

Ismail Kadaré
Colloque International

POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATURE
Un essai - document écrit par Vasil Qesari qui
raconte l'Albanie totalitaire
( PDF en langue albanaise )
( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste.
Klikoni për ta lexuar )
44 JOUR
TELEBLEU
Ce
livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000 et présenté au Salon International du Livre à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat
pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme idéologique et le dogmatisme stalinien ( Le livre est en format PDF en langue
albanaise ).
Qeparo est le plus beau village de la riviera albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon
enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur
des montagnes ..
.
Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de l'Adriatique...( Clic sur image ! )
LA RIVIERA
La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de
la côte, aux confins avec la Grèce ...
ENGJELLI I VLORES
... Një lajm i mirë, i gëzuar, prekës na mbrin sot nga Vlora e bukur bregdetare. Anna Kohen është shpallur qytetare nderi e qytetit. Është ky një homazh që ajo e ka merituar prej kohesh, një nder që më tepër se për të, është Nderi ynë, i gjithë vlonjatëve ! Një shembull i përkryer, i rrallë
dhe ngazëllues se si, një vajze, një grua, një njeri me zemër e shpirt të madh edhe pse larg vendlindjes - mbeti përjetë e dashuruar marrëzisht me të, me njerëzit e saj, rrugicat, kodrat me ullinj e mbi të gjitha me detin ngjyrë smeraldi, me atë perëndim të purpurt mbi Sazan, një pamje magjepsëse që ajo s'e ndeshi kurrë dhe pse i ra kryq e tërthor mbarë botës ...
Për Anna Kohen, me të drejtë gjatë ceremonisë së sotme të organizuar nga Bashkia e Vlorës u tha ndër të tjera se ajo grua me veprat, hirësinë e mirësinë që rrezaton, është "Engjëlli i Vlorës". Është vërtet e tillë sepse, çdo vlonjat ka parë e sheh tek ajo, simbolin e një shpirti të rrallë, plot pastërti e humanizëm, plot dashuri për vendlindjen dhe njerëzit e saj. E tillë ka qenë edhe e kaluara e saj ! Anna Kohen, lindi e u rrit në lagjen Vrenez në Vlorë, përballë "merkatos" me sahatin dhe basorelievin e plakut të flamurit tonë kombëtar - Ismail Qemalit. Në një familje izraelite, aty në një rrugice tepër të ngushtë e me pak diell, por me njerëz që rrezatonin shumë virtyte, ngrohtësi e dashuri vëllazërore. Aty, Anna kaloi vitet e fëmijënisë, duke lojtur me vajzat e djemtë përreth. Që aty nisej çdo mëngjes në shkollë me përparësen e pastër, çantën e rregullt e hapin e drejtë dhe krenar. Ishte engjëll i vërtetë ajo izraelitja e bukur Anna e, shumë djem të asaj kohe, e shihnin me plot endje e adhurim ! Me sy të zinj e dritëshumë, flokë të dredhur e buzëqeshjen si stoli; me fytyrë të bardhë si mermer e, mbi te gjitha shumë zgjuarsi e dashuri për dije - Anna shquhej prej gjithë shoqeve e rrezatonte rreth vetes hijeshi, edukatë, mirësi e gëzim.
Por, do të vinte një dite që familja e saj e ajo vetë, do të largoheshin nga qyteti i tyre i dashur - Vlora. Kjo ndodhi aty nga fillimi i viteve '60. Rrallë herë në jetën e saj, Anna pat provuar një dhimbje të tillë, si ajo që ndjeu atë ditë kur mes lotësh la lagjen Vrenez, rrugicat e saj, fqinjët, të
afërmit, shoqet e shokët, Ujin e Ftohtë, Jonufrën, detin blu e atë qiell të pastër që bashkohej, dimër e verë, me një horizont përjetësisht të kaltër. E, teksa makina linte pas rrugën që gjarperonte mbi kodrat me ullishte perreth qytetit, ajo pat hedhur edhe një herë sytë mbi të e qe betuar plot lotë e ngashërim: Jo! Vlorën e Shqipërinë nuk do t'i harronte kurrë. Do t'i mbante të gjalla në shpirt gjer në vdekje, ashtu siç mbahet fort dashuria më e madhe në jetë ! Ajo më sublimja !
