Mercredi 1 mars 2006 3 01 /03 /Mars /2006 18:38


LES BIJOUX


STOLITE


( Koment rreth nje poezie te censuruar )


Nder poezite e ndaluara me vendimin gjyqesor te vitin 1857 te vellimit poetik Les fleurs du mal ben pjese edhe Les Bijoux ( Stolite ), shkruar me  1842. Kjo poezi me vargje tete te katertat aleksandrine, flet per nje grua nudo e teper sensuale. Duke lexuar poezine ne fjale, ne mund te mund te bejme mjaft konstatime interesante te cilat mund te na ndihmojne te kuptojme se pse, si e per çfare, per nje gazetar - redaktor te  Figaro-se, ajo së bashku me pesë të tjera përbenin një spital të hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqesie të shpirtit njerëzor e sipas vendimit te trupit gjykues ofendim ndaj moralit publik. 

Per kete qellim le te shohim se pari natyren erotike dhe sensuale te tekstit ne fjale e, pastaj, gjendjen shpirterore te poetit perballe asaj skene. Gruaja te cilen pershkruan Bodleri eshte ne fakt subjekti baze i krejt poezise se tij. Pra, poezia i kushtohet nje gruaje, te cilen Bodleri e donte shume e te cilen ai nuk mund t’a percaktonte me emer. Kritiket thonë se, ajo mund te jete Jeanne Duval, sepse sipas poetit ajo grua kishte ngjyre teint fauve et brun. Sensualiteti i poezisë ne fjale pra, vjen prej vete asaj e s’është produkt i fantazisë se poetit, për vete faktin se ne realitet kjo femër është vërtet para tij, e shtrire nudo ne një divan. Pra, krejt lakuriq e duke mos mbajtur mbi vete asgjë, përveç " ses bijoux " …

 



STOLITE

(Les bijoux)


E ëmbla ime qe shtrirë krejt nudo ashtu siç m'a donte shpirti
e në trup s’kish lenë tjeter gjë veç stolive të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ....

E kur këto stoli tunden e hidhen  me një zhurmë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
ndjej të hyj në ekstazë e të humbas në tërbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...


E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj...


Me sytë e saj çpues ngulur mbi mua si një tiger i zbutur
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji ...


E barku i saj e gjinjtë si dy frute të virgjër erëmirë
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë


Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...

Par Simbad Detari - Publié dans : CHARLES BAUDELAIRE
Ecrire un commentaire
Mercredi 1 mars 2006 3 01 /03 /Mars /2006 17:26


PROCESI GJYQESOR I LIBRIT

 'LULET E SE KEQES'

 

Charles Baudelaire: 
"Qysh në fëmijëri, unë ndjeva në zemrën time dy ndjenja krejt të kundërta, tmerrin dhe ekstazën e jetës"


Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik Lulet e së Keqes ( Les Fleurs du Mal ) të poetit të shquar francez Sharl Bodler ( Charles Baudelaire ) të njëjtën famë e zhurmë dyshimi, ashtu siç ndodh jo rrallë herë edhe në ditët tona, ndaj persekutimit të krijimeve të ashtuquajtura pornografike. Poeti Artyr Rambo ( Arthur Rimbaud ) thoshte për Bodlerin se ... ai qe vetë Perëndia !, ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III-të shihin te ai vetë Djallin dhe e dënuan të hiqte prej vëllimit në fjalë, gjashtë poezi, nenë akuzën se ato paraqisnin pamje të turpshme e fjalor të ndyrë te cilat fyenin rendë moralin shoqëror. Pas kësaj, vetë Bodleri këmbënguli e protestoi duke kërkuar që libri duhej gjykuar në tërësinë e tij dhe, jo në poezi të veçanta, se blasfemitë e tij i drejtoheshin qiellit e jo Zotit, por më kot ...

Në fakt, procesi ndaj përmbledhjes së famshme Lulet e së Keqes, një nga kryeveprat e Poezisë Franceze dhe Botërore, kish nisur dhjetë ditë pas botimit të tij të parë në 1.300 ekzemplarë, pikërisht më 5 korrik 1857, me një artikulli të gazetës Le Figaro ku ndër të tjera, shkruhej se: '… është e palejueshme që, një person si autori i librit i cili i ka kaluar të tridhjetë vjetët, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze ... Ka momente bile, kur mund të dyshohet edhe për vetë gjendjen e tij mendore ... Kurre s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba ... Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqesie të shpirtit njerëzor“. Pas kësaj, Ministria e Brendëshme e hodhi librin në gjyq e, ndërkohë, gazeta Le Figaro e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit. '

Dhjetë ditë pas procesit, Victor Hugo që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit, ndër të tjera i shkruante: Lulet tuaja të së Keqes vezullojnë e rrezatojnë si drita e yjeve ( ... ) Pa dashje, regjimi, ju ka dhenë një prej dekoratave të tij më të vyera. Drejtësia ju dënoi në emër të atij të cilin ajo e quan Moral e, kjo, është edhe një medalje tjetër më tepër për ju ...”. Më 1924 botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit, publikuan për herë të parë edhe poezitë e dënuara, por libri u hoq përsëri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris e anuloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rehabilituar kështu për herë të parë dhe përfundimisht, të gjashtë Poezitë e Mallkuara.

             POEZITE E  CENSURUARA TE ' LES FLEURS DU MAL '

Duke shkruar përmbledhjen Les Fleurs du mal, Bodleri s’kish ndërmend te shkruante një libër qe i cili do cilësohej si tmerr i se keqes. Megjithatë, vepra e tij u gjykua ashpër e disa poezi u censuruan për arsye se ato përmbanin pasazhe e shprehje te cilësuara te turpshme e imorale. Ndërkohe, poezitë e tjera nuk u censuruan, pasi ato u gjeten me pak imorale ne krahasim me gjashte poezitë e ndaluara.  ( Gjashte poezitë e censuruara ishin: Lesbos, Femmes Damnées Le Léthé, A Celle qui est trop gaie, Les Bijoux, Les Métamorphoses du Vampire, te cilat me pas u botuan për here te pare ne Belgjike, por jo ne France, me 1866 ne një vëllim te titulluar "Epaves"). Këto poezi, veçanërisht ato me titull Lesbos e Femmes Damnées, për pjesën me te madhe te lexuesve dhe vete shoqërinë e asaj kohe, shfaqnin hapur sensualizmin, erotizmin, dëshirën seksuale, mahnitjen dhe shtysën drejt trupit te femrës. Por duhet thëne se, ndërkohe, ne vëllim kishte edhe poezi te tjera, te cilat mund te shkaktonin shqetësim e reagim nga autoritetet fetare, te tilla si: A une Charogne (Një kërmë) e Les Litanies de Satan, (Litanite e Satanit) qe s'u censuruan prej gjykatës ...   

Sharl Bodler dhe botuesi i librit, Poulet-Malassis, u thirrën në gjykatën korrektuese të Senës. Bodleri morri për mbrojte nje avokat te ri e pa pervoje, Maître Chaix d'Est, ne bashkëpunim me të cilin nisen punën për përgatitjen e dosjes. ( Dosje, në të cilën gjenden edhe shprehjet e tij, tashmë të famëshme: Libri im, pra, duhet të gjykohet në bashkësinë e vet, në tërësinë e tij estetike e pas kësaj del edhe morali i tij i” tmerrshëm”. (…) Në, fakt, ka shumë lloje moralesh. Kemi moralin pozitiv dhe praktik, të cilit duhet që gjithë bota t’i bindet por, ka edhe një Moral të Artit. Ky i fundit është krejt i veçantë e, atë, Arti e ka përjetuar qysh prej fillimit të jetës njerëzore. Sepse, ka edhe disa lloje lirish, ka liri për Gjenijt’ e ka edhe një liri të kufizuar për Njerëzit e Mrapshtë".

