e motoskafe turistike, me ski ujore e "jahte" qe shkojne e vijne prej Mesdheut. Me Karaburunin plot fshatra turistike rrahur nga tragete qe shkojne e vijne çdo dhjete minuta, me nje bregdet plot plazhe popullore, me shetitoren e Ujit te Ftohte e cila do te geloje nga njerezit qe shetisin e shkojne drejt Tunelit e Jonufres duke thithin ajrin e paster qe vjen nga Sazani e Zverneci. Ah, jo ! Mos vini dore mbi keto vende te bekuara, Zoti dhe mallekimi i brezave do t’i u ndeshkojne keq !…Sepse keshtu te bukur e turistike e duan Vloren jo vetem vlonjatet, por gjithe shqiptaret …
 
Simbad
15 nentor 2005
------------------------------------------------------------------------------------------------
 GJER KUR ?...
 
Skenderbeu - i shitur dhe i pafe
Naim Frasheri - mbrojtes i islamizmit
Barleti - mitoman
Noli - kelysh i kuq
Gurakuqi - vrases
Bajram Curri - bandit
Kadareja - obortar i diktatures
Dhe tani se fundi:
Ismail Qemali - agjent dhe antikombetar ...
 
Gjer kur, ky korr kobndjelles kukuvajkash i dale nga prita te erreta e llageme te peshtirado te guxoje te kendoje vaje te tilla te zezae do guxoje te hedhe balte mbi figurat me te shquara te kombit tone ?Gjer kur arradha te tilla psikopatesh e ekstremistesh antishq
Par Simbad Detari - Voir les 0 commentaires
Ecrire un commentaire
Lundi 6 mars 2006 1 06 /03 /Mars /2006 21:21
                   THE 'ROKES'
 
Nga Vasil QESARI
 
... Po dëgjoja një CD me këngë të zgjedhura nga kompleksi italian i viteve ’60 -’70, The Rokes, të cilin ma dërgoi këto ditë një mik nga Italia e që më çoi në kujtime të largëta. Pikërisht në verën e vitit 1967, atëhere kur sa kisha mbaruar maturën e pata fatin e rrallë të shihja për herë të parë një imazh televiziv. Aso kohe, si kudo në Shqipëri dhe në Vlorë, televizorët ishin shumë të rrallë, ndofta dy-tre dhe, të kishe fatin të shihje diçka të tillë, ish një privilegj e kënaqësi tepër e rrallë gjë të cilën, natyrisht, nuk e kishte kushdo. Në lagjen tonë, ose më mire të themi në periferi të saj, në një pallat në formë këndi, jetonte një djalë i hijshëm dhe i turpshëm si vajzë. Ai quhej Nini Pazolli e ish dy-tre vjet më i vogël se unë. Kisha dëgjuar diku, nuk e di se qysh e në ç’rrethana se, ai kish një televizor në shtëpi e, qe pikërisht ky motivi pse bëra të pamundurën të zija miqësi me të. E, kjo gjë, për fat, s’pat qenë e vështirë sepse ime motër, ishte në një klasë me motrën e tij.
 
Pra, shumë shpejt zura miqësi me Ninin dhe herë pas here, kur dilnim shëtitje, ai më tregonte për televizorin e tij të cilin e pat sjellë me vete i ati, ushtarak, fill pas studimeve në Bashkimin Sovjetik. Por, për disa kohë televizori kish renë në defekt dhe qe vendosur në një kënd të zgjedhur të shtëpisë si stoli e çmuar. E, për fat të keq, pa magjinë e tij për të cilën flitej, pra, pra “pa sy e pa gojë” nenë ofshamat dhe ankesat e të atit që s’pushonte së u qari pambarim, sepse e kishte blerë shtrenjtë në Odesë, me kursimet e viteve studenteske. Për më keq akoma, askush s’dinte t’a rregullonte e, natyrisht, askush nuk donte ta blinte në gjendje të prishur e me çmimin marramendës që ofronte pronari i tij. Por, së fundi, atij halli të madh i kish dhenë zgjidhje e televizorin kish mundur ta vinte në punë mjeshtri i shquar i riparimeve radio - elektronike, Dhimitër Doga, i cili ishte nga Vlora por jetonte në Tiranë.
 
