.
Nga Vasil QESARI
( Ekzemplari i vetëm i "Lulet e së keqes" u shit në ankand për tre milion franga. Gjatë gjithë jetës së tij, poeti pati vështirësi të mëdha ekonomike. Ai vdiq më 1867, i krimbur në borxhe)
..."Unë jam i bindur se do të vijë një ditë kur çdo gjë që kam shkruar do shitet shtrenjte", kështu i
shkruante Sharl Bodler (Charles Baudelaire) së ëmës me 11 tetor 1860. Dhe koha i dha të drejtë. Ekzemplari i parë i veprës së tij të shquar poetike "Lulet e së keqes" ( Les fleurs du mal ), i
pajisur me korrigjimet manuskripte të bëra nga vete dora e poetit, u shit 3 milion franga, ne ankandin e zhvilluar në Druo-Montenj. Një shumë kjo që poeti as që mund ta kish imagjinuar, sa qe
gjallë.
"Lulet e së keqes" botuar më 11 qershor 1857, në një numër prej 1300
ekzemplaresh, kishte një çmim prej 3 frangash copa dhe u pezullua menjëherë nga shitja për "fyerje të rendë të zakoneve e moralit publik". Për ketë arsye, në 20 gusht të po atij viti, Bodleri u dënua me një gjobe prej 300
frangash si edhe ndalimin e botimit të gjashtë poezive. Një tjetër goditje e rendë për të, ndërkohë që kish borxhe të shumta e nga të katër anët...
Për të shlyer borxhin, Bodleri kërkoi ndihmën e miqve të tij, por të gjithë i’u
larguan. I bëri kërkesë Fondit të Shkencave e Letërsisë si edhe Ministrisë se Arsimit, për të ndërhyrë në lehtësimin e "gjobës" së rendë. I shkroi gjithashtu edhe gruas së Perandorit, për të
pasur të paktën një reduktim të mundshëm të dënimit, gjë që Ministria e Drejtësisë ja aprovoi duke ja ulur shumën në 50 franga.
Megjithatë gjendja financiare e Bodlerit s’pati ndryshime. Nga kjo, ai ra në
dëshpërim të plotë, situatë kjo e cila pasqyrohet edhe në frymën e krijimtarisë së asaj periudhe. Botimet që bënte nuk i sillnin pothuajse asgjë, për "gëzimin e jetës dhe zbavitjeve". "Ç’fat i
vuajtur dhe i trishtuar është ky i një gjeniu të krimbur në një milion borxhe" - i s
hkruante ai poetit Samuel Cramer.
Mbas vdekjes të të atit, Poeti kish qenë fare pranë pasurisë, pikërisht atëherë
kur sapo kish mbushur moshën 6 vjeç. Kur arriti moshën madhore, ai kërkoi vlerën e trashëgimisë të lenë prej tij, e cila kapte shumën e 100 milion frangave. Një shumë vërtet mjaft e madhe kjo për
epokën. Por, duke e njohur mire tipin e Bodlerit si prishës te madh, e ëma dhe njerku, ushtaraku Opik, ndërhynë vazhdimisht në mënyrë që trashëgimia e tij të vihej ne tutele ...
Dhe djaloshi Bodler nisi te merrte borxhe sa andej-këndej. Ai e dinte qe ishte
i pasur dhe harxhonte pa hesap me miqtë e tij te shumte, midis të cilëve dhe fotografi Nadar i cili shpesh thoshte për të se: "Bodleri jeton sipas
parimit të Ravensvudit: prish sa je gjallë!". Sepse ai bënte një jete jashtë mundësive të tij. Dhe në momentet kur e kuptoi se xhepat i kish fare bosh, s’hoqi dorë nga lukset e festat. I priste kostumet te mjeshtrit më të mirë, frekuentonte kafetë e modës e hante në restorantet më me emër. Por trashëgimia e tij kishte
nje limit. E, një ditë prej ditësh, ai u gjend më i varfër se më të varfrit e Parisit.
Dhe, kur më pas, për pak sa s'i dhanë dekoratën e lartë “Legjion i Nderit”, ishte ai që shpërtheu me fjalët:"...Në vend të dekoratës, më mirë të më jepnin para, vetëm para, asgjë veç para. Në se
dekorata vlen pesëqind franga, unë kënaqem edhe po të më japin njëzetë ...". Kjo gjendje bashke me gjeninë e poetit profet duket edhe në ketë varg të poezisë së tij "Thërrmijat" ku, ndër të
tjera, thotë: "Unë mbrujta balten dhe me të bëra flori!..."
©
Simbad
LES BIJOUX
( STOLITE )
( Koment rreth nje poezie te censuruar )
Nder poezite e ndaluara me vendimin gjyqesor te vitin 1857 te vellimit poetik Les fleurs du mal ben pjese edhe Les Bijoux ( Stolite ),
shkruar me 1842. Kjo poezi me vargje tete te katertat aleksandrine, flet per nje grua nudo e teper sensuale. Duke lexuar poezine ne fjale, ne mund te mund te bejme mjaft konstatime
interesante te cilat mund te na ndihmojne te kuptojme se pse, si e per çfare, per nje gazetar - redaktor te Figaro-se, ajo së bashku me pesë të tjera përbenin një spital të hapur për çdo
lloj idiotësie e fëlliqesie të shpirtit njerëzor e sipas vendimit te trupit gjykues ofendim ndaj moralit publik.
Per kete qellim le te shohim se pari natyren erotike dhe sensuale te tekstit ne fjale e, pastaj, gjendjen shpirterore te poetit perballe asaj skene. Gruaja te cilen pershkruan Bodleri eshte ne
fakt subjekti baze i krejt poezise se tij. Pra, poezia i kushtohet nje gruaje, te cilen Bodleri e donte shume e te cilen ai nuk mund t’a percaktonte me emer. Kritiket thonë se, ajo mund te jete
Jeanne Duval, sepse sipas poetit ajo grua kishte ngjyre teint fauve et brun. Sensualiteti i poezisë ne fjale pra, vjen prej vete asaj e s’është produkt i fantazisë se poetit, për vete faktin se
ne realitet kjo femër është vërtet para tij, e shtrire nudo ne një divan. Pra, krejt lakuriq e duke mos mbajtur mbi vete asgjë, përveç " ses bijoux " …
STOLITE
(Les bijoux)
E ëmbla ime qe shtrirë krejt nudo ashtu siç m'a donte shpirti
e në trup s’kish lenë tjeter gjë veç stolive të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues,
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ....
E kur këto stoli tunden e hidhen me një zhurmë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
ndjej të hyj në ekstazë e të humbas në tërbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...
E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj...
Me sytë e saj çpues ngulur mbi mua si një tiger i zbutur
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji ...
E barku i saj e gjinjtë si dy frute të virgjër erëmirë
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë
Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...


