Procesi u zhvillua në Dhomën Korrektuese ku zakonisht gjykoheshin mashtrues, vjedhës e prostituta. Seanca gjyqësore u mbajt në 20 gusht 1857. I pari që foli kundër librit të Bodlerit qe zv/prokurori Pinard, i cili një vit më parë kish drejtuar edhe procesin ndaj romanit Madame Bovary te Gustave Flaubert. Ai morri në mbrojtje moralin fetar dhe insistoi se, libri në fjalë, përveç të tjerash, përbente edhe krimin e fyerjes së moralit publik. Pastaj, ai këmbënguli që autori të denohej e goditi ashpërsisht jo vetëm atë, por ngriti zërin për ndëshkimin edhe të gjithë “ tendencave të tilla në rritje, kësaj etheje të semurë, të mbrapshtë e të ulët e cila i shtyn njerëzit të pikturojnë e të shkruajnë ç’ti u vijë ndër mend, sikur morali publik të mos egzistonte fare...“. Në fakt, procedura gjyqesore u be shpejt, sa për të thenë, sepse nga Minstria e Brendëshme vërejtjet e komentet, kishin ardhur të egra e të padiskutueshme. Procesi i drejtuar nga zv/prokurori Pinard u zhvillua pak a shume kështu : u cituan disa fragmente e pasazhe nga poezitë e vëllimit, per t’i provuar trupit gjykues se, me përmbajtjen e tyre të turpëshme, ato ishin në kundërshti të plotë me moralin publik e fetar. Mbrojtja e avokatit të Bodlerit, Maitre Chaix d’Est-Ange, i cili zuri në gojë edhe vepra të tjera te njohura të dyshura për akuza të tilla por të padënuara kurrë, as qe mundi të ndryshojë gjë e, për më tepër, s’ishte as në nivelin qe duhej. Denimi: 300 franga gjobë për poetin, 200 franga për botuesin, heqjen e gjashtë poezive nga botimi si edhe privim nga të drejtat e tyre civile. Verdikti ishte i rendë edhe pse trupi gjykues hoqi dorë nga akuza për ofendim të moralit fetar por që theksoi se, përsa i përket fyerjes së moralit publik dhe normave të shoqërisë, kishte vend për denim, sepse libri përmbante jo pak pasazhe të turpëshme si edhe shprehje imorale.

Përfundimisht, trupi gjykues urdhëroi ndalimin e poezive të më poshtëme Les Bijoux ( Stolitë ), Métamorphoses du Vampire ( Metamorfozat e Vampirit ). Le Léthé ( Leteja ), A celle que est tres gaie ( Asaj – të lumturuarës ), Femmes damnées ( Gra te mallkuara ) dhe Lesbos ( Lesbos). Bodler, autori i poezive Lulet e së Keqes, teksa po dilte nga salla e audiencës, iu përgjigj kështu një mikut të tij, i cili e pyeti në se priste që gjoba edhe mund t’i falej : Të më falin ?... Përkundrazi !... Unë pres që nderi im të vihet në vend !…



Par Simbad Detari - Publié dans : CHARLES BAUDELAIRE
Ecrire un commentaire
Mardi 28 février 2006 2 28 /02 /Fév /2006 21:10

          SPLEEN DE PARIS

 

 


Përmbledhja “Spleen de Paris” e njohur gjithashtu edhe me titullin “Les Petits Poèmes en prose” ( Poemat e shkurtera ne proze ), doli për here te pare me1869, ne kuadrin e një botimi”përfundimtar” te veprës poetike dhe kritike te Bodlerit. Disa prej poemave ne proze te atij botimi, ne fakt patën qene hartuar qysh ne vitin 1850 por, pjesa me e madhe e tyre qe shkruar mes viteve 1860 dhe 1865 pra, ne një epoke kur Bodleri, pothuajse kish pushuar se shkruari vargje. Ishte qysh me 1865, qe Bodleri pat hartuar një projekt – libër e kish vendosur ne te poemat te cilat ai kish zgjedhur e mendonte te bënin pjese ne te. Ato ishin gjithsej pesëdhjete proza poetike. Për shkrimin e tyre, ideja dhe frymëzimi Bodlerit i pat ardhur qysh pas leximit te “Gaspard de la nuit” te Aloysius Bertrand. ( Ne atë libër te vogël, Bertrand kish përmbledhur poezi pa rime te cilat nuk respektonin rregullat e metrikes, pra krejt ndryshe nge poezia tradicionale ). Ai u be kështu, themeluesi i një gjinie te re letrare e cila, pastaj, u  pasurua dhe fitoi plotësisht “qytetarinë” e saj, me botimin e prozave poetike te Bodlerit, Rambo-se si edhe poeteve te mëvonshëm surrealiste. Por, ndryshe nga Bertrand, imagjinata e te cilit pat qene frymëzuar nga legjenda te vjetra, Bodleri desh qe vepra e tij te trajtonte subjekte moderne te kohës. Duke e tejkaluar imazhin e ciklit “Tablotë pariziene” ( Les tableaux parisiens ) ai u interesua ne mënyrë te veçante për Modernen, ashtu siç ai e shihte dhe e përjetonte atë, ne një qytet te madh si Parisi. Pra, me idenë e dëshirën qe te kepte ato çka ishin eternele dhe esenciale, mes skenave te shumta e te ndryshme te jetës dhe shpirtit te tij e qe kane ne dukje shkëlqimin  e shkurtër te një vetëtime, ne errësirën e universit urban.

 

 

  Tekstet e meposhtme jane shqiperuar nga Vasil QESARI


ENDERRA


Ëndrra ! Gjithmonë ëndrra ! kjo doze “opiumi natyral” siç e quan Bodleri ne prozën poetike ”Grishje për udhëtim” (L'invitation au voyage), është një metafore e cila për poetin ne fjale shpreh domosdoshmërinë e te ëndërruarit, për te shpëtuar nga e përditshmja sfilitëse. Ëndrra për te qene gjetke nga ku ndodhesh është për te edhe ëndrra me e bukur ku”gjithçka është e bukur, e pasur, e qete, e ndershme ku, luksi dhe volupteti janë ne harmoni, ku jeta është e lehte dhe e ëmbël për t’u jetuar, ku lumturia lidh kurore me paqen”. Një ëndërr kjo, ne fakt e paarritshme dhe e rrezikshme e që provokon goditje te dhembshme kur ajo mbaron e njeriu “zgjohet” dhe realiteti i imponohet serish. Ëndrra, ne te cilat poeti gjen strehe për t’i mohuar vetes gjetjen e mundësive te reagoje, sepse sipas tij “ëndrrat e afrojnë atë me ato te cilat mund te quhen te mundshme”. Ja me poshtë edhe një tjetër “ëndërr” e Bodlerit, marre nga vëllimi “Le spleen de Paris”.  

 

                                                 

                             

NE HEMISFEREN E FLOKEVE TE TU...


  ... Lermë t'u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyrën si në ujët e një burimi të kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si një shami erëmirë që shpërndan kujtime të ëmbla në eter. Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith'ato që unë shoh, gjith'ato që ndjej, gjith'ato që dëgjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjerëve në muzikë... I zhytur mes flokëve të tu, shoh një ëndërr plot anije, vela e direke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore. Ja, në oqeanin e flokëve të tu shoh një port plot dallgë këngësh melankolike, me njerëz të fortë racash të ndryshme e plot anije lloj-llojesh të cilat lartojnë arkitekturat e tyre të përkryera nenë një qiell të pafund ku prehët një ngrohtësi e përjetshme. Duke ledhatuar flokët e tu, ndjej ofshamat e lëngatat e dikurshme, të përjetuara shtirë mbi një divan, në dhomëzën e një anije të bukur përkundur nga valët e lehta të molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrës së zjarrtë të flokëve të tu, tani thith aromë duhani ekzotik përzier me opium e kallam sheqeri e, ndërkohë, në natën e flokëve të tu, më shfaqet shkëlqimi i pafund i kaltërsive tropikale; mbi brigjet e kadifenjta të flokëve të tu mbushem plot aroma ku ndjej përzier bashkë: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermë të kafshoj flokët e tu ! Kur fus gojën mes masës së tyre elastike e rebele, më duket se shijoj kujtimet më të ëmbla!...