Atë behar që u njoha dhe u shoqërova me Ninin, ai më tregonte se gjatë dimrit nuk arrinin të shihnin asgjë e vetëm në verë, atëhere kur sinjali i cili vinte që përtej Adriatikut bëhej i fortë, ata mund të ndiqnin emisione, programe, koncerte e filma të ndryshëm. Ndër të tjera, ai më fliste edhe për emra artistësh që i kisha njohur nëpërmjetradios italiane: e sidomos për këngëtarë të cilët i kisha dëgjuar sa e sa herë e që, natyrisht, s’i kisha parë kurrë në televizor...
 
Një herë, Nini më premtoi se ndonjë ditë do përpiqej të më fuste në shtëpi për të shikuar në televizor por, ama, me një kusht. Ajo gjë mund të bëhej e mundur, vetëm atëhere kur të mos kish njeri. Prindërit i’a kishin ndaluar rreptësisht të sillte ndonjë shok brenda, sidomos për të parë në televizor. Bile edhe vetë televizorin nuk e prekte kush me dorë. Atë mund t’a hapte vetëm i ati, tjetër njeri, në asnjë mënyrë. Ky qe urdhër i prere. Urdhër ushtarak. Por Nini e shkeli atë dhe e mbajti premtimin qe me kish dhëne. Një mbasdite, kur prindërit e tij kishin shkuar në Berat, e takova jo larg shtëpisë së tij, afër xhamisë, në rrugën para shkollës “Ali Demi”. Ku je ? - më tha - S’kam lenë vend pa të kërkuar. Vajta edhe nga nëna jote, pyeta, po kishe dalë ... Hajde! Do vemi në shtëpi për të parë televizor. S’kam njeri e rast si ky, t’a dish, s’ka për të ardhur kurrë ... E, duke nxituar, sikur prindërit e tij të ktheheshin nga minuta në minutë, të dy së bashku, shpejtuam hapat drejt shtëpisë së tij.
 
Ishte shtëpi e bukur ajo e Ninit !... Një hyrje e mobiluar hijshëm. E pastër e me shumë gjëra të cilat në shtëpinë time as që mund të imagjinoheshin: frigorifer, sobe, mobilje, bibliotekë me dru arre, divanë, perde të renda, tapete të butë e, mbi të gjitha ishte, ai, i bekuari: televizori. O, Perëndi !... Ç’farë emocione !... Ndërkohë që rrija si i shushatur në korridor, gjëja e parë që doja të shihja me ngulm qe ai, televizori. Oh! Do shihja një imazh televiziv? Po, kjo, ish një mrekulli !...Nini më çoi në dhomën e pritjes, dritaret e së cilës binin nga bulevardi e më tregoi një kolltuk. U ula me ndrojtje e, nene vete, ndjeva butësinë e tij. Ishte për herë të parë ne jetën time që ulesha në një kolltuk.
 
Televizori ishte aty, përballë meje. Një aparat misterioz, magjik. Me gërmat e praruara cirilike “Znamia“ në reliev, një ekran vezullues fosforeshent e ca butona si të radios. Nini shtypi butonin e ndezjes. U dëgjua një kërcitje e lehtë e, pastaj, në qendër të ekranit u duk një pikëz drite verbuese. Pas pak, ai u mbush plot me grimca të ndritshme, të bardha, gri e të zeza. ( Ato, të cilat më pas, ne do t’i quanim në zhargonin popullor “ miza “ ). Tani do t’i vë antenën - tha ai - Por, nuk di në se do kemi fat apo jo, sepse varet si do te jete sinjali. Ka ditë që ai vjen mirë, por ka të tjera, kur figura mezi duket. Ndërkohë që ai po vendoste kabllin e antenës diku pas televizorit, ndjeja të më rrihte zemra fort e u luta të kisha fat qe të shihja diçka, sepse një rast i tillë për të parë në televizor, isha i sigurtë se nuk do të më vinte më ...
 
Dhe ja !.. Figura pak nga pak nisi të vijë. Herë me shkëputje, herë e plotë. Pastaj, ajo u prish përsëri e nisi të rrotullohej me vërtik si një karuzel marramendës. Për fat, më pas ndaloi. Ishte një imazh bardh’ e zi që shihej fare qartë. Mes një skene ndriçuar nga prozhektorë të fortë, qëndronte një djalosh i veshur bukur, i rrethuar nga djem e vajza me sy të gjallë e të qeshur. Ata kishin zënë vend ulur rreth tij, në formë gjysmë rrethi. Me sa dukej, spikeri drejtonte një emision për mosha të reja.
 