Dhe vlonjatja izraelite hireplotë, e mbajti fjalën e dhenë. Ajo, s'i harroi kurrë miqtë e shokët, qytetin e saj, atdheun e saj të dytë - Shqipërinë. Edhe në kushtet e izolimit të plotë, ajo gjeti mënyra e rrugë për të mos u larguar kurrë shpirtërisht e menderisht prej saj. E, në vite ajo punoi për të, për njerzit, emrin dhe nderin e saj. Në vitet që pasuan Anna, s'pushoi së reshturi duke ardhur në Shqipëri e në Vlorë, ku dha ndihmësen e saj në fusha intelektuale, humanitare e mjekësore ( ajo është doktoreshe dentiste dhe aktualisht punon e jeton ne Nju-Jork ).
Por, Anna, u shqua në mënyrë të veçantë këto kohët e fundit, duke u bërë një nga veprimtaret më të flakta e me të angazhuara për mbrojtjen e gjirit të Vlorës nga planet e mbrapshta, për ndotjen e saj me nafte e karburante, për ndalimin e shkatërrimit të pasurive natyrore të këtij qyteti me
potencial të madh turistik. E shqetësuar, ajo u bashkua me mjaft dëshirë e përkushtim me shoqatën "Aleanca qytetare për mbrojtën e gjirit të Vlorës" me president Petrit Levendin, dha ndihmesë për trakte sensibilzuese ne qytet e, zëri i saj protestues u dëgjua gjer në Departamentin e Shtetit Amerikan ...
Sot, mbadite, vlonjatet nderuan e lartësuan vetveten duke i dhenë shqiptaro - izraelites Anna Kohen, titullin e lartë "Qytetare Nderi". Në Këshillin Bashkiak, nder të tjera atë e quajtën edhe "Engjëlli Mbrojtës" i Vlorës. Është kjo një dëshirë, konsideratë e thirrje prekëse që sigurisht del nga zëri dhe shpirti i gjithë vlonjatëve. Një sentiment dashurie e respekt i thellë jo vetëm për atë, por për gjithë vëllezërit izraelitë vlonjatë, të cilët tani s'ndodhen mes tyre, nga që kanë shkuar në atdheun e tyre e vende të tjera të botes. Fjalët e ndjera e të thëna bukur pak me lart, duken ndofta si mjaft emfatike por, ato janë një e vërtetë e madhe; fjalë të cilat Anna Kohen i meriton. Sepse, ajo është një engjëll i vërtetë për nga shpirti e dhuntitë ! Engjëll, për dashurinë e saj të rrallë e shembullore ndaj vendlindjes që, ndofta, do bënte të skuqej çdonjërin prej nesh e, po ashtu, një grua e ditur e trimëreshë e cila radhitet mes grave më të shquara të Vlorës, si : Marigo Posio, Sado Koshena, Zonja Çurre, Persefoni Kokëdhima, Nermin Falaschi ( Vlora ) e të tjera ...
* Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i ka akorduar zonjës Anna Kohen medaljen "Për Merita të Veçanta Civile" me motivacionin: "Per kontribut të vyer në ndihmë të popullsisë shqiptare, në periudhën e krizës humanitare kosovare. Për ndihmesë të çmuar dhenë emigrantëve shqiptarë të vajtur në SHBA".
* Anna Kohen është gjithashtu presidente e shoqatës "Motrat Qiriazi" si edhe presidente e Komitetit shqiptaro - izraelit në Nju- Jork.
