

Ismail Kadaré
Colloque International

POST - SCRIPTUM
SUR LA DICTATURE
Un essai - document écrit par Vasil Qesari qui
raconte l'Albanie totalitaire
( PDF en langue albanaise )
( Një libër mbi totalitarizmin
në ish-Shqiperinë staliniste.
Klikoni për ta lexuar )
44 JOUR
TELEBLEU
Ce
livre de l'auteur Vasil Qesari, publié en Albanie en mars 2000 et présenté au Salon International du Livre à Paris, raconte l'histoire d'un journaliste albanais, engagé dans un combat
pour la liberté et l'indépendance de la presse et de l'information publique dans un pays, connu pour son fanatisme idéologique et le dogmatisme stalinien ( Le livre est en format PDF en langue
albanaise ).
Qeparo est le plus beau village de la riviera albanaise. Là sont nés mes ancêtres, là se trouvent les ruines de la maison de mes parents. J' y ai passé les années de mon
enfance. Là-bas j’ai découvert pour la première fois la magie de la mer, la beauté des couchers de soleil, le vent du sud plein d’arômes iodés, ainsi que le vent d'hiver, rempli de la fraîcheur
des montagnes ..
.
Vlora est ma ville natale. Je suis né là, à l’aube d’un jour de novembre, "tombant" sur les mains de une sage-femme italienne. La ville, actuellement a plus de 100.000 habitants et se situe dans la partie du sud-ouest d'Albanie, sur la côte de l'Adriatique...( Clic sur image ! )
LA RIVIERA
La riviera albanaise est la plus belle zone touristique en Albanie. Elle s’étend sur une longueur de 100 km le long du littoral, entre la baie de Vlora et le point méridional le plus extrême de
la côte, aux confins avec la Grèce ...
Photo prise pendant le diner avant la première du film "Chant de un pays perdu", organisé dans une soirée entre amis, chez Lisa Ainsa et Gérard Alba, tous les deux passionnément attachés avec mon pays, l’Albanie et aussi avec la chanson polyphonique labe. Ce sont des amis que j'estime profendement ...
( Les photos de ce court "reportage" sont faites par Simbad )
L'ethnomusicologue Bernard Lortat-Jacob parle sur son premier film tourné en Albanie et en Grèce. Ce film sera présenté à la manifestation "Bilan du Film Ethnographique" de 17-25 mars 2007 au "Musée de l’Homme" à Paris. A sa droite, Gérard Alba, correspondent pour le Sud-Ouest de l'association "France - Albanie".
CHANT D'UN PAYS PERDU
( Sommaire du film )
Le "pays perdu" est Tchameria ( Çamëria ), une région au nord de la Grèce actuelle, que les albanais musulmans autochtones ont été contraints d’abonder par la force, chassées par les nationalistes et chovenistes grecs, dans le cadre de l’épuration ethnique de cette zone, justement après la II-ème guerre mondiale. Pays de haute nostalgie, donc, que les "tchams" ( çam - en albanais ) chantent et pleurent tout à la fois. Le personnage principal de ce film de 60 minutes, Shaban Zeneli est chanteur et réside en Albanie : à l’occasion, il passe le frontière en clandestin dans le simple but de revoir le village de son parents et ses ancêtres, désormais en ruine. Sur le coup d’émotion il chante …
Bernard Lortat – Jacob
Ethnomusicologue, Directeur de Recherche au CNRS
Membre du Conseil d'Administration de la SFE
Directeur de recherche au CNRS. Il dirige le Laboratoire d'ethnomusicologie du musée de l'Homme à Paris, seul laboratoire au CNRS qui se consacre entièrement à l'étude des musiques de tradition orale. Responsable également de la formation doctorale “ethnomusicologie” à l’Université de Paris X Nanterre. Il travaille depuis trente ans sur les musiques de la Méditerranée (terrains privilégiés : Maroc berbère, Sardaigne et pays balkaniques, incluant la Roumanie). Il a publié une dizaine de livres, environ quatre-vingt articles et une vingtaine de disques monographiques sur les expressions musicales méditerranéennes encore très présentes dans les grandes fêtes communautaires et paysannes : danses collectives ( Haut-Atlas, Maroc berbère ), chants polyphoniques (Sardaigne, Albanie, populations aroumaines), chants épiques, etc. Le thématique de recherche et de son activité: La musique comme fait anthropologique. Musicologie générale; systèmes musicaux; langue et musique; psychologie/ethnomusicologie.