Zemra nisi të më rrahë fort e adrenalina m’u ngrit në kulm. Shikoja imazhet, dëgjoja fjalët e, gjithë kjo, më dukej si një ëndërr e bukur. Them ëndërr, sepse e quaja mrekulli faktin se, s’arrija të kuptoja se si ato pamje mund te vinin nëpërmjet eterit nga një vend i largët e të mbrinin gjer aty, në atë “kuti magjike“, aty në një shtëpi të rrugës Vlorë -Skelë. E, pastaj, natyrisht, nga që kisha fatin të shihja një botë të panjohur, krejt të largët e të ndryshme nga ajo e jona. Për një çast, mes duartrokitjeve e klithmave të gocave, spikeri ftoi në skenë një kompleks mjaft të njohur muzikor e, pastaj, thirri me zë të lartë :
 
- Ed adesso, gli invitati della serata !... The Rokes !...
 
The Rokes ?... Kompleksi që kisha dëgjuar sa e sa herë në radion italiane ? Vërtet qe isha me shume fat ! The Rokes ?... Ata, katër djemtë anglezë që kishin braktisur liceun në Londër, për të zbarkuar në Itali në mesin e viteve ’60 dhe që e benë atë atdheun e tyre të dytë. Ata që kishin “shpërthyer“ me këngët “Che colpa abbiamo noi“ dhe “E’ la poggia che va“, të cilat pastaj kishin pushtuar vendet e para në klasifikimin e disqeve më të shitura. Ata, katër djemtë e hijshëm, me xhinse, këmishe me frudulla e flokë të gjatë : Mike, Bon, Shel e Johny. Ata ishin në skenë. Tre prej tyre mbanin në duar kitara elektrike e, i katërti, kish zënë vend në bateri. Dhe nisën të nisën të këndojnë:
 

E la notte cade su di noi,
La gente non sorride piu,
Vediamo un mondo vecchio
Che ci sta crollando addosso,
Ma che colpa abbiamo noi ...
 
The Rokes ishin aty para meje e, unë, po i shihja me sytë e mi. Qenë aq pranë sa me dukej se mund t’i prekja me dorë. Ata, këngët e të cilëve i doja shumë. Siç adhuroja po aq edhe komplekset e tjerë të asaj kohe : Equip’84, Dik-Dik, Camelonti ... Këto kujtime më kaluan vetëtimthi në mend, teksa po dëgjoja një CD me këngët më të mira të The Rokes, të cilin m’a dërgoi këto ditë nje mik ...
Par Simbad Detari - Voir les 0 commentaires
Ecrire un commentaire
Dimanche 5 mars 2006 7 05 /03 /Mars /2006 02:17
             InviTatioN aU VoyagE
                        Traduit en albanais par: Vasil Qesari

 

 

GRISHJE PER UDHETIM

Bija ime, motra ime

Mendo sa bukur është

Atje ku do te shkojmë

Të jetojmë ne të dy:

Aty ku do vemi për qejfin tonë.

Për t'u dashur si askush,

Për t'u dashur e për të vdekur

Në atë vend që ngjan me ty !

Aty ku diejt e lagur

Të qiejve të trazuar

Kanë për shpirtin tim,

Magjinë misterioze

Të syve të tu tradhëtare

Që ndrisin përmes lotësh

Aty ku do vemi ne të dy

Ka përsosmëri e bukuri,

Luks, epsh e qetësi.

Dhoma jonë aty do jetë stolisur

Nga mobilje madhështore

Lëmuar nga vitet

Lulet më të rralla

Do përziejnë ernat e tyre

Në aroma të vagëlluara rezine.

Tavanët plot ar

Pasqyrat e thella,

Shkëlqimi oriental,

Gjithëçka aty do flasë

Në thellësi të shpirtit

Me gjuhën e saj të lindjes.

Atje ku do vemi ne të dy

Ka përsosmëri e bukuri ,

 

Luks, epsh e qetësi.

 

Pa shiko kanalet plot ujë

Ku përgjumen ato barka

Me syrin e tyre endacak;

Ato vijnë nga anë e anës

Për të kenaqur të tuat deshira.

- Diejt qe japin shpirt

Prarojnë fushat,

kanalet, gjithë qytetin

plot tulipane, lila e ar.

Një botë që përgjumet

Pështjellë me dritëz të vaket.