© Simbad
Kam shkruar shpesh here per shkrimtarin tone te shquar Ismail Kadare e, kohet e fundit kam heshtur, sepse kam gjykuar se eshte e kote te "luftosh" me njerez te pafytyre te cilet jetojne me obsesionin e sharjes se çdo gjeje te vyer kombetare. Por, kohet e fundit, kjo fushate e paskrupullt e ndermarre kunder njeriut tone te shquar te letrave, po kalon çdo cak te "lirise se shtypit" e po kthehet ne nje gare te ulet sharjesh e shpifjesh pa limit e cila po merr permasa vertet shqetesuese. Njerez anonime, shqiptare e te huaj, natyrisht me nje objektiv te caktuar qarte, kane ndermarre veçanerisht kohet e fundit, me plot perkushtim e pa njohur lodhje, sulme te njepasnjeshme e frontale gje e cila, natyrisht ka nje qellim te qarte e te menduar mire. Dikush, nje here me pat shkruar ne nje mesazh privat, se:"Ka popuj qe s'kane idhuj e i krijojne ato nga hiçi. Ne, shqiptaret, i kemi ato e me perbuzje u hedhim balte". Pse te ndodhe valle kjo? Padyshim qellimet jane te caktuara e jo te rastesishme. Te shahet e te diskreditohet, me ç'te mundet çdo gje e vyer shqiptare, te perflitet me plot gjak, egersi e vrer sidomos per njerezit e saj te kultures e artit, kjo sjell per pasoje qe emri Shqiperi te barazohet ne boten e jashtme, vetem me antivlera: pra me mafien, drogen, kriminalitetin e me konkluzionin se, shqiptaret, perbejne nje rrezik per Evropen dhe qyteterimin e saj. Pra, qe shqiptaret jane "brigante" te lindur e si te tille, s'kane vend ne kete kontinent e po deshen te shohin gjetke, le t'a hedhin bie fjala, shikimin larg, nga Shkretetirat e Orientit e Gobit.
BASTARDE !
Per fat te keq, kete propagande te shemtuar e vrastare per ne, femijet tane e kombin tone, me se shumti e bejne vete disa qarqe shqiptare ( te lidhur, shpesh here, me anonime bastarde, perverse, plehra e pseduo "intelektuale" me orgjine te huaj ). Njerez te tille, siç eshte rasti i Kapinoves & Co, vertet qe duhet te kene arsye te forta qe ta bejne kete gje. Duhet te kene, pra, motive te forta qe te germojne me zell "donkishotesk" e te nxjerrin nga llagemet e se shkuares, me nje perkushtim e skrupolozitet qe kerkon kohe e "mundim", gjithfare mbetjesh kuterbuese, per te perjargur keshtu mjaft figura te ndritura te kultures sone. Ne kete kategori njerezish, bejne pjese shpesh, disa lloje individesh me vese nga me perverset e te ultat. Te semure mendore, narcizomane, deshtake letrash e jo vetem kaq por, them se mund te jete edhe diçka tjeter me e "frikeshme".
Pra, qe ata te jene individe te paguar mire, per te bere nje nga punet me te lashta te shoqerise njerezore : ate te "mitomanise", te shpifjes dhe spiunimit. Njerez, pse jo, te financuar nga qarqe te caktuara antishqiptare, te cilet s'i kursejne te hollat per mercenare te tille. Kemi te bejme keshtu, pra, me zedhenes segmentesh te nje fryme e kulture fashiste e cila, pak nga pak po profilizohet qarte ( si kudo ne bote ) edhe ne Shqiperi e trojet shqiptare jashte saj. Ky lloj ekstremi i djathte,eshte gati te beje pakt edhe me djallin e shpesh, per t'u bere i besueshem e per te patur kredo politike, ai i fsheh qellimet e tij antikombetare e antishqiptare, nen' flamurin e zellin e antikomunizmit te perbetuar. Por, do te thoshja se e keqja me e madhe e kesaj histerie anti Kadare, ka nje prapavije te tmerreshme kuptimplote: diskreditimin e shqiptareve e vlerave te tyre, te tilla si historia e traditat e vyera e, mbi te gjitha vete aftesia per te ndertuar shtet e shoqeri te shendeteshme.