 

 


DHOMA DYSHE


Ajo është një dhome qe ngjan me një univers ëndrrash, një dhome me te vërtet spirituale ku atmosfera e mbetur si e ngrire është ngjyrosur lehtësisht  ne roze e blu.Shpirti aty zhytet ne një banje plogështe, parfumuar me keqardhje dhe dëshire. Është një ndjenje e çuditshme qe përjeton aty, diçka si perëndimi i diellit, mes blusë dhe ngjyrës roze, një ëndërr epshi në eklips. Ne atë dhome, mobilet kane forma te shtrira, te sfilitura, te kapitura. Ato duket sikur përjetojnë ëndrra, sikur janë krijuar për te bere jete prej somnambuli, diçka vegjetale a minerale. Mbulesat përreth flasin një gjuhe memece, te shurdhet si lulet, si qiejt, si diejt ne perëndim. Mbi murre asnjë zhgaravine artistike. Përgjithësisht, ne ëndërr, ne përshtypjen e pa analizuar, ne artin e menduar, arti pozitiv është një blasfemi. Kurse, këtu gjithçka ka dritën e mjaftueshme dhe errësirën delikate te harmonisë. Nuhatet një arome fare pakëz e ndjeshme, zgjedhur ne mënyre tepër delikate, ku përzihet një lagështi tepër e lehte, një atmosfere ku shpirti i përgjumur përkundet nga ndijimet e një serre te vaket. Perdja e bollshme e fine prej mëndafshi derdhet si kaskade e lehte bore para dritareve e shtratit. Mbi shtrat është shtrire Idhulli, mbretëresha e ëndrrave. Po, nga erdhi ajo, gjer këtu? Kush e solli ? Cila fuqi magjike e vendosi ne ketë fron ëndrrash dhe volupteti ? E ç’rëndësi ka kjo ?Ajo është aty e unë e njoh.Ja ata sy ku flaka kalon perëndimin, ato sy finoke dhe te tmerrshëm si dy shënjestra, te cilëve unë ua njoh prej kohesh dinakërinë e frikshme. Janë tërheqës, robërues. Ata përpijnë shikimin e atij qe tregohet i pakujdesshëm e i sodit. Ata yje te zinj, te cilët imponojnë kureshtjen dhe admirimin me vëmendje, i kam studiuar. Cilit demon dashamires i detyrohem për ketë gjendje misteri, heshtje, paqeje dhe parfumesh? O lumturi ! Ai emër me te cilin ne quajmë përgjithësish jetën, bile edhe momentet tona me te hareshme, s’ka asgjë te përbashkët me ketë jete supreme te cilën tashme unë po e përjetoj e qe e shijoj minute pas minute, sekonde pas sekonde ! Jo ! S’behet fjale për minuta, s’është fjala për sekonda. Vete Koha s'ekziston me. Është Pafundësia ajo qe mbretëron, një pafundësi kënaqësish !Por, një goditje e tmerrshme, tepër e forte u dëgjua ne porte dhe, si ne ëndrrat e lemerishme, m’u duk sikur një maje kazme me shpoi thelle ne stomak.E, pastaj, ne dhome u duk një Spektër. E mbante dora e një përmbaruesi i cili vinte te me torturonte ne emër te ligjit ; te një gruaje e paturp qe bërtiste me te madhe për mjerimin e qe desh t'i shtonte gjithë banalitetin e saj dhembjeve te jetës sime apo, me sakte, ishte servili i një drejtori gazete i cili me kërkonte vazhdimin e një shkrimi. Dhoma e parajsës, idhulli, princesha e ëndrrave, Sylphide - ja vete, siç e quante i madhi René, gjithë ajo magji u zhduk nga zhurma brutale e goditjes se Spektrit. Tmerr ! S'e harroj, s’e harroj ! Po ! Ajo dhome, ajo karakatine, ai çast i një zhgënjimi pa fund ishin te miat. E, para meje, pashe te ndryshonte gjithçka. Mobilet  e humben hijeshinë, u vjetruan, u mbuluan nga një oke pluhur; oxhaku e humbi flaken dhe prushin, dritaret u trishtuan e xhamat u mbushen me vijëza pisllëku, dorëshkrimet u fshinë e u shfaqen te pashkruara, ditari im kish ca shenja te pakuptueshme te shkruara me laps ! E ai parfum i një bote tjetër, me te cilin isha dehur me një duf te pafund e tepër sensual, medet, ishte zëvendësuar nga një arome te qelbur duhani, përzier me një fare ere tjetër myku qe te përziente stomakun. Ne ato çaste, po thithja, kuterbimin e zhgënjimit. Ne atë bote te ngushte, por te mbushur plot  përçmim e neveri, me buzëqeshi vetëm një send: shishja e vogël e opiumit, mikesha ime e vjetër dhe e tmerrshme, si gjithë mikeshat, për fat te keq ! te mbarsura me përkëdhelje dhe tradhti. Po ! Po ! Koha e ndalur nisi te ece. Koha morri pamjen e pare : mbretëreshe e njëherësh perandoreshe e bashke me atë Plake te neveritshme erdhi edhe kortezhi i demonëve te saj me plot Kujtime, Plage, Spazma, Frike, Ankth, Lemeri, Tërbime dhe Neuroza. Ju betohem se ne ato çaste, sekondat nisin te bien fort e me një zhurme solemne dhe çdo njëra prej tyre, duke rene nga lavjerrësi i orës, thosh : Jam unë, Jeta, e padurueshmja, e pamëshirshmja, Jete !" S'ka asnjë sekonde ne jetën njerëzore, e cila te ketë për mision te lajmëroje Lajmin e Mire, lajmin e mire i cili i shkakton kujtdo një  frike te pashpjegueshme.Po ! Koha mbretëron : ajo nisi përsëri diktuarën e saj brutale. Dhe ajo me shtyn, si te isha një palaço, me hostenin e saj me maje te dyfishte : - Hy ! Ec para hajvan ! Djersitu, skllav ! Jeto, pra, i mallkuar

 

 

                                    
DRITARET 

  ... Ai që vrojton nga jashtë, për të mësuar se ç’ndodh pas një dritareje të hapur, nuk arrin të marrë vesh kurrë aq shumë gjëra, se sa ai që arrin të shohë matanë një dritareje të mbyllur. Nuk ka objekt më të thellë, më misterioz, më intrigues, më të errët e më verbues, se sa një dritare e ndriçuar zbehtë nga drita e mekur e qiririt. Ajo që arrijmë të shohim në mes të dritës së diellit, është gjithmonë më pak interesante se sa ajo që ndodh pas xhamave të një dritare. Në atë katror të errët e njëkohësisht të ndritshëm jeton jeta, ëndërron jeta, vuan jeta...Në një dritare të tillë, nenë harkun valë-valë të çatisë, shoh një grua të varfër, të moshuar, me rrudha, e cila nuk del kurrë jashtë, por rri gjithmonë e përkulur mbi diçka. Nga fytyra, veshja, lëvizjet e gjestet e saj, pa ditur pothuajse asgjë tjetër, kam arritur të njoh historinë apo me mire të them legjendën e saj, të cilën më ndodh shpesh t’i a rrëfej vetes duke qarë... E, them se, sikur të kisha qenë edhe unë një plak i tillë i gjorë, do kisha dashur të kisha bërë të njëjtën jetë si e saj. E, kështu, vete e bie të fle, krenar që kam jetuar e vuajtur në dhimbjen e të tjerëve. Ndofta, ndonjë nga ju do të pyesë: Po, ti, nga je i sigurtë që jeta e saj legjendë është e vërtetë?... Po, ç’rëndësi ka e vërteta që ndodh jashtë meje në se ajo, me historinë e saj më ka bërë të jetoj, të ndjej që ekzistoj e të di kush jam ?...