Atje ku do vemi ne të dy

Ka përsosmeri e bukuri

Luks, epsh e qetësi.

   Traduit en albanais par: Vasil Qesari

Par Simbad Detari - Voir les 0 commentaires
Ecrire un commentaire
Dimanche 5 mars 2006 7 05 /03 /Mars /2006 00:33


CORRESPONDANCES *
 
(Përqasje)
 
Natyra është një tempull ku shtylla të gjalla
Pëshpërisin shpesh fjalë që s’merren vesh;
Njeriu kalon mes saj e përshkon pyje simbolesh
Që të vështrojnë sikur të njohin prej vjetësh
 
Si jehona të gjata që vijnë përzishëm nga larg,
Nga një e errët dhe e pakufishme gjithësi,
E pafund si nata e si drita qiellore vetë
Ajo përcjell ngado ngjyra, parfume e melodi.
 
Erëra të mira si aromat e trupit të foshnjës
Të embëla si tingujt e oboes, të gjelbra si livadhe
- e të tjera aroma të forta, të vyera e ngadhënjimtare,
 
që kanë fuqi të pushtojnë qiej e gjithësi pafund,
Aroma parafine, myshku, rezine e temjani,
që shpirtit e ndjenjave u kendojnë ode e lavde ...

( * Kjo sonetë, e cilësuar si një nga më të përkryerat e Charles Baudelaire është, ndofta, ndër më të komentuarat mes poezive të tij të njohura. Autorët simbolistë kanë nxjerrë prej saj esencën e bazat estetike të shkollës së tyre. Prej saj u frymëzua edhe Arthur Rembaud, i cili shkroi më pas, “Sonnet des Voyelles“ ( Sonetë e Zanoreve ) e, po ashtu prej filosofisë së saj, poezia moderne shfaqi e manifestoi tiparet e kuptimin e saj të thellë. Eshtë interesant të vemë në dukje një fakt tjetër të çuditshëm. Ngjajshmërinë mes kësaj poezie e, një tjetre që mban po të njejtin titull e që është shkruar nga okultisti Eliphas Lévi ku, ndër të tjera ka tri vargje ku thuhet:“Cdo ide pjell një figurë – Dhe çdo formë është një imazh – E padukshmja është brenda së dukëshmes“)

 


ALBATROSI
 
Në lundrime te gjata mes honesh plot llahtarë,
Shpesh herë detarët thjesht për t’u zbavitur
Kapin albatrosë, madhështorët zogj të detit
Shoke t’i kene në udhëtimet e tyre të pafund ...
 
Dhe i lenë aty të lidhur keqaz mbi kuvertë,
Këta mbretër kaltërsish që ligshtaz katandisen,
Si lolo, krahë varur vajtueshëm e hequr zvarrë,
Tundur si çalashë mbi dërrasa paq të lemerisur.
 
Sa tuaf e qesharak ky shpend i lartësive !
Sa komik e shëmtaq, ai i bukuri i qiejve !
Nje e godet në sqep me çibuk e plaset gazit,
Një tjetër bën si i çalë e tall të ngratin fluturak !
 
Kështu edhe Poeti ngjan me këtë princ të reve
Që endet mes stuhish e qesh me shkrepëtima;
Mbërthyer në të huajën tokë mes talljesh mizore,
Me krahë madhështorë qës’merr dot fluturim ...
 
( ... Poeti është mbret në universin e tij. Ai, si Albatrosi, është princ i qiejve e nuk u trembet  stuhive e, krenarisht u qeshet shkreptimave, atyre që e godasin tinëzisht me shigjeta. Poeti  është një krijesë e destinuar për të tilla fluturime e, në tokë e ndjen vehten keqaz, rrob të përvuajtur të njerëzve e të një shoqerie e cila mizorisht e tall e nuk arrin t’a kuptojë kurrë – Shenimi im )

 


PENDESE PAS VDEKJES
(Remords Posthume)
 
Ndërkohë që ti do të flesh, o e bukura ime e zymtë
Përjetësisht, gjumin tend në një varr mermeri të zi,
Në një varr që s’do ketë salltanete, buste e relieve
Në një varr të vockël, një gropë e qilar plot lagështi ...
Pllaka e tij e rende do shtypë sisat e tua të ndrojtura
E kofshët e tua të buta e të ngathëta renë në limonti,
Dhe zemren tende pa rrahje, pa jetë e dashuri ...
E do pengojë që kembët e tua të gjata e të shpejta
Të rendin pa lodhje drejt epshesh e lojnash aventure.
Në netet e mia të gjata pa gjumë dhe syrgjynosur
Sekretin tend varri yt në fshehtesi do m’a tregojë
( Sepse vetem varri i kupton tamam poetet )
Pyetjes që ai të pat bërë: 
- E ç’kuptim ka, moj kurtizankë
Qe s’dite kush derdhi lot mbi varrin tend ?
Dhe krimbat mishin tend do hanë pak e nga pak
Si një brerje e pa fund ndergjegjje ...