E, kjo gje behet jo rastesisht e teper intensive, ne nje kontekst te caktuar politik, pra pikerisht ne prag te vendosjes se Statusit Perfundimtar te Kosoves. Ajo perkon e eshte ne unison te perkryer me kreret gjakatare te Boegradit si edhe te gjithe qarqeve antishqiptare ne Europe te cilet prej vitesh po punojne, flasin e shkruajne se shqiptaret nuk merritojne pavaresi, shtet e vend ne bashkesine e qyeteruar europiane. Medet ! Kjo gje te rrenqeth mishte! Por, nderkohe, te mos harrojme diçka te rendesishme. Historia jone tragjike, per fat te keq na meson se per armiqte e pushtuesit ne shekuj, jo rastesisht spiunet me te zellshem e pa kurrfare pagese, kane qene vazhdimisht shqiptare te tille bastarde e te neveriteshem si ata qe permenda pak me lart ...
© Simbad
DOKTORESHE ANNA !
Këto rreshta i shkrova pikerisht dje, fill pas disa mesazheve shoqëruar me foto, te cilat m'i dërgoi doktoreshe Anna Kohen e cila jeton ne Nju-Jork. Me doktoreshe Anën mbaj kontakte te rregullta dhe, për këtë e ndjej veten vërtet krenar e, pse ta mohoj edhe te lumtur. Kjo gjë, për shume arsye. Se pari e mbi te gjitha, sepse jo vetëm qe jemi te dy vlonjate, por bile edhe nga një lagje. Te dy kemi lindur ne Vrenez, ne një prej lagjeve me te vjetra te Vlores, ku jetonin një varg familjesh fisnike e mjaft te nderuara te qytetit.
Kam qene ne moshe te vogël, por e mbaj mend fare mire te bukuren Anna, vajzen e lagjes Vrenez. E mbaj mend si tani, atëhere kur dilte nga "Rrugica e Izraeliteve", për te bere shëtitje nga Skela, bashke me shoqet e saj te gjimnazit e me pas te universitetit. Ishte shtatlarte, vajze e hijshme, ajo Anna ! Veshur me shije, me sy te zi e tërheqës, me flokë te dredhura e tipare plot nur. Ajo dhe familja e saj e nderuar, jetonin ne një rrugice te Vrenezit ku banonin mjaft familje izraelite. Ne fakt, për ne ato ishin si gjithë familjet e tjera e origjina e tyre, s'përbente asnjë problem për te jetuar vellazerisht me ta, ne dashuri, harmoni te plote e respekt shembullor.
Familja e saj dhe Anna, ikën shpejt nga qyteti yne ndofta, ne mos gabohem, aty nga viti 1966. Por, megjithatë ajo e gjithë familja, s'e harruan kurrë Vlorën, qytetin e tyre. Anna i la studimet pergjysem. Ajo ishte studente ne fakultetin e stomatologjisë ne Tirane e me pas u diplomua shkëlqyeshëm jashtë, fill pas largimit nga Vlora, duke u instaluar fillimisht ne Greqi e pastaj ne SHBA. Por largimi i saj nga Shqipëria, nuk e shkëputi kurre atë nga vendlindja. Sepse, ajo kaloi ne qytetin e bukur bregdetar vitet e saj te bukura te rinise dhe përjetoi aty kujtime te paharruara. Ndaj ajo, me krenari dhe lumturi, e quan veten përherë: Anna vlonjatja !...
Natyrisht, ajo, me dashurinë e saj te pakufishme për Vlorën, Shqipërinë e shqiptaret, me përkushtimin e saj për mbrojtjen e çështjes dhe pavarësisë se Kosovës (gjate konfliktit te fundit e me pas), me ndihmën pedagogjike e materiale qe ka dhenë here pas here ndaj Universitetit Shtetëror shqiptar si edhe me angazhimin e saj te gjate e te palodhur ne një varg organizmash e nismash proshqiptare ne Amerike, është kthyer ne një personalitet mjaft te njohur ne mbare boten shqiptare, brenda e jashtë saj. Vete presidenti i vendit Alfred Moisiu bile, e ka dekoruar ate, me medaljen "Per merita te larta civile". Ndaj, Anna, s'mund te qëndronte indiferente ndaj skandalit te fundit, i cili ka te beje me te ardhmen e Vlorës ose me sakte, me shkatërrimin ekologjik te saj. Ne shkrimin e mëposhtëm, me pathosin dhe dashurinë e saj te pashembullt për vendin e saj te lindjes (gjë e cila do te bënte, ndofta, te skuqej çdo shqiptar), ajo del ne mbrojtje te qytetit-monument buze Adriatikut duke argumentuar, pse Vlora nuk duhet te lejohet te kthehet ne një qytet-uzine, ne një qytet-mynxyre, një qytet-katrahure ! Me det dhe ajër te piste, me njerëz qe do thithin ajër te ndotur e me një breg qe do te bjere ere karburantesh.