GJON MILI - "MAGJISTARI" I FOTOGRAFISE MODERNE
Nga VASIL QESARI
( Pa dyshim, Gjon Mili është një nge emrat me te shquar te fotografisë artistike te shekullit te XX -te. Ai është një artist me
përmasa botërore e për krijimtarinë e tij flitet jo vetëm ne historinë e këtij arti, ne studime te specializuara e botime te ndryshme te natyrës artistiko - historike, por edhe ne
ekspozita e manifestime përkujtimore botërore. Artisti i shquar me orgjinë shqiptare i solli fotografisë se epokës qe jetoi, një fryme te re moderne e cila për atë kohe ishte krejt origjinale dhe
avangardiste. Puna e tij e palodhur, me plot te drejte e radhit atë, krahas emrave me te shquar te fotografisë artistike te shekullit te kaluar ).
PAK HISTORI
Gjon Mili ka lindur ne Korçe me 1904. Kur ishte pese vjeç, familja e tij mori udhën e kurbetit, për t'u vendosur ne Rumani. Ne atë vend, ai u rrit e mbaroi edhe shkollën e mesme e me pas, ne moshën njëzete vjeçare, u nis për ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës jo vetëm për një jete me te mire, por edhe për te provuar aftësitë e tij, për një te ardhme ndryshe. Rruga qe zgjodhi ne atdheun e tij te dyte, ishte ajo e vazhdimit te shkollimit, ndaj edhe u regjistrua e mbaroi studimet e larta ne Massachusetts Institute of Technology për inxhinieri elektrike. Dhe, ishte pikërisht gjate kohës se studimeve qe ai praktikoi dhe hobby-ne e fotografisë, duke nisur kështu një rruge krejt te ndryshme nga ajo për te cilën u diplomua e, se cilës, do t'i kushtonte edhe gjithë pasionin e energjitë e jetës.
Gjon Mili, gjate karrierës se tij te gjate si fotograf - reporter dhe gazetar, do kish rastin te takohej e te kryente punime te ndryshme artistike me personalitete te shquara te epokës, duke zëne shpesh vend te dukshëm ne botimet periodike informative e ne mjaft albume artistike. Fotografitë e tij shëtitën neper bote, ne ekspozita individuale e kolektive, krahas emrave me te shquar te artisteve fotografe te kohës. Ai u radhit kështu, nder emrave më me zë te shekullit te kaluar ne ketë fushe. Ne ekspozitën e tij te fundit vetjake, e cila u organizua ne New-York me 1980, me rastin e 75-vjetorit të lindjes, u paraqitën 140 fotografi nga e gjithë krijimtaria e tij. Po ashtu, ne shenje homazhi për atë përvjetor, shoqata New York Graphic Society botoi për nder të tij albumin Mili - Fotografi e kujtime. Gjon Mili vdiq më 1984, në moshën 80 vjeç. Ekspozita e fundit me punimet e këtij artisti te madh, është organizuar ne Mynich te Gjermanisë, gjate prillit qe shkoi ( 2005 ) ne Galerie Stephen Hoffman. Ndërsa ne Shqipëri, me nismën e fotografit te njohur Pirro Naçe, është themeluar qysh ne vitin 1990, shoqata e fotografeve profesioniste, e cila mban emrin Gjon Mili

FRYMEZIME FUTURISTE ...