 

LE LETHE *
 
Eja, zemra ime, shpirt i shurdhët e mizor,
Tigër i adhuruar, monstra ime e plogët;
Eja ! Ka kohë që endërroj të zhys gishtat
E mi të dridhshëm thellë mes flokëve të tu.
T’i fus poshtë fustanit që mban tëndin parfum
E të kredh mbi të kokën time plot dhimbje.
Të thith aty si prej një luleje të vyshkur
Erën e rendë të dashurisë sime funebre.
Të fle dua! Të mos rroj po të fle
Në një gjumë të embël përjetësisht.
E trupin tend të lemuar si bakër
T'a mbuloj me puthjet e mia pa pendesë,
E të kapërdij mbi të lotë ngushëlluese.
Honi i shtratit tend s’do më frikësojë
E as harresa që rrjedh nga e jotja gojë
Bashkë me të tuat puthje si léthé - ja …
Do të bindem ty me lot e plot përulje
Martir i bindur, i denuar pa asnjë faj

* Léthé – Kështu quhet në mitologjinë greke një prej pesë lumenjve të Ferrit, i cili ndan Tartarinë nga fushat e Elizesë. Shpirtërat e të vdekurve, duke pirë ujë në ketë lumë, harronin krejtësisht çdo kujtim nga e kaluara e tyre.

VDEKJE E EMBEL
 
Aty në një copë truall plot humus e kërminj
Do desha t’a gërmoj gropën time thellë vetë,
Me nge të shtroja rradhë kockat e drobitura,
Të flija në harrim si peshkaqen në dallgë
 
I urrej testamentet e varret plot shkëlqim ;
E në vend të lotëve e vajeve në të gjallë,
Do doja të ftoja më mirë korbat e zeza sterrë
Të pinin gjakn’ e kërmës sime për të vjellë.
 
O krimba të dashur miq të mi pa sy e veshë,
Drejt jush po vjen një vdekës i lirë e hokatar;
Rrofshin filosofët, bij bushtrash dhe kurvarë,
 
Turruni në kufomen time pa brengë e hiç mëshirë
E thomëni a ka mbetur vallë ende ndonjë torturë
   Për trupn’ tim pa shpirt, vdekur mes të vdekursh’


(Shqipëroi: Vasil QESARI)

Par Simbad Detari - Voir les 0 commentaires
Ecrire un commentaire
Samedi 4 mars 2006 6 04 /03 /Mars /2006 20:13

 

LES FLEURS DU MAL

 ... I konsideruar si i fundmi i romantikeve dhe i pari i moderneve, Sharl Bodler, mbahet si me i madhi nder poetet franceze. Pothuajse i injoruar nga bashkëkohësit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkooli dhe droga, ai pat një fund jete te përdëllyer duke vdekur ne moshën 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën te humbur. Ne te gjalle, ai nuk pat botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull "Les Fleurs du Mal" ( Lulet e se Keqes ). Akademiku francez, Jean d’Ormesson ka thëne për te:" Bodler nuk ishte vetëm poeti i epshit dhe voluptetit, i ankthit, trullosjes dhe vdekjes. Ai ishte gjithashtu kritik me një inteligjence te mrekullueshme. Ne një epoke kur gjenia e Wagner -it ishte e panjohur, ai e zbuloi dhe lavdëroi veprën e tij. Ishte po ashtu, ai qe adhuroi e mbrojti disa piktore te cilëve u përkiste e ardhmja, te tille si : Delacroix, Courbet, Manet dhe Cézanne". Me veprën e tij,Charles Baudelaire krijoi principet baze te poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjate jetës dhe pasionit te tij për te Bukuren, ai ish vazhdimisht i ndare ne dysh, mes ekstazës dhe tmerrit te jetës e te vete ekzistencës njerëzore ...