Jo, Vlora, s'duhet te shitet ! Vlora duhet mbrojtur gjer ne fund se e meriton, me historinë, bukuritë e pasuritë e saj. Këtë apel e bën Anna. Këtë gjë e thotë shqiptaro-izraelitja Anna Kohen, me një dashuri e ndjenje te mrekullueshme malli e krenarie. Por, ndërkohë, po ne shqiptaret e tjerë, ç'po bëjmë e ç'duhet te bëjmë për këtë qytet historik te cilit natyra i ka dhenë pa kursim, hijeshi e vlera te mëdha te shumëllojshme ? Them se jo, ne asnjë mënyrë s'duhet ta shesim Vlorën për një grusht dollarësh ! Ndryshe brezat s'do na i falin e Zoti do te na ndëshkojë tepër rende !
TA RUAJME VLOREN SI SYTE E BALLIT !
(Photo de Desdemona Stefa )
Dr. Anna Kohen *
Gjate shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniote u zhvendosën nga qytetet e Greqisë se pavarur dhe u vendosën në Janinë e Vlorë. Kur Janina ra nën Greqinë, shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhe familja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në kete qytet. Mikpritja, vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për të gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjate Holokaustit, kur Vlora, Kavaja, Tirana, Berati dhe qytete
të tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj, vendës si dhe të ardhur nga Greqia, Maqedonia, Serbia, etj. Madje është fakt historik që shtëpia e Moisive në Kavajë-prej nga vjen edhe presidenti i Shqipërisë-u kthye në një baze të rëndësishme dhe të sigurt të shpëtimit të hebrenjve, pavarësisht nga pushtimi italian dhe gjerman i vendit. Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e veta edhe për të përndjekur të tjerë. Gjate viteve 1913-1916 në ullishtat e Vlorës dhe në Triport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre të djegura e arat e rrënuara për t'u shpëtuar masakrave dhe krimeve të përbindshme të kryera nga administrata ushtarake greke e të ashtuquajturit "Epir Autonom".
Po ashtu, mijëra banorë të Çamërisë, që arritën t'i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zerves më 1944-1945, u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës, fare pranë Kepit të Triportit. Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e veta, kësaj here për të shpëtuar një pjesë të gjysmë milioni kosovaresh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb. Si vajzë vlonjate, e lindur dhe e rritur në Vlorë, unë e kam ndjekur me vëmendje shumë të madhe e mbështes me gjithë zemër lëvizjen për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Ne jemi shumë të shqetësuar ndaj planeve të Bankës Botërore, si dhe të disa kompanive të huaja, si AMBO,
Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenj, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj, Myqerem Janina, dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945, ajo do të shprehej: "Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë, më dhe mikpritje, strehim, miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë, Shqipëri! Një dite unë do t'i tregoj të gjithë botës se sa të forte dhe të besës janë djemtë e tu, se si vdekja dhe e keqja nuk mund t'i trembin ata. Po të jete nevoja, unë do të tregoj se si ata mbrojtën një refugjat dhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cenohej, edhe sikur kjo t'u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura, o Shqipëri. Qeveria juaj mbylli jo njërin, por të dy sytë, kur ishte e nevojshme, me qëllim që t'u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftërave.O Shqipëri, ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë !" (Ikje neper Ballkan, Vetjeteshkrimi i Irene Grünbaum" University of Nebraska Press, f.139). Le të bashkohemi të gjithë ne si vlonjate dhe dashamires të Vlorës dhe së bashku të punojmë që Vlora jonë të ruhet e bukur ashtu si ka qenë në kohën tone dhe të mbetet e tillë edhe për brezat e ardhshme. Përndryshe, ata kurrë nuk do të na e falin shkatërrimin e Vlorës dhe vlerave të saj të papërsëritshme të trashëgimisë historike dhe kulturore.