Nicolas Villdore, kritik arti, studiues i kinemasë eksperimentale dhe regjisor ne Kinematikën e Dansit ne Paris, nder te tjera shkruan
se: Gjon Mili e mori "virusin" e pasionit për fotografinë qysh me 1923, atëherë kur ndiqte studimet ne Massachusetts Institute of Technology dhe u njoh me fotografin e shquar avanguardist, Harold
Edgerton (1903-1990). Ne vitet '30, Edgerton vuri ne zbatim shpikjen e tij: realizimin e fotografisë dhe filmit stroboskopik ( i cili bazohej ne përdorimin e një tipi te veçante flashi
elektrik - shënimi im ). Ne saj te efektit te atij flashi i cili, ne një fraksion te sekondës shkrepte drite tepër te fuqishme, ai arriti te kapte lëvizjet e një objekti, pak a shume sipas
mënyrës se shpikësit te kronofotografise, Etienne -Jules Marey. Ne ketë mënyre, u be e mundur te realizoheshin fotografi me kohe ekspozimi me te shkurtër ( gjer ne një milion te sekondës ), gjë e
cila bënte te mundur xhirimin e imazheve me ngadalësim tepër te madh. Pas studimeve, Mili punoi pranë Edgerton duke qene i pari fotograf qe vuri ne jete, shpikjen e tij për realizimin e
fotografisë me flash elektrik. Dhe ishte po ai qe me 1930, me mjaft kurajë nxori ne drite punën e mikut te tij ne Life Magazine, duke tërhequr vëmendjen e botes për zbatimin e asaj shpikje te
re.
Gjate fillimeve te veprimtarisë artistike te Gjon Milit, zhvillimi i mekanikave te shpejtësisë ne saje
te revolucioni
t industrial, me automobilin, avionin, garat e
shpejtësisë e te tjera, pat qene ne qendër te vëmendjes e ishte fetishizuar nga lëvizja futuriste e kohës. Kështu qe, te tërhequr nga estetika dhe poezia e punëve te Etienne-Jules Marey, Harold
Edgerton dhe Gjon Mili ne punimet e tyre patën po te njëjtin përkushtim si atë te piktoreve futuriste, te cilët ishin adhurues te flakte te fotodinamizmit. Duke ndjekur shembullin e fotografit
futurist italian Giulio Bragaglia (1890-1960), ata nisen te praktikonin pasqyrimin e lëvizjes, nëpërmjet idesë se fotodinamizmit. Kështu qe siç thamë, ne thelb, punimet e tyre te para
eksperimentale, u frymëzuan e patën ne qendër te konceptit te tyre estetik, manifestin e piktoreve futuriste, te udhëhequr nga udhëheqësi i tyre shpirtëror Filippo Tomamaso Marinetti
(1876-1944).
Punimet e Edgerton dhe Milit, te mbështetura mbi efektin e imazhit te ngadalësuar, shpërbërje te lëvizjes dhe me xhirime te realizuara me kamera te vendosura ne kënde te ndryshme, u bene kështu burim frymëzimi dhe për kineaste te tjerë eksperimentale si Norman McLaren i cili me pas, xhiroi filma me skena kërcimi ( dansi ) qe trajtonin analizën e lëvizjes, nder te cilët u shquan veçanërisht Nga dy Hapa ( Pas de deux - 1968) dhe Balet adaxhio (Ballet adagio-1972). Gjate asaj periudhe, mes klisheve te Edgerton dhe Gjon Milit, me impresionueset ishin disa foto te cilat tregonin shpërthimin e një pike qumështi (1930), thyerjen e një filxhani kafeje (1933), gjuajtjen e një futbollisti i cili gjate goditjes deformonte plotësisht topin (1934), lëvizjen e një lojtari golfi (1938) dhe trajektoren e një plumbi, shtire nga një pushke me kalibër 30, e cila përshkonte tejpërtej një molle e një letër bixhozi (1964). Persa i përket Gjon Milit, i cili është fotografi i pare profesionist qe përdori efektin stroboskopik për te bere foto për shtypin, ai arriti te shpike vete, një llambe te posaçme me tungsten, e cila doli mjaft efikase për realizimin e fotografive me ngjyra.
ME APARAT FOTOGRAFIK NEPER
BOTE
Nga viti 1939 e me pas, Mili do t'i përkushtohej tërësisht profesionit te reporterit e gazetarit, duke punuar për revistën Life e
revista te tjera prestigjioze amerikane. Punonte kryesisht ne studio, (te cilën e pat ngritur ne një kishe te braktisur te Monclair -it, ne New Jersey). Por, ndërkohë, krejt ndryshe nga
fotografet tradicionale te kohës, Mili u pasionua e punoi sipas shkollës se fotografeve pictorialiste e cila shpesh ju kundërvu asaj te candid photography, praktikuesit e se cilës punonin jashtë,
ne plein air, me merak te përhershëm për ndriçimin, kompozimin e kuadrit apo këndin e marrjes se fotos.
