Partager l'article ! Charles Baudelaire - Poèmes traduit en langue albanaise: LES FLEURS DU MAL ... I konsideruar si i fundmi i romant ...
LES FLEURS DU MAL
... I konsideruar si i fundmi i romantikeve dhe i pari i moderneve, Sharl Bodler, mbahet si me i madhi nder poetet franceze. Pothuajse i injoruar nga
bashkëkohësit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkooli dhe droga, ai pat një fund jete te përdëllyer duke vdekur ne moshën 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën te humbur. Ne te gjalle, ai nuk pat
botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull "Les Fleurs du Mal" ( Lulet e se Keqes ). Akademiku francez, Jean d’Ormesson ka thëne për te:" Bodler nuk ishte vetëm poeti i epshit dhe
voluptetit, i ankthit, trullosjes dhe vdekjes. Ai ishte gjithashtu kritik me një inteligjence te mrekullueshme. Ne një epoke kur gjenia e Wagner -it ishte e panjohur, ai e zbuloi dhe lavdëroi
veprën e tij. Ishte po ashtu, ai qe adhuroi e mbrojti disa piktore te cilëve u përkiste e ardhmja, te tille si : Delacroix, Courbet, Manet dhe Cézanne". Me veprën e tij,Charles Baudelaire krijoi
principet baze te poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjate jetës dhe pasionit te tij për te Bukuren, ai ish vazhdimisht i ndare ne dysh, mes ekstazës dhe tmerrit te jetës e te vete
ekzistencës njerëzore ...
ARMIKJA
Rinia ime s'qe veç një stuhi zezëmadhe
Aty-këtu çarë nga pak diell shkëlqimtar;
Me shi e vetëtima që paq e keq shkretuan
Atë që ish kopështi im endërimtar ...
Dhe ja tani që jam në vjeshtën e moshës
Më duhet të marr prapë bel e sqepar
Të vë pak rregull ne kopshtin e endrrave
Ku shiu vrima e gropa ka hapur si varr ...
Do rinis nga puna e s'di në se prapë
Do çelin lulet e reja që kam mbjellë
Në se do gjejnë plehun mistik që t'i ngreje
Tu jape fuqi, jetë e përpjetë t’i sjellë ...
- Por, medet ! Medet ! Mosha ime ka ikur
E jetën m’a ka brejtur keq e mos më keq
Ajo, e liga, tinzarja, Armikja ime e zezë
Që përditë zemrën m’a bren e frymën m’a heq ...
Shqiperoi: Vasil QESARI
NJE KALIMTAREJE ...
Rruga rreth e rrotull ziente e zhurmonte.
Veshur ne te zeza ne dhimbje madhështore,
një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindat e dantellat e fustanit te saj te gjate
Unë pija ne mejhane i përhumbur,tape e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje,me këmbe prej statuje e fisnike
si shqiponje. E thelle ne sytë e saj,qiell gri ku lind uragani,
pashe embelsine qe magjeps e epshin qe vret...
Ish një vetëtime verbuese e pastaj u be...nate!
O bukuri kalimtare qe me bere te fluturoj me krahë,
valle,s'do te shoh me, ne ketë jete a ne eternitit ?
Ajo iku e humbi mes turmës! S'do ta shihja kurrë!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unë.
Por,oh,qeshe i bindur! Po,qeshe i sigurte!
Ajo do ish gruaja qe do te kisha dashuruar ...
MACES SIME
Hajde, macja ime e hijshme,
hajde ne zemrën time te dashuruar.
Vuri putrat e buta mbi gjoksin tim
E lërmë te zhytem ne sytë e tu te bukur
Plot ngjyre metal e gurë zefiri...
E teksa duart e mia dehen ne përkëdheli
Mbi kokën dhe shpinën tende elastike
E dora ime dridhet nga volupteti
mbi pellushin tënd te bute e elektrik
Unë ndjej trupin e se dashurës sime.