* Presidente e Komitetit Shqiptaro-Izraelit të Nju Jorkut.
Presidente e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi"
SI E DUAM VLOREN ?
Nga Simbad Detari
Përsëri dy fjale për TEC-et e Vlorës ! Përsëri për një absurditet ! Qeveritaret tanë te mete nga trutë nuk kane asnjë ide te qarte: Ky TEC dhe te tjere qe do te vijojne me pas, a nuk mund te behet gjetke? Vlora a do jete, xhanëm, qytet dhe zone turistike apo qytet industrial? Dhe ne se është bere zgjedhja e dyte, mbi ç'logjike mbështetet ? Tashme Durrësi është "qelbur" e ne detin e tij as qe mund te behet me plazh. E, tani, kështu duhet te behet edhe Vlora me detin e saj te pastër si kristal ? Te shndrohet ne det ngjyre kafe, një lloj "liqeni" te palëvizshëm e ngjyre plumbi ? Me një sfond "panoramik", ku do te lartësohen oxhaqe, korpuse TEC ? esh, rezervuare gjigante nafte me vezullim metalik si dhe dhjeta tankerë e petroliera qe do te presin te ngarkohen ne gji, ne molo e rade ?
Jo !... Vlonjatet e vërtete, e kane ëndërruar dhe e duan qytetin e tyre ndryshe: me gjirin e detit gjithmonë magjik e te virgjër, me "veliera" e motoskafë turistike, me ski ujore e "jahte" qe shkojnë e vijnë prej Mesdheut. Me Karaburunin plot fshatra turistike rrahur nga tragete qe shkojnë e vijnë çdo dhjete minuta, me një bregdet plot plazhe popullore, me shëtitoren e Ujit te Ftohte e cila do te gëlojë nga njerëzit qe shëtisin e shkojnë drejt Tunelit e Jonufrës, duke thithin ajrin e pastër qe vjen nga Sazani e Zverneci. Ah, jo ! Mos vini dore mbi këto vende te bekuara se, Zoti e mallkimi i brezave qe do vijnë, do t'i u denojne ashper !
Por, me sa duket qeveria ka vendosur ta ndërtoje me hir apo me pahir jo gjetke, absolutisht jo, por aty ne "perlën e jugut", ne një nge gjinjtë me te bukur te pellgut te Mesdheut, ne pasurinë me te çmuar te turizmit shqiptar, një seri TEC-esh e te tjerash "industrira" tepër te dyshimta, te cilat do ta mbushin bregun dhe detin e saj, plot pisllëqe e ndyrësira e qe për pasoje, do t'i thonë kështu: Lamtumire përgjithmonë ! gjithçkaje te bukur e te hijshme qe ka ky qytet.
Pra, qeveria aktuale po përgatit kështu qe te hedhe mbi qytetin e ullinjve, mbi detin e saj blu, pikërisht aty mbi "Patkoin e Arte": Karaburun, Jonufër, Skele e Zvernec, një bombe shfarosëse ekologjike, duke e fshire kështu qytetin ne fjale, një here e mire nga hartat turistike e ekologjike te botes. Po qe se kjo do behet, qeveritaret tanë do t'i shtoje vetes edhe një barre tjetër, një përgjegjësi te rende historike, një gabim te pafalshëm, te cilin s'mund ta ndreqe me askush. Se ky do te jete një gabim fatal e, për fat te keq i bere me ndërgjegje te plote, i cili do t'i japë fund një here e përgjithmonë, ekzistencës se një qyteti te pastër ekologjikisht e qe do te vrase përfundimisht te ardhmen e tij. Një qyteti i cili s'është "pasuri" e një qeverie e as e vlonjateve, por e mbare shqiptareve, kudo qofshin ata, brenda e jashtë kufijve te saj aktuale, pa përfshirë këtu turistet e vizitoret e huaj...
