THE 'ROKES'
Nga Vasil QESARI
... Po dëgjoja
një CD me këngë të zgjedhura nga kompleksi italian i viteve ’60 -’70, The Rokes, të cilin ma
dërgoi këto ditë një mik
nga Italia e që më çoi në kujtime të largëta. Pikërisht në verën e vitit 1967,
atëhere kur sa kisha mbaruar maturën e pata fatin e rrallë
të shihja
për herë
të parë një imazh televiziv. Aso
kohe, si kudo në Shqipëri dhe në Vlorë, televizorët ishin
shumë të
rrallë, ndofta dy-tre
dhe, të kishe fatin të shihje diçka të tillë, ish një privilegj e kënaqësi tepër e rrallë gjë të cilën, natyrisht, nuk e kishte kushdo. Në lagjen tonë, ose
më mire të
themi në periferi të saj,
në një
pallat në formë këndi, jetonte
një djalë i hijshëm dhe i turpshëm si
vajzë. Ai quhej Nini Pazolli e ish dy-tre vjet më i vogël se unë. Kisha
dëgjuar diku, nuk e di se qysh e në ç’rrethana se, ai kish një televizor në shtëpi e, qe pikërisht ky motivi pse
bëra të
pamundurën të zija miqësi me të. E, kjo gjë, për fat, s’pat
qenë e vështirë sepse ime motër, ishte
në një
klasë me
motrën e tij.
Pra, shumë shpejt zura
miqësi me Ninin dhe herë pas here, kur dilnim shëtitje, ai më tregonte për televizorin e tij
të cilin e pat sjellë me vete i ati, ushtarak, fill pas studimeve në Bashkimin Sovjetik. Por, për disa kohë televizori kish renë në defekt dhe
qe vendosur në një kënd të zgjedhur të shtëpisë si stoli e çmuar. E, për fat
të keq, pa magjinë e tij për të cilën flitej, pra, pra “pa sy
e pa gojë” nenë
ofshamat dhe ankesat e të atit që s’pushonte së u qari pambarim, sepse e kishte blerë shtrenjtë në Odesë, me kursimet e viteve studenteske. Për më keq akoma, askush s’dinte t’a
rregullonte e, natyrisht, askush nuk donte ta blinte në gjendje
të prishur e me çmimin marramendës që ofronte pronari i
tij. Por, së fundi, atij halli të madh i kish dhenë zgjidhje e televizorin kish mundur ta vinte në punë
mjeshtri i shquar i riparimeve radio - elektronike, Dhimitër Doga, i cili ishte nga Vlora por jetonte në Tiranë.
Atë behar që u njoha dhe u shoqërova me Ninin, ai më tregonte se gjatë dimrit nuk
arrinin të shihnin asgjë e vetëm në verë, atëhere kur sinjali i cili vinte që përtej Adriatikut bëhej i fortë, ata mund
të ndiqnin emisione, programe, koncerte e filma të ndryshëm. Ndër të tjera, ai më fliste edhe për emra
artistësh që i kisha njohur nëpërmjetradios italiane: e sidomos për këngëtarë të cilët i kisha
dëgjuar sa e sa herë e që, natyrisht, s’i kisha parë kurrë në televizor...
Një herë, Nini më premtoi se ndonjë
ditë do
përpiqej të
më fuste
në shtëpi për të shikuar në televizor por, ama, me një kusht. Ajo gjë
mund të bëhej e mundur,
vetëm atëhere kur të mos kish njeri. Prindërit i’a
kishin ndaluar rreptësisht të sillte ndonjë
shok brenda, sidomos për të parë në televizor. Bile edhe vetë televizorin nuk e prekte kush me dorë. Atë mund t’a hapte
vetëm i ati, tjetër njeri, në asnjë mënyrë. Ky qe urdhër i prere. Urdhër ushtarak. Por Nini e shkeli atë dhe e mbajti premtimin qe me
kish dhëne. Një mbasdite, kur prindërit e tij kishin shkuar në
Berat, e takova jo larg shtëpisë së tij, afër xhamisë, në rrugën para shkollës “Ali Demi”. Ku je
? - më tha - S’kam lenë vend pa të kërkuar. Vajta edhe nga
nëna jote, pyeta, po kishe dalë ... Hajde! Do vemi në
shtëpi
për të
parë televizor. S’kam
njeri e rast si ky, t’a dish, s’ka për të ardhur kurrë ... E, duke nxituar, sikur prindërit e tij të ktheheshin nga minuta
në minutë, të dy së bashku, shpejtuam hapat
drejt shtëpisë së tij.