 


                                                               

I HUAJI

- Me thuaj, çfarë do më tepër, ti njeri enigmatik ?
- Babën,  nenën, motrën a vëllanë ?
- S'kam as babë, as nenë, as motër e as vëlla
- Miqtë e tu ?  .
- Po thoni diçka, kuptimin e së cilës gjer më sot, s'e kam njohur.
- Atdheun ?
- As qe di nga bie e ku ndodhet !
- Të bukurën ?
- Do ta doja me gjithë qejf, at’ perëndi të pavdekshme.
- Florinjtë ?
- Ato i urrej, po aq sa ju urreni Zotin - E, çfarë do atëher’,  i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë. Retë që ecin lart në qiell aty lart, aty lart ... ato retë e mrekullueshme !

 


GRISHJE PER UDHETIM …


Thone se eshte nje vend i mrekullueshem ne Cocagne te cilin une enderroj t’a vizitoj me nje miken time te vjeter. Vend i veçante, i zhytur ne brymen e Veriut tone te cilin mund t’a quanim Orientin e Perendimit, Kinen e Europes, fryt i fantazise kapriçioze te bollekut qe e ka bere edhe te tille, pa zene ne goje pastaj pamjet e tij mahnitese. Ne Cocagne gjitheçka eshte e bukur, e pasur, e qete, e ndereshme. Aty luksi e kenaqesia jane ne harmoni; jeta eshte e plote dhe e embel; rremuja, zhurmat dhe te papriturat perjashtohen; lumturia ka vene kurore me heshtjen e ku, edhe vete kuzhina, eshte poetike, here-here e yndyreshme dhe eksituese; atje ku çdo gje ngjan me ju, engjelli im.
Patjeter, ti e njeh ate semundje te etheshme qe na ngjitet mes varferise sonte te ftohte, pra nostalgjine per nje vend te cilin s’e kemi pare kurre, ate ankth kureshtje qe kemi per te ? Ai eshte nje vend qe te ngjan ty, ku gjitheçka eshte e bukur, e pasur, e qete dhe e ndereshme. Ku fantazia ka ngritur e zbukuruar nje Kine perendimore, ku jeta eshte e embel per t’u jetuar, ku lumturia ka vene kurore me heshtjen. Eshte atje qe duhet te shkojme e te jetojme, eshte atje qe duhet te shkojme te vdesim !
Pra, eshte atje qe duhet te shkojme te thithim ajer, te enderrojme e te zgjasim oret per te perjetuar nje pafundesi ndjenjash. E di ? Nje muzikant ka shkruar nje kenge te cilen e ka titulluar "Ftese per nje vals" dhe eshte po ai qe do te kompozoje pjesen "Grishje per udhetim", te cilen do te mund t’i a ofroj gruas qe dua, te zgjedhures sime te zemres. Po, eshte ne nje atmosfere te tille qe do te duhej te jetonim. Te shkonim atje, ku edhe oret me te merziteshme kane me shume mendime se kudo tjeter, aty ku sahatet u bien tingujve te lumturise, me solemnitetin me te thelle e kuptimplote.
Nene tabelat plot shkelqim a mbi lekurat e çmuara te lyera ne ar, shpalosen papritmaz tablo pamjesh te bekuara, te qeta e pafund. Te tilla si shpirterat e artisteve qe i kane krijuar. Diejt qe digjen ne perendim, e qe pershkojne me rrezet e tyre dritaret e larta me mozaike xhamash te ndara me plumb, ngjyejne plot ar vendin ku rrime, sallen e ngrenjes dhe sallonin e shtruar me stofra te çmueshme. Mobiljet tona jane te medha, terheqese, te çuditeshme me brava sekrete si ato te shpirterave te rralle. Pasqyrat, metalet, pelhurat, arturinat dhe faiancat luajne per syte tane, nje simfoni te heshtur e misterioze e, nga te gjitha keto, nga çdo kend, nga anet e sirtareve dhe palat e stofrave, perhepet nje parfum i veçante, nje fare arome qe te fton ne vizitosh serish Sumatren e qe eshte edhe vete shpirti i apartamentit tone.
Eshte nje vend i vertete Cocagne, te them, i paqte e plot shkelqim, i bardhe si nje ndergjegje e paster, si nje varg kusish te arta bakri qe ndriçojne mbi kuzhine, si nje dyqan arturinash plot hijeshi, si nje bizhuteri qe te lebyr syte. Aty jane mbledhur gjithe thesaret e botes, si ne pallatin e nje njeriu qe ka punuar si askush tjeter, per te merituar plotesisht gjithe boten. Eshte ky nje vend i veçante, shume me lart nga te tjeret, ashtu siç eshte edhe Arti mbi Natyren.
Dhe te mundohen e te keputen ne kerkime, le te perpiqen te gjejne kufijte me te fundit te lumturise, keta alkimistet e luleve te papara ndonjehere. Dhe te behen dysh, per te bere realitet enderrat e jeteve te tyre te shkuara ne kerkime. Une, per veten time, e kam gjetur tulipanin tim te zi dhe dahline time blu ! Lulja e pakrahesueshme, tulipani i rigjetur, dahlia alegorike jane atje apo jo? Ne ate te bukur vend, aq te qete e enderrimtar ku do te duhej te shkonim e te lulezonim edhe ne ! Nuk ndjen ti, valle, tek vetja jote te njejten analogji, per te folur me nje te tille gjuhe mistike ne letrat e tua ?
Enderra ! Gjithmone enderra ! E sa me shume shpirti im behet ambicjoz e delikat, aq me teper enderrat largohen nga mundesia per t’i bere ato realitet. Cdo njeri enderron e shton ne to dozen e tij te opiumit natyror, i cili s’pushon se sekretuari e se u perserituri e qe nga femijnia gjer ne vdekje, s’arrin te numeroje oret e kaluara ne gezim nga shpirti i vendosur e deshira per t’i a dale mbane. A do te jetojme ndofta ndonjehere, a do te shkojme ne ate vende, ne ato tablo qe shpirti im ka pikturuar e qe te ngjajne aq shume ty ?
Keto thesare, keto mobilje, ky luks, ky rregull, keto perfume, keto lule magjike, jane ti. Je ti, gjithmone ti, pamja jote, imazhi yt edhe ne keto lumenj te zhurmshem e kanale ujrash te qete. Je ti edhe ne ate grumbull anijesh te cilat shkarkojne ne port, mallin e tyre te çmuar e nga ku ngjiten lart kenget e dokereve. Jane mendimet e mia ato qe perkedhelin rrotullueshem gjinjt' e tu. E ti, gjithe keto mendime te miat, i shpie embelsisht drejt detit, i cili eshte vete Pafundesia qe mbledh e reflekton nga vetja gjithe thellesite e qiellit ne vete qartesine e transparencen e te bukurit shpirtit tend. Dhe, kur te kapitur nga dallgezimi dhe gllenjkat e pijeve egzotike te Orientit, marinaret e bere tape, mbrijne ne portin e qytetit te tyre te lindjes, jane perseri mendimet e mia plot ide te praruara, te cilat rikthehen te pasqyruara nga Pafundesia perseri drejt Teje ...


IDEALI DHE REALITETI


... Pata njohur një farë Benedikta, një vajzë çamarroke në sytë e së cilës shihja gjithmonë vetëm madhështi, bukuri, lavdi e gjithçka që mund të merret si e pavdekshme. Një vajzë e cila, ngado që shkonte rrezatonte e shpërndante një atmosfere plot Ideale. Por, ajo krijesë e mrekullueshme, ish shumë e bukur për të jetuar gjatë. Ajo vdiq, para ca ditësh, jo shumë kohë pasi u njoha me të. Dhe e varrosa me duart e mia, pikërisht në një ditë pranvere e cila sa kish nisur të shpërndante erërat e saj të mira...Po, isha unë që e futa ne dhè, të mbyllur brenda e të parfumuar si në arkëzat e Indisë! E, ndërkohë që isha ulur pranë saj e sytë e mi qenë ngulur në vendin ku prehej thesari im, prej dheut endè të freskët pashë të delte një krijesë e vockël e cila ngjante si dy pika uji, me të zgjedhurën e zemrës sime. Ajo u shfaq para meje duke më folur me një zë të çuditshëm, arrogant e plot të qeshura: - S'më njeh?... Jam unë !... Unë, Benedikta e vërtetë! Jam unë ajo vashëza e pacipë! U ringjalla për të ndëshkuar marrinë e verbimin tënd e, që ti, paskëtaj, të më duash pafundësisht!... E, unë, plot zemërim, iu turra: - Oh... Jo! Jo! Jo! E, për të shprehur edhe me shumë pakënaqësinë e refuzimin tim, përplasa këmben mbi dhè aq fort, sa ajo krijesë e gjorë por e frikshme, u fut edhe më thellë në baltën e varrit endè të freskët duke renë brenda si ujku në çark e duke mbetur aty, përjetë, në atë që ishte ndofta, Varri i Idealit ...