Po ashtu, po te flasim ne rrafsh botëror, me origjinalitetin e punimeve te tij, Gjon Mili u dallua edhe nga fotografet sovjetike te kohës, te cilët quheshin ndryshe konstruktuviste e qe shquheshin veçanërisht për krijimin e kompozimeve e nder te cilët, me i dëgjuari ishte Aleksander Rodçenko qe punonte vazhdimisht live ( direkt e ne terren). E po ashtu, Gjon Mili, punonte krejt ndryshe edhe nga ithtarët e shkollës gjermane te Nouvelle Objectivité qe kërkonin me ngulm kembengules pika e kënde te reja fotografimi, si dhe detaje përgjithësisht te mbështetur mbi realitetin.
Gjate viteve '30 e ne fillim te viteve '40 , Gjon Milli arriti një "bollëk" te madh krijimtarie. Si reporter - fotograf, gjate shërbimeve te tij ne Europe e gjetke, ai fiksoi me aparatin e tij artiste te shquar si Salvador Dali, Marlon Brando, regjisorin Alfred Hitchcock ( foto me efektin e quajtur lëvizje te shpërbëre ), xhezbandistin Gene Krupa (1941), kërcimtaren Vera Zorina (1940), koreografen Agnes De Mille me një foto me ekspozim imazhi te shumëfishte (1944), Martha Graham ne një varke me vela (1942), këngëtaren Billie Holiday mes orkestrës (1943), kompozitoren zezake Mary Lou Williams ne piano (1943), këngëtare operash, muzikante si Pablo Casals, artiste te muzikës jazz si Cozy Cole dhe Jess Stacey (1943).
Po ashtu, janë te njohura fotot e tij me Duke Ellington mes projektorëve ne skene (1943), orkestrën e Eddie Condon (1944) e disa foto te famshme te kërcimit Lindy hop ekzekutuar nga kërcimtaret e Savoy Ballroom, Leon James e Willa Mae Rickersdes (1943), Sammy Davis Jr ne Porgy and Bess (1958), pa lenë mënjane po ashtu skena te shumta sportive si edhe imazhe te shkëlqyera qe paraqisnin lojtare basketbolli a portrete personalitetesh te tilla si ato te shkencëtarit Dudley Buck etj.
Po ashtu, prej Gjon Milit, kane mbetur te shquara, fotografitë ku ai tregon një bretkose ne çastin kur
zhytet ne akuarium (1941), ajo e një kërcimtareje klasike me ekspozim te trefishte (1941), e predikuesit evangjelist Bill Graham apo ajo e një kërcimtareje te komedisë muzikore Oklahoma, me
koreografi te Agnes De Mille (1943). Disa nga klishete e tij fotografike, shpesh patën zëne vend ne kopertinat e revistës se shquar Life. Për
shembull, ajo e një gruaje duke bere triko (1941), foto te kryera me 1949 ne Muzene
Picasso ne Paris ( një vit para xhirimit te filmit te Namuth e shtate vjet para filmit te Clouzot, Le Mystère Picasso) si edhe një seri fotografish te cilat paraqesin Pablo Picasso me 1960, duke
pikturuar ne telajo, me ndihmën e dritës se një projektori elektrik ( kjo seri fotosh do te botohej me 1970 nga Gjon Mili, ne një album te titulluar: Picasso's Third Dimension ).