Ishte shtëpi e bukur
ajo e Ninit !... Një hyrje e mobiluar hijshëm. E pastër e me shumë gjëra të cilat në
shtëpinë time as që mund të imagjinoheshin: frigorifer, sobe, mobilje, bibliotekë me dru arre, divanë, perde
të renda, tapete të butë e, mbi të gjitha ishte, ai, i
bekuari: televizori. O, Perëndi !... Ç’farë emocione !... Ndërkohë që rrija si i shushatur
në korridor, gjëja e parë që doja të shihja me ngulm qe ai, televizori. Oh! Do shihja një imazh televiziv? Po, kjo, ish një mrekulli !...Nini më çoi
në dhomën e pritjes, dritaret e
së cilës binin nga bulevardi e më
tregoi një kolltuk. U ula me ndrojtje e, nene vete, ndjeva butësinë e tij. Ishte
për herë
të parë ne jetën time
që ulesha në një kolltuk.
Televizori ishte aty, përballë meje. Një aparat misterioz, magjik. Me gërmat e praruara cirilike “Znamia“ në reliev, një ekran vezullues fosforeshent e ca butona si të radios. Nini shtypi butonin e ndezjes. U dëgjua një kërcitje e lehtë e, pastaj, në qendër
të ekranit u duk
një pikëz drite verbuese. Pas pak, ai u mbush plot me grimca të ndritshme, të bardha, gri e
të zeza. ( Ato, të cilat më pas, ne do t’i quanim në zhargonin
popullor “ miza “ ). Tani do t’i vë antenën - tha ai - Por, nuk di në se do kemi fat apo jo, sepse varet si do te jete sinjali. Ka ditë që ai vjen mirë, por ka
të tjera, kur figura mezi duket. Ndërkohë që ai po vendoste kabllin e
antenës diku pas televizorit, ndjeja të më rrihte zemra fort e u luta të kisha fat qe të shihja diçka,
sepse një rast i tillë për të parë në televizor, isha i
sigurtë se nuk do të më vinte më ...
Dhe ja !.. Figura pak nga pak nisi të vijë. Herë me shkëputje, herë e
plotë. Pastaj, ajo u prish përsëri e nisi të rrotullohej me
vërtik si një
karuzel marramendës. Për fat, më pas ndaloi. Ishte një imazh bardh’ e zi që shihej fare qartë. Mes një skene ndriçuar nga prozhektorë të fortë, qëndronte një djalosh i veshur bukur, i rrethuar
nga djem e vajza me sy të gjallë e të qeshur. Ata kishin zënë vend ulur
rreth tij, në formë gjysmë rrethi. Me sa dukej, spikeri drejtonte një emision për mosha
të reja.
Zemra nisi të më rrahë fort e adrenalina m’u ngrit në kulm. Shikoja imazhet, dëgjoja fjalët e, gjithë kjo,
më dukej si një
ëndërr e bukur. Them ëndërr, sepse e quaja mrekulli faktin se, s’arrija të kuptoja se si ato pamje mund te vinin nëpërmjet
eterit nga një vend i largët e të mbrinin gjer aty, në atë “kuti magjike“, aty në
një shtëpi të rrugës
Vlorë -Skelë. E, pastaj, natyrisht, nga që kisha fatin të shihja një botë të panjohur, krejt të largët e të ndryshme nga ajo e jona. Për një çast, mes duartrokitjeve e klithmave të gocave, spikeri ftoi në skenë një kompleks mjaft të njohur
muzikor e, pastaj, thirri me zë të lartë :
- Ed adesso, gli invitati della serata !... The Rokes !...
The Rokes ?... Kompleksi që kisha dëgjuar sa e sa herë në radion italiane ?
Vërtet qe isha me shume fat ! The
Rokes ?... Ata, katër djemtë anglezë që kishin braktisur liceun
në Londër, për të zbarkuar në Itali në mesin e
viteve ’60 dhe që e benë atë atdheun e tyre të
dytë. Ata
që kishin “shpërthyer“ me këngët “Che colpa abbiamo noi“ dhe “E’ la poggia che va“, të cilat pastaj kishin pushtuar vendet e para në klasifikimin e disqeve më
të shitura. Ata,
katër djemtë
e hijshëm, me
xhinse, këmishe me frudulla e flokë të gjatë : Mike, Bon, Shel e
Johny. Ata ishin në skenë. Tre prej tyre mbanin në
duar kitara elektrike e, i katërti, kish zënë vend
në bateri. Dhe nisën të nisën të këndojnë:
E la notte cade su di noi,
La gente non sorride piu,
Vediamo un mondo vecchio
Che ci sta crollando addosso,
Ma che colpa abbiamo noi ...
The Rokes ishin aty para
meje e, unë, po i shihja me sytë e mi. Qenë aq pranë sa me dukej se mund t’i
prekja me dorë. Ata, këngët e të cilëve i doja
shumë. Siç adhuroja po aq edhe komplekset e tjerë të asaj kohe : Equip’84, Dik-Dik, Camelonti ... Këto kujtime më kaluan vetëtimthi
në mend, teksa po dëgjoja një CD me këngët më të mira të The Rokes, të cilin m’a dërgoi
këto ditë nje mik ...