MIRESITE E HENES 

Ndërkohë që ti ishe duke fjetur, tekanjozja Hënë, qe nga prapa dritares pa shtratin tend e tha: Kjo vogëlushe më pëlqen. Dhe zbriti butësisht shkallët prej resh e, pa bërë zhurmë, kaloi mespërmes xhamave. Pastaj, u shtri mbi trupin tënd me ëmbëlsinë e një nëne e, mbi fytyrën tende hodhi ngjyrën e vellos së saj. E sytë e tu u benë të gjelbër e faqet tepër të zbehta. E, pastaj, ndërkohë që ti ishe duke kundruar plot qejf atë vizitore të çuditshme, ajo t’u ngjit nëpër gushë, ta pushtoi gjoksin fort e sytë e tu, çuditërisht u zmadhuan shumë shoqëruar me një dëshire vajtimi, ndjenjë të cilën ti do ta ruaje përjetë.E, sakaq, e dehur nga lumturia, Hëna kish mbushur gjithë dhomën me një atmosferë fosforeshente si ajo e peshqve që natën lëshojnë drite e, mendueshëm, thoshte: Ti do t’i nënshtrohesh përjetësisht influencës së kësaj puthje. Ti do të jesh e bukur ashtu siç dua unë. Ti do të duash atë që dua unë dhe atë që më mua më do: ujin, retë, heshtjen dhe natën. Detin e pafund ngjyrë gurkali. Ujërat e tij herë të qeta e herë të trazuara. Vendet ku s’do vesh këmbë asnjëherë. Dashnorin që s’do ta njohësh kurrë. Lulet e frikshme. Parfumet që do të bëjnë të luash mendsh. Macet që zvarriten mbi piano e rënkojnë si gra, me zë të ëmbël që del nga gryka. E, ty do të të duan dashnorët e mi, ty do të vijnë rrotull kurtizanët e mi. Ti do jesh mbretëresha e njerëzve me sy të gjelbër. E atyre që u kam zënë frymën me puthjet e mia të natës. Atyre që adhurojnë detin. Detin e pafund, plot zallahi. Atyre që s’dinë ku ndodhen e mes grash që s’i njohin. Mes lulesh të çuditshme që i ngjajë temjanicës së një feje të panjohur. Mes parfumesh që prishin vullnetin dhe kafshësh të egra e epshore, te cilat janë idhujt e çmendurisë së tyre. E, është kjo arsyeja pse moj e mallkuar, vajze e dashur e nazemadhe që, tani, unë jam shtrirë pranë kembkave të tua, duke kërkuar në tërësinë e qenies tënde refleksin e Hyjnisë së dyshimtë, asaj, të rraskapiturës nunë, të fatthënës ndrikull, mëndeshës helmdhënse të gjithë lunatikëve ...

.  


Par Simbad Detari - Publié dans : "SPLEEN DE PARIS "
Ecrire un commentaire
Lundi 27 février 2006 1 27 /02 /Fév /2006 16:50

 