Vlora e quajtur "nuse" - kjo bahçe limonësh e portokalliesh buze Adriatikut - te cilën e helmoi për vite e vite te tera marrëzia, megalomania e injoranca totalitare (duke ndërtuar ne brigjet e saj uzinën e sode - PVC e cila prodhonte helme e qe u pakësoi jetën, jo vetëm punëtoreve te saj por edhe mbare qytetareve vlonjate), kësaj here do te marre një goditje tjetër akoma me te rende nga ajo e Epokës se Enverit: efektin e pariparueshme e fatal te një bombe te vërtetë ekologjike, pasojat e se cilës do te jene vdekjeprurëse për këtë qytet me vlera te rralla. Për me keq, duke bere presione nga me te ndryshmet e duke predikuar "faktin" absurd se këto TEC-e do te jene tepër ekologjike (?!), qeveria ke vendosur qe ta hedhe bombën ne Vlore, pa marre parasysh se vlonjatet nuk e pranojnë kategorikisht këtë gjë e do ta kundërshtojnë me te gjitha mënyrat ...
Kush do te fitoje këtë "beteje" ?... Po qe se, me te Drejtën e Zotit fitojnë vlonjatet, Vlora për pak vjet do te behet si mjaft qytete te tjerë turistike te Mesdheut. Bie fjala si Korfuzi, Ulqini a Dubrovniku e, po ashtu riviera e rralle e magjike e Bregdetit te Himarës, do te behet si ajo greke apo kroate. Vende këto, mjaft te preferuara, te cilat çdo vit frekuentohen nge qindra mijëra turiste ne vit, duke u sjelle shteteve përkatëse, miliona dollarë te ardhura. Por, po qe se Fati i Lig do dhe fiton qeveria, përveç pergjegjesise historike qe ajo do mbaje, do t'i fusë Vlorës dhe një thike pas shpine e do t'i heqë asaj te vetmen pasuri qe natyra i ka falur. Pra, do t'i bënte qytetit fli, ne emër te injorancës e papergjegjesise, te vetëm burim begatie e mirëqenie, shplodhje e hareje, duke i mohuar asaj jo vetëm ajrin dhe mjedisin e pastër por edhe qenien si pike reference turizmi - ne Europe e ne bote ...
© Simbad
HISTOIRES DE
MER
Les histoires de mer ont parcouru le temps. Nous savons bien peu dechose des
premiers navigateurs mais la Bible n’est pas avare de récits. Arche de Noë, Jonas, ouverture de la mer Rouge pour laisser passer les Hébreux. Dans l’Odyssée, si Ulysse met tant de temps pour
regagner Ithaque après la guerre de Troie, c’est qu’il est très largement victime des pièges que lui tend Poséidon ...
MILLE ET UNE NUITS
Simbad le marin est l'une des parties des Mille et Une Nuits, vaste recueil de contes
élaboré par des générations d'auteurs entre le VIIIe e XIIe siècle. D'origine persane, ces contes se sont enrichis, par la suite, de nombreux apports arabes. Un palais magnifique, une gracieuse
mélodie, des parfums enivrants ...
VOYAGES DE SIMBAD
Toujours à la recherche
d'aventures, Simbad reprend la mer et, comme à l'habitude, son navire s'échoue. Les sauvages nus avec lesquels il se retrouve leur donnent à manger une plante qui leur enlève toute volonté
...

REVES ET FANTASMES
Dans le monde occidental en revanche, Les Mille et Une nuits suscitent un incroyable engouement dès leur traduction, nourrissant les
rêves et fantasmes des Occidentaux sur l’Orient et stimulant l’imagination des peintres. C’est Antoine Galland qui réalisa, à partir d’une copie arabe, la première traduction en français
(1704).
VOYAGER