Ndërkohë, ne një film te shkurtër te pambaruar, kushtuar Jean Babilée xhiruar rreth vitit 1950, Gjon Mili ka futur kuadrot e një maceje ( pa dyshim macja e tij, nga e cila siç tregojnë, nuk ndahej dot ! ) për te bere kështu paralelizmin mes kërcimeve te valltarit dhe kafshës ne fjale. Ai realizoi gjithashtu një film dokumentar prej dy minutash e dyzetekatër sekondash, titulluar Henri Cartier-Bresson, ku tregon artistin e shquar francez ne pune e sipër, jashtë ne rruge, ne kërkim te çastit vendimtar ( l?instant décisif ), me tepër ne rolin e gjuetarit apo vjedhësit te imazheve, se sa ne te artistit fotograf. (Gruaja e Cartier-Bresson, fotografia Martine Franck, e pat nisur karrierën e saj pikërisht si asistente e Gjon Milit, duke debutuar ne revistën amerikane Time-Life me një sere bashkëpunimesh nga Parisi). Gjithsesi, ne thelb te punës se vet, Gjoni Mili, me syrin e tij vëzhgues kish gjithmonë te veten, nocionin e përvetësimit te imazhit dhe subjektit fotografik, për te cilin ka folur edhe personaliteti i shquar Jean-Paul Sartre, gjate përurimit te një ekspozite te tij, te organizuar ne Paris, me 1946.
" DUKE LUAJTUR BLUZ "
( "Jammin' the Blues" - filmi kryevepër i Gjon Milit, me te shquarin Lester Young )
... Ndjeva një emocion vërtet tepër te veçante, ndërkohe qe kohet e fundit pas shume kërkimesh, arrita te gjej filmin e rralle Duke luajtur bluz te Gjon Milit. Një film dhjete minutash, bardh' e zi ku, shoqëruar me muzike jazz po lexoja titrat e tij, te cilët për vlerën dokumentare e historike, po i shënoj si me poshtë: Prodhuar nga: Gordon Hollingshead, Regjisor: Gjon Mili, Kamera: Robert Burks, Drejtor teknik: Norman Granz, Editor filmi: Evertt Dodd, Zëri: Charles David Forest dhe Drejtor artistik: Roland Hill. Por, cila është historia e realizimit te këtij filmi ?
Norman Granz, sipërmarrës dhe një nga prodhuesit me te mëdhenj te disqeve ne SHBA i pat propozuar kompanisë se madhe amerikane Warner prodhimin e filmit Jammin? the Blues, nen drejtimin e Gjon Milit si regjisor. Duke nisur qysh para vitit 1944, vit kur u realizua filmi ne fjale i Gjon Milit, Norman Granz kish nisur te komercializoje fenomenin jam-session. Të quajturat sesione, s'ishin gjë tjetër veçse seanca improvizuese mes artistesh, te cilat zhvilloheshin ne mjedise intime, ne klube jazz a ne takime private muzikantesh. Ishin pikërisht per ta qe Granz, pati idenë dhe nisi t'i regjistronte live e pastaj t'i prodhonte ne disqe, me markën e garancisë ku shkruhej: Norman Granz - Jazz at the Philharmonic.
Koncerte te tilla te improvizuara, nder te tjera, pa dyshim u krijonin mundesi artisteve qe te shkëlqenin, duke i lenë te lire ata qe te përkushtoheshin ne monologë apo eksperimente, te cilat ishin pa limit ne kohe pra, përgjithësisht, mjaft te gjate. Ne ato takime intime mes muzikantesh, nuk behej fjale për recitale te rëndomta ku, çdo artist ekzekutonte pjesën e vet ne një kohe rreth tre minutash, por me një praktike te re e cila favorizonte improvizimin individual e kolektiv, duke bere qe ata te bëheshin keshtu pararendësit e korenteve muzikore bebop e me vone, te free jazz.