Nga Vasil QESARI
CHARLES BAUDELAIRE

POETI I "MALLEKUAR" ...
Titulli i "Lulet e se Keqes", paraqet një estetike te re "moderne" ku, e bukura, sublimja ( qe simbolizohet nga termi "lule" ), mund te provokoje ne saje te gjuhës poetike, realitete banale te natyrës dhe sensualitetit te mishit, te "mëkatit" ( qe simbolizohet nga e Keqja ). Me ketë lloj "materie", mund te nxitesh frymëzimin, te bashkosh punën e imte mbi gjuhen poetike ( përdorimin e formave tradicionale si soneti dhe vargjet klasike si,bie fjala, aleksandrini ) Pikërisht kështu, Bodleri "revolucionarizoi" edhe universin estetik duke marre jo vetëm spunto nga tradita, sipas se cilës vepra e artit duhej te qe e hijshme e me subjekte fisnike, por mbi te gjitha duke realizuar sintezën mes dy zgjedhjesh estetike gjer atëherë te pakonceptueshme për diçka te tille, pra: gërshetimin e lirizmit romantik me punën për një forme sa me te përkryer.
Tematika e 'Lulet e se Keqes'
Pjesa "Spleen dhe Ideali" ve ne plan te pare"spleen"-in domethënë mërzitjen, trishtimin ( ne kuptimin e ankthit metafizik ) nëpërmjet te cilave, vuajtja e poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt "idealit", drejt një infiniti sublim ku mbretëron njeriu.
"Spleen" është një fjale e gjuhës angleze e cila nënkupton "shpretkën". Ne fakt, ne te kaluarën besohej se ne baze te teorisë se Hipokratit, ndenja e melankolisë te njeriu kishte orgjinë fiziologjike dhe, me sakte ajo vinte si rezultat i një sekrecioni ne ngjyre te erret qe shkaktohej prej shpretkës. Por, te poezia e Bodlerit fjala "spleen", simbolizon mërzitjen e neverinë ndaj jetës ne përgjithësi.
Një gjendje e tille e dyfishte është edhe atmosfera mbizotëruese qe ushqen tërësinë e përmbledhjes "Fleurs du mal", duke i dhëne asaj një dinamike fort konfliktuese. Ne te poeti, shpreh tronditjet e shpirtit te vet te plagosur keq mes ideve sublime dhe banalitetit, gjë e cila e bën qe ai te miklohet, here drejt Zotit e here drejt Satanit. Duke u nisur nga përvoja e vet personale, ai trajton kështu konfliktin eternel, mes shpirtit dhe "mishit", ( epshit ).
Poetika bodleriane
Për te dale nga gjendja e "spleen" - it, poeti përpiqet te gjeje shpëtim përmes gjuhës poetike e cila është edhe e vetmja mënyre qe ka aftësinë t'u japë kuptim e te përçoje realitetet me banale e me te shëmtuara te jetës ne art. Gjuha poetike, po ashtu, ka mundësinë qe te metarfozoje edhe dashurinë. Ajo përçudnon pasionin sensual te poetit për te dashurën e tij  Jeanne Duval ( ne poezitë "Parfum ekzotik"( Parfum exotique ) "Flokët"( La Chevelure) etj. ashtu si edhe dashurinë platonike për zonjën Sabatier "Agim shpirtëror"( l'Aube spirituelle ), "Grishje për udhëtim"( Invitation au voyage ) etj.  Ndërsa soneta "Korrespondenca"  "Correspondances", e cila është një model i artit poetik bodlerian tregon se, tek ky autor, imazhet nuk janë vetëm simbole konvencionale por ato vene ne dukje një raport absolut, mes sendeve dhe kuptimit te tyre: për Bodlerian ky është edhe ligji i " analogjisë universale" ... Ne një univers konfuz, te padeshifrueshëm nga qeniet e vdekshme, vetëm poeti, ne saje te imagjinatës se tij ( jo mbretëreshe e lehtësisë ! ), ka aftësinë te krijoje imazhe te tilla te cilat mund te vene ne dukje ndjenjat e te bëjnë eternele te vdekshmen.
Natyra eshte nje tempull ku kolona te gjalla
Shpesh nxjerrin prej tyre fjale konfuze
Njeriu kalon mes tyre si ne nje pyll simbolesh
Qe e vrojtojne me shikim familjar ...
“Correspondances” ! “Les Fleurs du mal” IV
Këto fjale dalin nga shpirti i një karakteri me natyre magjike, ne saje një te shkruari me force magjistare ! Lajmërues i ardhjes se fenomenit te poezisë franceze, Arthur Rimbaud, Bodleri me krijimtarinë e tij, shihet si një ”alkimist i fjalës” qe me fuqinë e saj, është e zonja ta ktheje ”balten”ne “ar”.
Ecuria e 'Fleurs du Mal'
Ecuria e “Fleurs du mal” nuk lejon, me sa duket, qe ta mposhte spleen – in, atë ndjenje e cila gryen poetin përbrenda. Përvojat e ndryshme qe shtjellohen ne pjesët e kësaj përmbledhje, me sa duket nuk japin asnjë shprese për ndryshim a gjendje me te mire. Qyteti i madh i “Tablove pariziane” është plot rreziqe e miklime, me parajsat artificiale te drogës e alkoolit  ( Le vin ) e, po ashtu edhe dashuria e epshi ( Fleurs du mal ), janë zhgënjyese e brejtëse te shpirtit. Pas një tentative për “Revolte !” te cilën poeti dëshiron qe te jete universale, përmbledhja poetike ne fjale, gjen zgjidhje te”Vdekja” e cila ngjan se është edhe fundi i dështimit poetik.
Por, është pikërisht te vdekja qe Bodleri gjen një mënyre te fundit për te zgjidhur kontradiktën mes se Mirës e se Keqes: e për ketë qellim, vdekja shihet jo si fund por si një kalim drejt universit pajtues ku, poeti është i pangopur te zbuloje një bote te re, ende te panjohur. Kjo mënyre te vështruari, shpjegon pa dyshim sensualitetin qe ai u jep temave makabre ne poemën e shquar” Vdekja e dashnoreve” ( Mort des amants ). Ndërkohe, përmbledhja poetike “Les Fleurs du Mal” mbaron me këto vargje domethënëse:
Ne thellësi te humnerës te bie
parajse a ferr s’ka rendësi,
drejt se Panjohurës le te shkoj
dhe te Rene te gjej aty ...
“Udhëtimi” ( Le Voyage )
Vepra kritike
“Arti romantik” (L'Art romantique - 1869) përmbledh një grup shkrimesh, te cilat Bodleri i pat shkruar mbi jetën kulturore e artistike te kohës se vet si edhe mbi autore te mëdhenj qe  adhuronte. Shkrimet me te rëndësishme te asaj përmbledhje u kushtohen, nder te tjera autoreve te tille si: Edgar Poe, Théophile Gautier, romanit “Madame Bovary” te Flaubert, dhe romanit “Te mjerët” ( Les Misérables ) te Victor Hugo. Shkrimet kritike te Bodlerit u mblodhën dhe u botuan me 1868, nene titullin “Kureshtje estetike” (Curiosités esthétiques ). Kjo përmbledhje, përmban kryesisht analiza rreth “Salloneve artistike” mbajtur ne vitet 1845, 1846 dhe 1859, mbi Ekspozitën Universale te vitit 1855 si edhe një shkrim te rendesishem mbi Constantin Guys, “Piktori i jetës moderne” ( Le Peintre de la vie moderne ), e po ashtu shume esse mbi jetën dhe veprën e piktorit te shquar, Eugène Delacroix.Këtyre u duhen shtuan edhe ese te tjera, kushtuar veçanërisht disa piktoreve akuarelistë te kohës, karikaturës e përgjithësisht nocionit te komikes ne art. Ajo qe duhet shënuar, është fakti se mes Bodlerit poet e Bodlerit kritik, arti ekziston ne një koherence te padiskutueshme. Ajo ndjehet qarte ne këte cilësi te tij, sepse si ne art edhe ne poezi, ai shpalos principet e tij te veçanta estetike: mbi natyralizmin qe shkonte gjer ne absurd dhe modernizëm.
Modernizmi ne art
Pra, me modernizëm Bodleri nënkuptonte  qendrushmerine e veprës se artit ne kohen e vet. Një pikture, sipas tij, duhej te shprehte epokën e tij e bile ta paraqiste atë ne veçantinë e saj me te pakapshme. Ishte pikërisht kjo qe ai donte ne vizatimet me pene te Constantin Guys, i cili skiconte për shtypin silueta e skena te jetës se përditshme, duke përjetësuar kështu “heroizmin e jetës moderne”. Kjo natyre e dyfishte e se Bukures, përcaktuar si sinteze e modernizmit ( te përkohshmes ) dhe identikes, asaj qe s’ndryshon ( perfeksionit formal ), e pengonte Bodlerin qe te miklohej nga mënyrat efemere e, po ashtu qe te vendoste kritere krejtësisht formale, qe mund ta çonin atë, ne krijimin e një arti me ftohtësi shembullore, te zhveshur nga çdo emocion.
Bodleri ishte një kritik i mprehte. Ai u tregua mjaft skeptik ndaj piktoreve zyrtare e, po ashtu, nuk ra ne kurthin e sensibilitetit te pikturës romantike. Kështu për shembull, ai shkroi ashpër persa i përket Ary Scheffer, një piktor romantik i kohës, peneli i te cilit jepte një realitet tepër akademik ( Salon de 1846 ). Nga ana tjetër, mendimet e tij te mprehta lidhur me disa tablo te Ingres,  një tjetër  piktor i shquar i epokës, romantik e neoklasik, tregojnë se si Bodler arrinte me tepër zgjuarsi e finese, t’u shmangej grindjeve te shkollës ne fjale …
  
(1821-1867)
( Rreth jetës dhe veprës se poetit te shquar francez i cili, me përmbledhjen e tij poetike "Lulet e se Keqes" ( Les Fleurs du Mal ), i hapi udhën modernizmit ne poezi )
 Vepra:
- Salloni (1846 -1859)
- Ditari intim (1851-1862)
- Parajsat artificiale (1860)
- Kërshëri estetike  (1868)
- Arti romantik (1869)
- Lulet e se Keqes (1857, 101 poezi -1861, 127 poezi )
- Spleen i Parisit (1869 )
 