ARMIKJA  

Rinia ime s'qe veç një stuhi zezëmadhe
Aty-këtu çarë nga pak diell shkëlqimtar;
Me shi e vetëtima që paq e keq shkretuan
Atë që ish kopështi im endërimtar ...

Dhe ja tani që jam në vjeshtën e moshës
Më duhet të marr prapë bel e sqepar
Të vë pak rregull ne kopshtin e endrrave
Ku shiu vrima e gropa ka hapur si varr ...  

Do rinis nga puna e s'di në se prapë
Do çelin lulet e reja që kam mbjellë
Në se do gjejnë plehun mistik që t'i ngreje
Tu jape fuqi, jetë e përpjetë t’i sjellë ...

- Por, medet ! Medet ! Mosha ime ka ikur
E jetën m’a ka brejtur keq e mos më keq
Ajo, e liga, tinzarja,  Armikja ime e zezë
Që përditë zemrën m’a bren e frymën m’a heq ... 



Shqiperoi: Vasil QESARI

  

 
 NJE KALIMTAREJE ...

 

Rruga rreth e rrotull ziente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madhështore,
një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindat e dantellat e fustanit te saj te gjate

Unë pija ne mejhane i përhumbur,tape e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje,me këmbe prej statuje e fisnike
si shqiponje. E thelle ne sytë e saj,qiell gri ku lind uragani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...

Ish një vetëtime verbuese e pastaj u be...nate!
O bukuri kalimtare qe me bere te fluturoj me krahë,
valle,s'do te shoh me, ne ketë jete a ne eternitit ?

Ajo iku e humbi mes turmës! S'do ta shihja kurrë!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unë.
Por,oh,qeshe i bindur! Po,qeshe i sigurte!
Ajo do ish gruaja qe do te kisha dashuruar ...   

 

 

 

  MACES SIME


Hajde, macja ime e hijshme,
hajde ne zemrën time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
E lërmë te zhytem ne sytë e tu te bukur
Plot ngjyre metal e gurë zefiri...

E teksa duart e mia dehen ne përkëdheli
Mbi kokën dhe shpinën tende elastike
E dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tënd te bute e elektrik

Unë ndjej trupin e se dashurës sime.
Shikimin e saj qe është si yti, o kafshe e bekuar,
I thelle e i ftohte, çpues e i mprehte si kame !

Ndjej përreth meje nga këmbët gjer tek koka,
te lehte e kërcënues, një parfumi trullosës
qe endet si opium përreth trupit te saj brun ...

 

ALKIMIA E DHEMBJES 

Njeri te ndriçon me afsh e zjarr
Tjetri te vesh rrobat e zisë, Natyre !
Ai qe te pares i thotë: Varr !
Tjetri e thërret : Jete e Drite !

Hermes i panjohur, mjeshtri im,
Ti nga i cili gjithmonë jam ndrojtur,
Ti me bën si shembelltyren e Midas,
Me te trishtuarin e alkimisteve;

Ti qe me jep fuqi ta kthej arin ne hekur
Dhe parajsën t'a bej zjarr e ferr;
Bëmë qe ne errësirën e mjegullave
Te zbuloj një te shtrenjte kadaver,
E, ne kufijtë e brigjeve qiellore,
Te ngre te medhenjt' sarkofagë ...

 

 

 SHTRATI I DASHNOREVE

Shtrati ynë do te jete i parfumuar
E divanet përreth si varre te thelle
Stolisur plot lule te papara
Enkas për ty mbledhur ne qiej … 

Duke djegur te fundit prush
Pishtarë do te bëhen zemrat tona
E dritn’ e tyre te dyfishte
Do hedhin ne tonat zemra binjake

Ne një mbrëmje  roze e blu mistike
Te njëjtën drite ne do te flakërojmë
Përzier me vaj, rënkime e lamtumira 

Pastaj një Engjëll do hape portat e qiejve
E tonat flake te shuara do ndizen përsëri 

Se bashku përsëri te dy do jemi
Besnike, te lumtur ne përjetësi …

 

   
PARFUM EGZOTIK

Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
Thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
Shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
Që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.

Shoh, një ishull të bardhë e të vogel,
ku rriten pemë plot fruta gjithë aromë;
burra me trup të vogël, por të fortë e,
femra me sy të çiltër e plot voluptet...