Me ate film Norman Granz e Gjon Mili, kishin pasur si qellim qe te mblidhnin se bashku artistet e shquar: Lester Young, George Red Callender, Harry Edison, Marlowe Morris, Sidney Catlett, Barney Kessel, Jo Jones, John Simmons, Illinois Jacquet, Marie Bryant, Archie Savage, Garland Finney, Knox Manning. Ndërkohë, duhet te saktesojme se ne titujt e filmit qe shkrova pak me lart, Norman Granz, është paraqitur jo si prodhues, por si drejtues teknik (?). Ndersa kamera mban emrin e Robert Burks, i cili qe shquar per efektet speciale qe pat realizuar po atë vit, ne filmin e Frank Capra Arsenic et vieilles dentelles ( Arsenik e dantella te vjetra ). Montazhi i filmit u be nga Everett Dodd, një mjeshtër ne atë fushe i cili, mes te tjerash, kish montuar edhe filmin Gaîté parisienne ( Gezim parisien - 1941) te Jean Negulesco, me koreografi te Léonide Massine. Jammin the Blues është një film qe ka hyre ne histori dhe ka marre shume çmime. ( Keshtu, ne 15 mars 1945 ne Grauman's chinese Theatre te Hollywood - it, kur u zhvillua edicioni i 17 - te i dhënies se çmimeve Oscar, nder katër filmat me metrazh te shkurtër te paraqitur, çmimi Oscar ju dha edhe filmit Jammin? the Blues te Gjon Milit - shenimi im )
XHIRUAR NE KATER DITE
Sipas një legjende thuhet se filmin Jammin' the Blues, Gjon Mili e pat xhiruar vetëm ne katër dite. Nëpërmjet kadrove te tij asistojmë ne një jam-session madhështor, i cili nis me një blues te interpretuar nga i shquari Lester Young. Ne imazhet qe vijojnë, kineasti - fotograf luan ne mënyre tepër fine me ndriçimin, duke krijuar kontraste te forta bardh' e zi. Ai, si te thuash, i pret siluetat e muzikanteve, here ne mënyre te koncentruar e here ne gjendje relaksi. Figura te cilat vendosen ne kundër - drite, mes tymnajës se cigareve, ne disa raste me lëvizje violente ne fushën e xhirimit, pikërisht ne çastin me te sakte muzikor apo filmik. Gjon Mili shpiku kështu, një mënyre te re ndriçimi te përftuar tashme jo ne laborator, por direkt ne sheshin e xhirimit. Ai, here pas here kërkoi te përftojë choc vizuale ne te shikuarit e filmit, duke futur ne mënyre te papritur e ashpërsisht, lojna imazhesh te kundërta, kontraste tepër te forta mes se bardhës e te zezës, efekte këto qe e bëjnë spektatorin te luaje trupin, aty ne sallën plot komfort ku është ulur ...
Jane filmuar bile edhe detajet me te imta. Gjer ne plane - detaje, imazhe sugjestionuese tepër te afërta te fytyrës se instrumentisteve afro-amerikane e, kjo gjë behet ne mënyre magjepsëse e sensuale, si askush tjetër para tij. ( Ne ketë drejtim, bën përjashtim nga rregulli vetëm filmi me metrazh te shkurtër Yamekraw ). Gjoni Mili shpreh kështu, gjithë gamat dhe nuancat e mundshme te ngjyrës se erret, duke dhëne ne mënyre sublime gjithë nuancat e saj mat e krahas saj, vete finesën e sipërfaqes se lëkurës, e cila behet edhe me e kapshme, nene hijen e kontrastit te kundër - dritës.
Ne ketë film përveç saksofonistit gjenial Lester Young, mund te admirohet edhe Marie Bryant e cila
këndon me një zë mjaft te ëmbël: On the Sunny Side of the Street. Kjo mundësi jepet nëpërmjet një solo vërtet cool ekzekutuar me kitare elektrike te amplifikuar lehte, nga një këngëtar i
vetëm i bardhe, fytyra e te cilit është zhytur ne hije - nje kitarist elegant ky, vdekur këto kohet e fundit. Pastaj, vijon një mise en scene mjaft e bukur, ku tregohet kalimi mes dy
xhezbandisteve Sydney Carlett dhe Jo Jones, pa asnjë moment kohe te vdekur e pa ndërprerje rritmi. Shohim gjithashtu, një numër te shkëlqyer kërcimi, interpretuar nga Archie Savage ne stilin e
vallëzimit Lindy-hop. Suksesi i filmit Jammin' the Blues qe i tille sa qe pianisti Mary Lou Williams, kompozoi në homazh te realizuesit te tij, një pjese jazz, te cilin e titulloi: Gjon Mili -
Jam Session.