Jeta e Sharl Bodler
Sharl Bodler (Charles Baudelaire) lindi ne Paris me 9 prill 1821. Ai s' ish veç shtate vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo te cilën ai s'do ta pranonte kurrë - gjate gjithë jetës. I vendosur fillimisht ne një pension ne Lion, Bodler studioi me pas ne liceun "Louis-le-Grand" ne Paris ku, mbi te gjitha u "shqua" për mungesën e disiplinës e, për pasoje, u përjashtua prej tij, ne prill 1839. Megjithatë ai e mori "diplomën e maturës" e pas kësaj, nisi te endet neper Paris, duke bere një jete prej "bohemi", gjë e cila zgjati gjer me 1841, date kur njerku i tij i shqetësuar për te si edhe për t'i dhëne fund aventurave; e shtrëngoi dhe e hipi me force ne anijen "Paquebot des Mers du Sud", për ta çuar sa me larg e pikërisht ne Inde. ( Indes ).Por, kjo përpjekje e dëshire e njerkut s'u realizua sepse Bodler, gjate rrugës, zbriti ne ishullin Bourbon ( la Réunion ) i cili do linte gjurme te thella ne boten e tij rinore e ne mënyre te veçante ne përfytyrimet e tij ekzotike - teme kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, ne shkrimet e mëvonshme.
Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodler, do te binte me vete ne Paris edhe poezitë e para te vëllimit te tij te pare "Lulet e se Keqes" e mes tyre edhe një te titulluar  "Një zonje kreole" ( À une dame créole ).Kjo ndodhi nga qe, pak para kthimit te tij ne Paris me 1842, Bodler u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval e cila u be edhe "Venusi i zi” ( Vénus noire ) i veprës se tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e te rrezikshme te cilën ai e dashuroi gjate, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot "stuhi" e dhembje. Kjo lidhje, ne fakt, s'e pengoi atë te lidhej edhe femra te tjera. E, pikërisht me Marie Daubrun me 1847 dhe zonjen Sabatier me 1852. Me ketë te fundit, Bodler  përjetoi ndjenja vërtet te jashtëzakonshme te cilat, atë grua, do ta kthenin ne një "figure qendrore  shpirtërore", e cila do te ishte, ne te njëjtën kohe e  "Muza e Madona" e vëllimit poetik "Les fleurs du Mal" ... 
Ndërkohe, poeti i ri, kërkoi qe te gëzonte trashëgiminë e atit te tij te vdekur e, me te fituar pjekurinë për ketë pune - pra me 1842 -  morri edhe një shume te mire te hollash e nisi te beje një jete prej "dandy", duke frekuentuar hotele, restorante e bare te kushtueshme e duke mos mbaruar se bleri plot sqime, veshje elegante për gardërobën e tij te hijshme. E, jo vetëm kaq, por edhe te blejë vepra te kushtueshme arti e te nise eksperimentimin e përdorimit te alkoolit e opiumit, pra te "parajsës artificiale". Kjo mënyre jetese, natyrisht do te kish edhe një fund. Trashëgimisë po i vinte fundi. Për te shmangur katastrofën e plote, njerku dhe e ëma, bene atë qe donin: pra e vendosen nene tutele gjyqësore, gjë e cila do te thoshte se, pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do te mundte te bënte harxhime pa hesap, por te jetonte e dëfrente duke punuar vete.Dhe qe pikërisht nevoja për te holla qe e shtyu Bodlerin te shkruante neper gazeta për te shëndoshur disi ekonominë e tij te "holle". Shkrimet e tij te para, ishin te natyrës kritike arti  ( Salloni i 1845, Salloni i 1846, Salloni i 1859) shënime te cilat ai i botoi ne revista te ndryshme nene emrin Baudelaire - Dufaÿs. E, po ashtu, ai nisi te botoje aty - këtu, edhe disa poezi te cilat do bënin pjese me pas ne "Lulet e se Keqes", esse letrare e estetike si dhe novelën Fanfarlo (1847). Me 1848, ai nis përkthimin e veprës se autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte "vetveten"  ( Edgar Poe - jeta dhe veprat ). 
Me pas, ne vazhdim, ai nxjerr ne drite krijime te tjera si: "Tregime te jashtëzakonshme"  (Contes extraordinaires-1854), “Histori te jashtëzakonshme”-1856), “Histori te reja te jashtëzakonshme” -1857), "Aventurat e Arthur Gordon Pym” (Aventures d'Arthur Gordon Pym-1858), si edhe përfundon përkthimin e "Histori groteske dhe serioze"  ( Histoires grotesques et sérieuses -1865 ).Ne qershor 1857, Bodler nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, përmbledhjen e "Lulet e se Keqes", e cila përmblidhte poema te botuara e te pabotuara. Por, dy muaj me pas, ai thirret ne një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për "fyerje te rende te moralit publik e zakoneve shoqërore" ( po atë vit, te njëjtin fat pat njohur edhe romani "Madame Bovary" i Flaubert, por autori ne fjale ja kish dale mbanë ne saje te mbrojtjes se një avokati te njohur ). Bodleri s'pati një te tille fat dhe u dënua me gjobe te rende e u shtrëngua te heqë prej vëllimit edhe gjashte poezi, te cilat u cilësuan si te "turpshme" për lexuesin ...
Pas ngjarjes ne fjale, e cila u cilësua si skandali i poezive te " Fleurs du mal", Bodleri krimbur ne borxhe, vazhdoi te përpiqet për te nxjerre ndonjë përfitim duke vazhduar te botoje tekste kritike e përkthime nga Poe, te cilave ju shtuan me pas poezitë ne proze qe do te mblidheshin e do botoheshin pas vdekjes se tij, nene titullin "Poema te shkurtra ne proze" apo ndryshe "Spleen de Paris" (1869) e qe përmbanin proza te vërteta poetike, sensuale, me një tingëllim te mahnitshëm muzikor. Duhet thëne se, “Poezitë  ne proze” për kohen, ishin një fenomen dhe një gjini krejt e re.Ne pranverën e vitit 1866, gjate një udhëtimi ne Belgjike, ku kishte shkuar për te mbajtur një cikël konferencash, Bodler u sëmur. Pasojat e saj qene te renda. Ra ne paralize dhe për me keq edhe ne bllokim te folurit. Pas kësaj, poetin ne atë gjendje qe ish, e kthyen ne Paris ku edhe vdiq pak me vone, ne 31 gusht 1867. 
"Les Fleurs du Mal" Është vepra me e shquar poetike e Bodlerit. Ne versionet e saj te para, ajo përbehej nga gjashte pjese: "Spleen dhe Ideal", "Tablo pariziene", "Vera", "Lulet e se Keqes", "Revolte" dhe "Vdekja" - te cilat përbejnë ne vetvete edhe sintezën mes shkollës romantike te kohës dhe formalizmit ( kërkimit te mjeshtërisë për perfeksionimin e formës )

Par Simbad Detari - Publié dans : CHARLES BAUDELAIRE
Ecrire un commentaire
Jeudi 23 février 2006 4 23 /02 /Fév /2006 14:39

POURQUOI SIMBAD ?

Pourquoi Simbad ? Pourquoi mon premier blog fut baptisé sous le binôme Simbad le marin? Pour satisfaire dans un premier temps a la curiosité de mes collègues et amis ayant tous apriori posés la même question, j’aimerais leur dire que tout s’est imprévisiblement passé comme il s’agissait d’un petit truc, descendu bizarrement  d’un seul coup du fond de mon inconscient … et qui se précipitait à relever une séquence de mémoire déjà coincée quelque part dans mon cerveau, depuis trente ans. Ceci montait à un mouvement qui aurait transforme au cours d’un arc électrique toute cette charge intacte en un double incendie a vibration sonore: Simbaaaad le maaariiin …
 
Dans un deuxième temps, Simbad le marin, appelé autrement l’Odyssée du Moyen Age, allait revivifier à jamais l’ambition humaine pour s’effrayer de nouveaux chemins, pour découvrir et capter des horizons a dimensions des lors inexplorées et inédites. C’est sous cette optique là que les conquêtes maritimes de Simbad - l’audacieux vers les mystères orientaux se sont significativement évoquées par Guy de Maupassant qu’écrivait: "Le voyage est une espèce de porte par où l'on sort de la réalité comme pour pénétrer dans une réalité inexplorée qui semble un rêve" et nous emmènent  par alternance a l’heure actuelle, vers des voyages imaginaires de l’homme moderne sur Internet. C’est fascinant à se croiser avec des millions de gens tous les jours s’accrochant sans relâche à de nouvelles pistes et réseaux pour décrypter virtuellement des variables inconnues de leur propre univers ainsi que celles de l’Autre …

Il s’agit d’un parcours curieux plein de bousculades, de  surprises de mirages, des fées d’amours ainsi que de déceptions, remords et de paradoxes. Quasi perdu dans ce nouvel enjeu, je me demande si cette trajectoire virtuelle sans fin symbolise métaphoriquement  l’endurance de l’ambition humaine a l’égard d’une autre aventure …  voyage qui produit incessamment l’ouverture a l’Autre. Béni déjà de nom et d’esprit de Simbad le marin en plus, je préfère me lancer enfin a un voyage vagabondant et eternel sans retour ni vouloir de trouver un jour l’Ithaque - rêve du poète grec Kavafis. Sinon le sens de ma vie cesserait d’y exister. Allez Simbad, dépêche-toi, dresse les voiles ! On partira dans un instant pour faire des chemins sans retours en quête inlassable de l’esprit humain, de cet eternel inconnu …
 
A quoi cet écho me faisait-il mener? Cette explosion métaphysico-verbale m’avait mené très loin a revisiter ma dernière période d’enfance lorsque je lisais jusqu’a avaler quasi hors d’haleine des extraits entiers du roman d’Alexander Dumas "Le Comte de Monte-Cristo”, dont le héros principal Edmond Dantès, mythifié plus tard par le célèbre Jean Marais dans le cinéma français, allait modeler l’idole de mon adolescence.





PERSE SIMBAD ?...
 