Shikimin e saj qe është si yti, o kafshe e bekuar,
I thelle e i ftohte, çpues e i mprehte si kame !
Ndjej përreth meje nga këmbët gjer tek koka,
te lehte e kërcënues, një parfumi trullosës
qe endet si opium përreth trupit te saj brun ...
ALKIMIA E DHEMBJES
Njeri te ndriçon me afsh e zjarr
Tjetri te vesh rrobat e zisë, Natyre !
Ai qe te pares i thotë: Varr !
Tjetri e thërret : Jete e Drite !
Hermes i panjohur, mjeshtri im,
Ti nga i cili gjithmonë jam ndrojtur,
Ti me bën si shembelltyren e Midas,
Me te trishtuarin e alkimisteve;
Ti qe me jep fuqi ta kthej arin ne hekur
Dhe parajsën t'a bej zjarr e ferr;
Bëmë qe ne errësirën e mjegullave
Te zbuloj një te shtrenjte kadaver,
E, ne kufijtë e brigjeve qiellore,
Te ngre te medhenjt' sarkofagë ...
SHTRATI I
DASHNOREVE
Shtrati ynë do te jete i parfumuar
E divanet përreth si varre te thelle
Stolisur plot lule te papara
Enkas për ty mbledhur ne qiej …
Duke djegur te fundit prush
Pishtarë do te bëhen zemrat tona
E dritn’ e tyre te dyfishte
Do hedhin ne tonat zemra binjake
Ne një mbrëmje roze e blu mistike
Te njëjtën drite ne do te flakërojmë
Përzier me vaj, rënkime e lamtumira
Pastaj një Engjëll do hape portat e qiejve
E tonat flake te shuara do ndizen përsëri
Se bashku përsëri te dy do jemi
Besnike, te lumtur ne përjetësi …
PARFUM EGZOTIK
Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
Thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
Shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
Që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.
Shoh, një ishull të bardhë e të vogel,
ku rriten pemë plot fruta gjithë aromë;
burra me trup të vogël, por të fortë e,
femra me sy të çiltër e plot voluptet...
Pastaj, aroma e trupit tend fluturim më çon,
drejt klimash mahnitese,ne një port me vela
e marinarë të sapokthyer nga të largët udhetime.
E, pastaj, ne ket' endërr sublime,
mes kengësh e thirrje detarësh,
ndjej gjer në shpirt thellë te hyje,
parfumi i luleve egzotike
që në ajër lodron gjithandej ...
SHKATERRIMI
Përherë pranë meje vallen hedh Demoni qe endet
përreth e me përkëdhel si ajri qe lehtas drithëron.
E unë marr fryme e ndjej mushkëritë te me djegin
mbushur me një dëshire pa fund e ndjenje faji bashke...
Shpesh ndodh qe ai, duke njohur te madhen time
dashuri qe kam për Artin, merr formën e një gruaje
epshndjellëse e, nene pretekstin e trishtimit tim
me shtin qe buzët te me bëhen filtra te mallkuara.
Kështu ai me largon gjithmonë me shume nga Zoti,
e, mes grahmash, te thyer nga lodhja, me shpie
mes fushash mërzitje, pa fund e plot shkreti...
Ai hedh ne sytë e mi vibrues e plot konfuzion
rrobe te ndotura, te pista si plage te hapura e,
bashke me to, Aparatin e Përgjakur te Shkatërrimit…
SPLEEN
Oh, kam aq shume mbresa si te kem jetuar njëmijë vjet
E komoja e madhe plot sirtarë kujtimesh është :
Kuitanca te bëra rrotuj lidhur me kordele,
Vargje, letra dashurie,fatura e romanca
Qe fshehin brenda tyre fare pak nga çka ne trurin tim
Te lodhur qe ngjan si qilar pa fund i një piramide
Ku janë groposur shume me tepër kufoma
Me tepër te vdekur se sa ne një varr te përbashkët ...
(Shqiperoi: Simbad Detari)