Norman Granz, donte ta shfrytëzonte edhe me tej suksesin e filmit ne fjale e te prodhonte me pas, një vazhdim te kësaj kryevepre. Një projekt ky qe u konsiderua mjaft i avancuar e prej te cilit, kane mbetur sot vetëm disa plane te xhiruara ndoshta ne vitin 1950, ne studion e vete Gjon Milit. Me një piste zanore ne play-back dhe kuadro qe megjithatë, përbejnë imazhe tepër te rralla e qe paraqesin muzikante te shquar te xhazit te epokës. Mes tyre, vete Charlie Parker muzikanti i madh i te gjithë kohërave, shoqëruar nga Coleman Hawkins, Hank Jones, Ray Brown e Buddy Rich. Por, gjithsesi, Jammin' the Blues filmi triumfues i Gjon Milit, dekurajoi vetëm gjeneratat e fotogazetareve, te fotografeve te modës e reklamave, regjisoreve te klipeve e videove muzikore, faji i vetëm i te cilëve ishte ndofta se erdhën ne kohe, tepër vone pas Milit ... ( Marre nga: Objectif cinéma - Histoire du film )
GRANZ DHE MILI -
TE LIDHUR SI BLUES ME JAZZ
Ne numrin 443 te revistës Jazz Magazine, Norman Granz tregon për xhirimin e dështuar te filmit te dyte te Gjon Milit, por pa saktësuar datën. Ai
tregon: Disa vjet pas xhirimit te filmit Jammin' The Blues me 1944, vendosa ta nis serish aventurën ne fjale duke i kërkuar Gjon Milit qe te xhironte një film tjetër. Për ketë qellim, fillimisht
bëmë regjistrimin sonor te muzikanteve e, pastaj, nisem te xhironim imazhet
ne studio. Por, kjo pune na doli te ishte tepër e komplikuar dhe me kosto shume me te larte nga ç'kishim parashikuar. Xhirimi i gjithë atyre detajeve teknike, kërkonte një buxhet shume me te
larte. Kështu qe pasi kaluam disa dite se bashku ne studio, unë i kërkova Milit qe t'i ndërpriste xhirimet. Natyrisht qe rezultati i arritur gjer ne atë çast s'kish cilësinë qe duhej. Filmi mund
t?u interesonte studenteve, por jo publikut te gjere ...
Kështu, pas tetëmbëdhjete a njëzete minutash xhirim, vazhdon te rrefeje Norman Granz, e braktisem përfundimisht projektin. E ndjenim veten zemërthyer nga qe ne ketë Jammin' The Blues Nr.2 kishim angazhuar artiste te tille si: Charlie Parker, Coleman Hawkins, Bill Harris, Flip Phillips, Buddy Rich e Ella Fitzgerald. Me sa di, nga gjithë ajo pune sot ka mbetur vetëm një minute apo një minute e gjysme film i shikueshem, pikërisht pjesa ku interpreton Parker. Nuk di ç'të them se, ç'u be me ato qe patëm xhiruar. Unë kam ruajtur vetëm disa imazhe. Është një pjese ku luajnë Parker me Coleman Hawkins. Një takim te cilin unë e dëshiroja e qe pat dhëne një rezultat mjaft prekës. Por, megjithatë, lidhur me atë film ka shume për te kërkuar, sepse pista e zërit ishte regjistruar ne studio para filmimeve dhe qe e plote. Do te ishte mire qe gjithë kjo te delte ne drite e them se, një dite, sigurisht qe do te dale ...". ( Jazz at the philharmonic all stars. NCY. Shtator 1950 )
I lindur ne Los Angeles me 1918 e vdekur ne Gjeneve me 2001, Norman Granz, ishte nje sipërmarrës
imprésario dhe prodhues disqesh. Ai nisi te interesohej për muzikën jazz qysh me 1937 dhe realizoi me 1942, një seance regjistrimi me Nat King Cole, Lester Young dhe Red Callender. Ai është
krijues i koncerteve Jazz at the
Philharmonic (1944), një lloj formule, te cilin ai e komercializoi për publikun e gjere, duke bere te mundur interpretime te gjata e te improvizuara si edhe swing -un e garat ne kërcim. Me pas,
ai mundi te mbledhë se bashku, ne një skene, artiste te tille si: Nat King Cole, J.J. Johnson, Illinois Jacquet, Thelonious Monk, Meade Lux Lewis, Les Paul, Howard McGhee, Joe Guy, Charlie
Ventura, Willie Smith, Gene Krupa, Helen Humes, Dizzy Gillespie, Lester Young, Mel Powell, Charlie Parker, Buck Clayton, Coleman Hawkins, Buddy Rich, Trummy Young, Flip Phillips, Bill Harris,
Hank Jones, Ray Brown, Jo Jones, Roy Eldridge, Benny Carter, Oscar Peterson, Barney Kessel, Charlie Shavers, Ben Webster, Louie Bellson, Buddy DeFranco, Cannonball Adderley, Stan Getz, Don Byas e
te tjerë, disqet e te cilëve përmbanin koncerte te përbashkëta dhe ishin diçka krejt e re për kohen?