Pastaj, aroma e trupit tend fluturim më çon,
drejt klimash mahnitese,ne një port me vela
e marinarë të sapokthyer nga të largët udhetime.

E, pastaj, ne ket' endërr sublime,
mes kengësh e thirrje detarësh,
ndjej gjer në shpirt thellë te hyje,
parfumi i luleve egzotike
që në ajër lodron gjithandej ...

 

  
 SHKATERRIMI

Përherë pranë meje vallen hedh Demoni qe endet
përreth e me përkëdhel  si ajri qe lehtas drithëron.
E unë marr fryme e ndjej  mushkëritë te me djegin
mbushur me një dëshire pa fund e ndjenje faji bashke...

Shpesh ndodh qe ai, duke njohur te madhen time
dashuri qe kam për Artin, merr formën e një gruaje
epshndjellëse e, nene pretekstin e trishtimit tim
me shtin qe buzët te me bëhen filtra te mallkuara.

Kështu ai me largon gjithmonë me shume nga Zoti,
e, mes grahmash, te thyer nga lodhja, me shpie
mes fushash mërzitje, pa fund e plot shkreti...

Ai hedh ne sytë e mi vibrues e plot konfuzion
rrobe te ndotura, te pista si plage te hapura e,
bashke me to, Aparatin e Përgjakur te Shkatërrimit…
 
SPLEEN

Oh, kam aq shume mbresa si te kem jetuar njëmijë vjet
E komoja e madhe plot sirtarë kujtimesh është :
Kuitanca te bëra rrotuj lidhur me kordele,
Vargje, letra dashurie,fatura e romanca
Qe fshehin brenda tyre fare pak nga çka ne trurin tim
Te lodhur qe ngjan si qilar pa fund i një piramide
Ku janë groposur shume me tepër kufoma
Me tepër te vdekur se sa ne një varr te përbashkët ...

 
(Shqiperoi: Simbad Detari)

 

 

Par Simbad Detari - Voir les 0 commentaires
Ecrire un commentaire

Simbad en voyage

 

le-mer.jpg

    
HISTOIRES DE MER


Les histoires de mer ont parcouru le temps. Nous savons bien peu dechose des premiers navigateurs mais la Bible n’est pas avare de récits. Arche de Noë, Jonas, ouverture de la mer Rouge pour laisser passer les Hébreux. Dans l’Odyssée, si Ulysse met tant de temps pour regagner Ithaque après la guerre de Troie, c’est qu’il est très largement victime des pièges que lui tend Poséidon ...
 

 

milleetunenuit.jpg


MILLE ET UNE NUITS


Simbad le marin est l'une des parties des Mille et Une Nuits, vaste recueil de contes élaboré par des générations d'auteurs entre le VIIIe e XIIe siècle. D'origine persane, ces contes se sont enrichis, par la suite, de nombreux apports arabes. Un palais magnifique, une gracieuse mélodie, des parfums enivrants ...


bas1.jpg


VOYAGES DE SIMBAD


Toujours à la recherche d'aventures, Simbad reprend la mer et, comme à l'habitude, son navire s'échoue. Les sauvages nus avec lesquels il se retrouve leur donnent à manger une plante qui leur enlève toute volonté ...


perendim.jpg

REVES ET FANTASMES


Dans le monde occidental en revanche, Les Mille et Une nuits suscitent un incroyable engouement dès leur traduction, nourrissant les rêves et fantasmes des Occidentaux sur l’Orient et stimulant l’imagination des peintres. C’est Antoine Galland qui réalisa, à partir d’une copie arabe, la première traduction en français (1704)
.

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 
VOYAGER


"Lorsque tu voyages, tu fais une expérience très pratique de l'acte de renaissance. Tu te trouves devant des situations complètement nouvelles, le jour passe plus lentement et, la plupart du temps, tu ne comprends pas la langue que parlent les gens. Exactement comme un enfant qui vient de sortir du ventre de sa mère. Dans ces conditions, tu te mets à accorder beaucoup plus d'importance à ce qui t'entour parce que ta survie en dépend. Tu deviens plus accessible aux gens car ils pourront t'aider dans des situations difficiles"(Paolo Coelho) ...
  

" Il s’appelle Simbad le Marin et possède une caverne pleine d’or "
( Alexander Dumas "Le Comte de Monte-Cristo" )


***


Mon album photo

.






Créez votre badge

Partager

 
Contact - C.G.U. - Signaler un abus - Articles les plus commentés