... Perse web-siti, blogu dhe pseudonimi jane te njejte e mbajne emrin Simbad Detari ? Kjo ishte pyetja qe me kane bere shpesh here miq e shoke te ndryshem.  E, meqense ndofta shume prej tyre s'e dine kete, dhe pse i zene ngushte nga mungesa e modestise, morra guximin qe t’a spjegoj "enigmen". Kjo gje ndodhi krejt papritur ose, me sakte, doli nga subkoshienca ime ne nje menyre krejt te çuditeshme, sikur te ishte "harku" i nje ngarkese elektrike te fshehur diku ne trurin tim e qe, ne nje moment te caktuar, shkarkoi nje shkendije te harruar prej shume e shume vitesh, diku ne memorien time. Ketu e dy vjet me pare, isha duke menduar per te hapur posten time te pare elektronike e s’di pse, parapelqeva te mos vendosja emrin tim por nje pseudonim. Pseudonimi, ne te tilla raste shpesh eshte me teper se i tille, ai nuk eshte thjesht nje kapriço apo nje mburoje anonimati, por nje emertim qe shpreh indirekt e ne menyre te pakuptueshme personalitetin simboliken a fshehtesine e botkuptimit, natyres, shpirtit, temperamentit e universit te brendshem te atij qe e mban ...

... E, une çuditerisht zgjodha, ne moment, pa as me te voglin hezitim, ate te Simbad Detarit. Kete emer te veçante e orgjinal e kam hasur per here te pare ne femijnine time, atehere kur lexoja fshehurazi e me nje fryme fashikujt e Kontit te Montekristos te botuar, ne mos gabohem, nga Shtepia Luarasi ne vitin 1936. Heroi madheshtor i tij, Edmond Dantesi, si per mbare adoloshentet ne bote, u be idhulli im i prefruar e, kur disa vjet me vone, pata rastin te shihja edhe filmin me te njejtin titull te luajatur nga miti i kinemase franceze, Jean Marais, ai u be edhe me i dashur e, kjo, per shume arsye.
 
... Se pari, per faktin se imagjinata e krijuar gjate leximit te romanit perkonte ne menyre te habiteshme me ate te filmit ne fjale e, Jean Marais, ishte kaq i vertete sa qe kur dilja nga kinemaja e vjeter, aty ne lagjen Llonxhe te Vlores, me dukej sikur pershkoja bulevardin Champs-Elysée. Pastaj, per vete ngjarjen e rralle te fatit e drames se Edmond Dantesit, per tradhetine e kryer ndaj tij, vuajtjet ne burg e shpetimin e mrekullueshem ne saj te abatit Faria i cili para vdekjes, i tregoi edhe sekretin e thesarit te tij te fshehur ne ishullin Montekristo. Tjeter ?... Per ndjenjat e tij te hakmarrjes ndaj padrejtesive si edhe per dashurine ndaj vajzes se Ali Pashe Tepelenes, Haydese. Edmond Dantesi, alias Konti i Montekristos, gjate zhvillimit te ngjarjeve ne kete roman mitik, fshihej nene shume emra, nder te cilet edhe ai i Simbad Detarit, heroit te lundrimeve te largeta ne vendet egzotike, aty ne Orientin verbues te "Nje mije e nje neteve".
 
... Por, per t'i u rikthyer edhe nje here pyetjes : Perse Simbad Detari ? do te thoshja gjithashtu se, shtysa per te zgjedhur kete emer, nuk ish thjesht e vetem ai kujtim ngazellues i femijenise sime ndaj romanit te Dumas-se se famshem. Sepse, Simbad Detari, eshte quajtur ndryshe edhe Odiseja i Mesjetes e, ne nje fare menyre te dy, simbolizojne deshiren e lashte te njeriut per zbulimin e te panjohurave, horizonteve te reja, njerezve e vendeve te larget. Udhetimet e Simbadit, ketij detari te sprovuar e guximtar, simbol i lundrimeve ne detrat dhe oqeanet e Orientit jane, siç ka shkruar edhe Guy de Maupassant, "... nje Porte nepermjet se ciles ne hyjme ne nje realitet tjeter te papare kurre e qe i ngjan nje enderre plot drite, diell e vezullime magjike".
 
... Nga ana tjeter, per alternance por edhe per te hyre ne teme, kjo fraze e thene nga shkrimtari i mirenjohur francez, shpjegon me se miri edhe magjine e Portes se Internetit nga ku, miliona e miliona njerez, per çdo ore e per çdo sekonde, "udhetojne" ne çdo skaj te botes e dijeve njerezore, nje Porte ku, seicili prej nesh, nis nje udhetim imagjinar ne labirithnet virtuale te botes se tij magjike. Ky udhetim, eshte njekohesisht kompleks e te çon mjaft larg, ne vende fantastike. Eshte nje aventure e mrekullueshme e botes moderne, nje udhetim magjik qe, ashtu siç thashe edhe me lart, i ngjan atij te Odisese apo Simbad Detarit, me shume te papritura, rreziqe, kureshtje, mirazhe, nimfa dashurie por edhe me shgenjime, pezme e paradokse...

... Por, a eshte udhetimi ne internet nje metafore e vete kuptimit te egzistences e deshirave njerezore ?... Per kete s’mund te jap pergjigje por, mund te them vetem se, une personalisht, kur nisa t'a konceptoj Web-sitin tim per here te pare, pata deshire e qellim qe Motivi i Udhetimit te ishte, figurativisht, ne bazen e konceptimit te tij. Natyrisht, jo ne sensin e udhetimeve te Simbad Detarit por, ne idene e mendimin qe, vete jeta dhe egzistenca e njeriut, eshte nje udhetim ne kohe e hapesire. Nje mrekulli e vogel e njekohesisht e madhe, nje udhetim qe per fat te keq ka nje fillim e nje fund e qe, une, ashtu siç thote poeti i shquar grek, Konstandin Kavafis ne nje poezi te tijen te titulluar Itaka, nuk do deshiroja te mbaronte kurre. Pra, te mos t'a gjeja kurre ate, Itaken, por te endesha e te endesha ne nje kerkim te pafund te saj, perjetesisht eternel. Ndryshe, po te arrija t'a gjeja nje dite, kuptimi i vete jetes e egzistences sime do te merrte fund ...
 
... Por le te kthehemi edhe nje here te Web-siti "Simbad Detari" ... Edhe pse ai qe do te kete kersherine t'a vizitoje ate, s'do gjeje magjine, romantiken e vezullimin e Nje Mije e nje Neteve e as kaltersine e oqeaneve, kenget e marinareve apo aromen e frutave egzotike, them se te pakten, ndofta, do te ndeshe ne ca grimca nga shpirti i nje individi, nga idete, mendimet, emocionet e bota e tij, te cilat edhe pse te shprehura kryesisht ne publicistike, them se kane brenda tyre, gjithesesi, nje informacion modest njerezor e, krahas kesaj, nje deshire te patreguar per te jetuar intensivisht, per te vezhguar, eksploruar e njohur sa me shume ...
 
... Te mesoja, te vezhgoja, te njihja boten, te aventurohesha ne te panjohura, te hidhja nje traste kraheve e te endesha rrugeve duke degjuar perrallat e tregimet e pleqve dhe endacakeve, ashtu siç kish bere ne adoloshence e ne rini te vet Maksim Gorki, te njihja e te kuptoja boten - kjo ka qene qysh ne vogeli enderra e deshira ime e flakte, por e parealizuar. Nje deshire qe e ka çdo femije i cili jeton, merr fryme, vajton e fluturon prej gezimit se bashku me personazhet e librave te tij me te dashura ...
 
... Por, tani, boll me Nostalgji !... Simbad, ngriji velat!.. Le te nisemi se bashku me vizitorin qe hyn ne kete web-sit, ne udhetimet tona pa kthim. Gjithmone, drejt zbulimit te shpirtit, ketij te panjohuri eternel ...

 

 
 
Créer un blog gratuit sur over-blog.com - Contact - C.G.U. - Signaler un abus - Articles les plus commentés