Eshte ne saj te tij qe sot egzistojne te regjistruara seanca historike te luajtura nga Parker, Gillespie dhe Monk, Art Tatum, Lionel Hampton, Billie Holiday, Lester Young, Oscar Peterson dhe Ella Fitzgerald, te cilët do te këndonin pothuajse gjithë repertorin e George Gershwin, Cole Porter, Rodgers dhe Hart Jerome Kern, bashkangjitur me ta edhe Louis Armstrong sidomos ne Porgy and Bess e, po ashtu orkestrat e shquara te Duke Ellington dhe Count Basie. Edhe pse, ne tërësi, Granz pat qene i interesuar ne mënyre te veçante për jazz mainstream (apo ndryshe middle jazz), ai nuk u tregua indiferent ndaj autoreve avangardiste te kohës, te tille si: Charlie Parker, Dizzy Gillespie, Bud Powell, Jimmy Giuffre, Gerry Mulligan, Stan Getz, Zoot Sims, John Coltrane e Cecil Taylor.
"Pa dyshim Granz, prodhuesi me i madh i disqeve pas luftës se dyte botërore, për nga
cilësia e nga sasia, kontribuoi ne mënyre te veçante edhe për renjen e barrierave raciale, duke mos lejuar asnjë lloj manifestimi te tille përgjatë koncerteve te shumta qe organizonte. Ai është
gjithashtu eksportuesi me i madh i muzikës jazz ne bote, organizator i shume turneve ne shkalle botërore ( ne Evrope, turne te tilla nisen qysh me 1949, ne Japoni me 1953, ne Australi me 1954).
Po ashtu, siç thame edhe me lart, ai kishte lidhje te ngushta miqësore e profesionale me Gjon Milin, duke u bere edhe prodhuesi i Jammin' the Blues, një kryevepër e shquar e muzikës dhe figurës".
( Sipas "Dictionnaire du Jazz" - Editions Robert Laffont )
HISTOIRES DE
MER
Les histoires de mer ont parcouru le temps. Nous savons bien peu dechose des
premiers navigateurs mais la Bible n’est pas avare de récits. Arche de Noë, Jonas, ouverture de la mer Rouge pour laisser passer les Hébreux. Dans l’Odyssée, si Ulysse met tant de temps pour
regagner Ithaque après la guerre de Troie, c’est qu’il est très largement victime des pièges que lui tend Poséidon ...
MILLE ET UNE NUITS
Simbad le marin est l'une des parties des Mille et Une Nuits, vaste recueil de contes
élaboré par des générations d'auteurs entre le VIIIe e XIIe siècle. D'origine persane, ces contes se sont enrichis, par la suite, de nombreux apports arabes. Un palais magnifique, une gracieuse
mélodie, des parfums enivrants ...
VOYAGES DE SIMBAD
Toujours à la recherche
d'aventures, Simbad reprend la mer et, comme à l'habitude, son navire s'échoue. Les sauvages nus avec lesquels il se retrouve leur donnent à manger une plante qui leur enlève toute volonté
...

REVES ET FANTASMES
Dans le monde occidental en revanche, Les Mille et Une nuits suscitent un incroyable engouement dès leur traduction, nourrissant les
rêves et fantasmes des Occidentaux sur l’Orient et stimulant l’imagination des peintres. C’est Antoine Galland qui réalisa, à partir d’une copie arabe, la première traduction en français
(1704).
VOYAGER